Luan – Asllan Dibrani
-Pse gjithë kjo urrejtje patologjike kundër Albin Kurtit dhe Kosovës ?
-T’i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit tonë Albin Kurtiti qe ti blejmë Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën te flasin mire për neve!!!
S’ka dilemë bëhet fjalë për bashkimin e opozitës sonë me Vuçiqin, Ramën dhe “Listën Srpska,Putinin dhe disa forcave evropiane kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”. Në saje të këtij parafrazimi del se mbi 80%, Esat Pashë Toptanët , analistë të Kosovës janë rreshtuar në aleancë me Serbinë dhe Moskën!?…
Me propagandën dhe fuqinë si trashëgimi të ish komunizmit e akuzojnë Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij duke e fajësuar , vetëm pse nuk i lejon liderët e opozitës ta vazhdojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e dikurshëm te bashkëpunimit për ta plaçkitur Kosovë! Opozita e sotme në ish pushtetin paraprak kishim analfabetë , injorant ,kriminelë dhe kuislingë, mashtrues e skandaloz karagjozësh politik qe gjithmonë i shërbyen Serbisë dhe Moskës edhe tani qe Kosova është në flakë baroti, sulmohet mjerisht edhe nga bashkëpunëtorët aktual të “Opozitës dhe pseudo gazetarët e paguar nëpër studio dhe portale të ndryshme të financuar nga Beogradi dhe Moska”!!!.
Pse gjithë kjo urrejtje patologjike kundër Albin Kurtit dhe Kosovës ?
Edhe kur kidnapohen policët në territorin e Kosovës , edhe kur kryetarët e komunave me votën demokratike i fituan zgjedhjet, pengohen të shkojnë në punë, edhe kur serbët e veriut, me urdhër të Vuçiqit nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe kryetarët e komunave zgjidhen shqiptar, edhe kur Serbia në krye me Vuçiqin nuk e nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, apo të Brukselit , madje duke mos i përfillura asnjë marrëveshje deri me tash, Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën, gjuajnë gur e dru mbi Albinin dhe Kosovën???
Edhe kur ka krizë globale energjetike Albin Kurti sulmohet nga Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën?.
– Në shumë televizione të Kosovës tema është vetëm për Albinin, si me rrëzuar nga Qeveria në krye të së cilës ma i zëshëm është Lamush Haradinaj me tezën e tij “ Ta rrëzojmë Albin Kurtin , se po na prishë me Amelikën”?!.
-Pandemia ishte problem global edhe aty e sulmuan opozitë e analistë njëzëri edhe se Albini me qeveri me metodën e tij, pati suksesin ma të madh në nivel ndërkombëtar. Kjo politikë ,madje tema nuk ndryshon edhe kur flitet për Asociacionin, edhe për Gjykatën speciale, edhe për terroristët serb qe sulmojnë me bomba e vepra vandale te përditshme stacionet tona të policisë ,Kforin , gazetarët tanë madje edhe fëmijët duke shkuar në shkollë, Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën e sulmojnë Albin Kurtin e jo kriminelet serb sulomojne Kosoven e përkrahin Serbine dhe Mosken.
As një fjale kundër Serbisë dhe Rusisë nuk e qesin nga goja e vet ?!…
-Edhe kur Albin Kurti ishte , mos me i dërguar krerët ushtarak në Hage, këta analistë të zëshëm dhe dore e zgjatur e Beogradit dhe Moskës e gjykuan dhe e sulmuan verbalisht me sharje e fyerje Albin Kurtin dhe e themeluan ate gjykate vetëm e vetëm per kokebn e vet, tash zgërdhihen pran Albin Kurtit që ti shpëtoj!?.
Albin Kurti ishte i zëshëm kundër Demarkacionit dhe me te drejtë kundër faljes së tokave shqiptare, “ Luftëtari dhe Komandanti Ramush pardon (Lamush) Haradinaj ,folkloristi dhe kryetar i ansamblit të asaj kohe nënshkruan faljen e Qakorrit Malit të Zi, edhe aty u sha Albin Kurti dhe u anashkaluar ?.
Albin Kurti ishte me i heq auto targat e Serbisë nga Kosova dhe e arriti qëllimin, këta pseudo analistë e sulmuan e fyen dhe e shanë “se po na prish me Serbinë”?!.
-Edhe për kishën e Deçanit, mos lejimin e zgjedhjeve te Serbisë në territorin e Kosovës Albin arriti qe ti ndërpres dhe ti ndalon, Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbi e Moskë e sulmuan shanë dh e fyen pa kurrfarë argumenti .!
Albin Kurti si politikan arriti i pari që tu thotë evropianëve “stop” dhe disa forcave ndërkombëtare, madje e edhe te disa amerikanëve si Grenelli etj, Esat Pash Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën e shanë e fyen nëpër debatet e kritikat televizive dhe kam përshtypjen se edhe po të ishte tema për “motin sot ” nëse ishte me vërshime , furtuna e bubullimë , apo “borën e para tri vjetësh qe bllokoj rrugët e tërë rajonit “, disa nga Esat Pash Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën ,duke manifestuar urrejtje patologjike, do ta drejtonin gishtin prap të Albin Kurti?!…
T’i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit tonë Albin Kurtiti qe ti blejmë Esat Pashë Toptanat, analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën të flasin mirë për neve!!!
Mediat vendore dhe opozita janë në një tryeze me Vuçiçin dhe listën serbe. Andaj kisha dashur ta dite çminon e tyre të paktën a paguhen shtrenjtë dhe ti bëjmë thirrje qeverisë tonë dhe kryeministrit tonë Albin Kurtiti, qe ti blejmë edhe na si Serbia dhe Moska këta analistë Esat Pashë Toptanët e Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën!
Do vijnë ditët qe ky komplot antikosovar të marr dënimin e merituar në një mënyrë apo tjetrën…
Albin Kurti le të qëndroj dhe luftoj për te drejtat e popullit tonë ,këto fundërrina antikombëtare dhe Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën , do të mbesin vasë vjeshtore qe me rrezen e parë të diellit shkrihen dhe treten, pos do të mbesin në kujtesë për së keqi kundër interesave dhe popullit liridashës shqiptar .
Le të vlojnë e të gufojnë sa te duan Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën se ata normal për pare punojnë ne interesin e armikut.
Ne saje te kësaj ecurie edhe se zoti albin Kurti nuk është tregtar as pazargji duhet ti bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit tonë Albin Kurtiti qe ti blejmë edhe na si Serbia dhe Moska këta Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën e te flasin mire për Kosovën dhe për Albin Kurtin!
Se analistë ma analfabetë dhe opozitë me te ulet nuk ka pas kurrë Kosova duke u përpjekur për ta futur sundimin e ligjit qe është duke i munduar ata qe e keq qeverisen vendin për 20 vjet , ata qe e vodhën dhe e legalizuan “KRIMIN” dhe Korrupsionin dhe u pasuruan ne mënyrë te paligjshëm duke e prekur gjepin e popullit Esat Pash Toptanat analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën i përkrahin dhe e gjykojnë Albin Kurtin.!
Opozita e Kosovës në krye të PDK Memli Krasniqin, në krye të LDK Lumni Abdixhiku si dhe në krye të AAK Ramush Haradinaj , po i ndërsejnë Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën qe ta sulmojnë sa më shumë kryeministrin e Kosovës qe nuk e ktheu prapanicën kurrë pushtuesve dhe armiqve shekullor.
Esat Pashë Toptanët analistë të Kosovës në aleancë me Serbinë dhe Moskën , po qojnë ujë në mullirin e armikut me ‘spostimin e tyre si përkrahës dhe bashkëpunëtor të fortë me “Listën Srpska” dhe politiken aktuale të Beogradit dhe Moskës për me e rrëzuar “Qeverinë Kurti”!.
Fale vigjilencës se popullit, Opozita e bashkuar nge tri partitë aktuale dhe me ish”Listën serbe”, nuk munden ta arrijnë numri e 61 votave, qe ta rrezojnë Qeverinë Kurti 2.
Populli është duke i vëzhguar dhe nuk han bar, por do tu qet të koshi i plehrave si partinë e PDK-në,LDK-në dhe partine e Ramush Hradinajt , siç e qiti PSD-ja dhe Nisma, të cilat selinë e kanë te kontejnerët e mbeturinave duke shkruar parulla anti “Albin Kurtit dhe Kosovës”!.
Super🙏🙏🤚🤚🤌👌
Nje shkrim nga i cili autori duhet te turperohet.