ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Përkujtim i Teki Dervishit, në 12 – vjetorin e vdekjes, më 29. 06. 2023

Shkrime relevante

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë

In memoriam  

 Teki Dervishi (12 – vjetori i vdekjes, 29. 06. 2023) 

“Memoria perditur” – shqip: po humbet  apo po tretet kujtimi apo kujtesa! 

Si duket, ne Shqiptarët, kemi “memorien e shkurtë”, mos të them mbajmë mend shumë gjatë, pothuaj gjithnjë, vetëm  të keqen, ndërsa të mirën shumë shpejtë e harrojmë. figurativisht e “qesim pas shpine”. 

Përjashtime për mirë ka pak dhe janë mjaft të rralla. Kështu ka ndodhur historikisht me figurat tona madhore, si p. sh. Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, pastaj edhe me të tjerët, si Imzot Pjetër Bogdani, Jeronim De Radën, Dr. Ibrahim Rugovën, Shën Nënën Tereze, Adem Jasharin e shumë të tjerë… 

Përse po ndodhë kjo dhe kështu? 

Dikush tha: “Jemi bërë shoshë”, e në shoshë nuk mund të mbledhet apo të ruhet uji! 

Sot njeriu ynë ka pak vlera dhe virtyte, ide dhe ideale, është i “robëruar” nga materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik, kështu të “ngopur” me pseudo vlera, nuk ka më vend për vlera të mirëfillta, për figura dhe personaliteti, siç ishte i mirë, i dashuri, i madhi, i “pavdekshmi” Teki DERVISHI. 

Aty – këtu dikush e përkujton në ndonjë përvjetor, prapë me mentalitetin tonë të “dyfytyrësisë”: duhet ta përkujtojmë, s’duhet ta harrojmë, nuk bënë më kështu…, në mënyra dhe forma formale. Na mbyti formaliteti, dyfytyrësia, mbi të gjitha  pafytyrlësia dhe lakmia, që më çdo kusht lypset rrënuar kështu: jo më vetëm duhet, por dua, me krejt qenien dhe personalitein tonë, me bindje, përcaktim dhe orientim, që domethënë historinë, të kaluarën, koloset tanë t’ i kemi gjithnjë në mendje dhe në zemër, si frymëzues dhe orientues për të tashmen dhe të ardhmen tonë. 

12 – vjet pa praninë fizike, shkrimet, analizat, zbërthimet profetike të Teki Dervishit. Koha, disa plagë, gjithsesi i mjekon dhe shëron, ndërsa disa tjera, vetëm i keqason… 

Ai i mungon shumë sot publicistikës shqiptare, sepse tashmë është në krijim apo formim një mentalitet tjetër dhe ndryshe: egoizmi, egocentrizmi, ku pak njerëz të mendjes dhe të pendës, të shkencës, kulturës dhe artit, të krijimtarisë,  merren me çështje  historike, kulturore, shpirtërore, me fatin e Popullit dhe Shtetit tonë, sipas parimit madhor të Pjetër Bogdanit: “Fati i Popullit tim, është fati im”. 

Shpresojmë dhe urojmë që të “zgjohet” ndërgjegjja e “fjetur” apo “ngarkuar“, mos të them e robëruar, me parimin tashmë të njohur dhe bazik: T’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, sepse përndryshe do të jemi Popull masë, turmë, mori, grumbull, por pa identitet dhe personalitet, pra, me një jetë sipërfaqësore, pa shije dhe pa kënaqësi, lumturi, harmoni me vetveten. me të tjerër, për ne besimtarët, me Zotin.  

Këta rreshta  ndoshta janë të “vrazhdët”, për dikë edhe të ashpër, negativ, por unë mendoj që duhet të zgjohemi nga “endërrimet” në pikë të ditës, të vetëdijësohemi dhe përcaktohemi për të kaluaren tonë, për të tashmen dhe për të ardhmen.  

Në këtë fushëveprim i ndjeri Teki DERVISHI dhe shumë të tjerë, ishin “mjeshtër”, të frymëzuar nga idealizmi dhe atdhedashuria, që konkretisht domethenë nga zbërthimi i gjendje dhe kushteve në të cilat jetojmë dhe veprojmë. 

Teki DERVISHI e gëzoftë paqen, lumturinë, pavdeksinë e amshuar! Pushoftë në Paqe! Na faltë për shumë mangësi dhe zbrazëti në kohën dhe hapësirat tona. 

Prishtinë, 27 qershor 2023 

Don Lush GJERGJI    

***                            

 Teki Dervishi, Miku dhe Vëllai im i paharruar 

Ditët po rrjedhin, koha po kalon, bota ndër ne dhe në ne dhe rreth nesh gjithnjë po ndryshon… Mirëpo ka Dikush apo Diçka, që nuk ndërron kurrë, që koha nuk e zbeh apo dëbëson. 

Përkundrazi, miqësia dhe vëllazëria “matet” me kohë, është më e fuqishme se rrjedhat kohore, është e amshuar. 

Kështu ishin dhe janë lidhjet, kujtimet, përjetimet, vlerësimet e mia për Teki Dërvishin. Dhe sa më shumë që koha kalon, fluturon, aq më shumë hetohet mungesa e tij fizike ndër ne, mendja e ndritur, zemra e hapur, frymëzimi në jetë, veprimtari, krijimtari, si Njeri në kohë, por edhe mbi apo jashtë kohës dhe hapësirës, me vlera dhe virtyte për të mirë e Popullit Shqiptar. 

Mungesa e tij për Kosovën është e madhe, e dukshme, për disa segmente edhe e pazëvendësueshme. Mbi të gjitha më mungon si afërsi, shikim, bashkëpunim, njohës i të kaluares, mishërues i së tashmes dhe profeitizues – paraprijës i së ardhmes. Më mungon fjala, mendimi, frymëzimi, atdhedashuria e tij e spikatur, flijimi burimo dhe shembullor, që Popullin tonë, që ta nxjerrim nga mosdija, mungesa e vetëdijes, aftësia e orientimit dhe përcaktimit, shijimi i lirisë dhe demokracisë, që mund të jetohet dhe shijohet vetëm në prizmën e së Vërtetës dhe të Dashurisë.  

Më mungon ky Dëshmitar i vlerave dhe virtyteve tona të lashta dhe aktuale…  

Presim, shpresojm, jetojmë me ankthe të vjetra dhe të reja, pa Tefikun tonë, pa shumë pishtarë të lirisë së mirëfilltë dhe të demokracisë burimore, gjithnjë me shpresë dhe me bindje që në gjiun e Popullit do të ndodhë “mrekullia”, ku edhe guri do të lulëzojë… 

Për Tekiun, nderime, falënderime, uratë dhe dashuri. 

Prishtinë, 28 qershor 2021 

_____

“E mira nuk harrohet”, thotë Populli ynë 

Pesë vite pas shkuarjes në amshim, miqtë e afërt, ata që e njohën dhe ishin bashkudhëtar të jetës dhe veprës së publicistit Teki Dervishi, ende e kanë të freskët kujtimin për të. Don Lush Gjergji, është një nga personat që njohu për së afërmi shkrimtarin dhe artistin Teki Dervishi. Ai për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Teki Dervishi, la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin shqiptar duke dhënë vizione dhe vegime të qarta se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi. 

Teki Dervishi ishte një mik, një shok e mbi të gjitha një krijues i mirëfilltë i kulturës dhe qytetërimit tonë Iliro-Arbroro-Shqiptar, ndërroi jetë dhe shpejt shkoi në amshim, por la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin tonë, sepse në jetën dhe veprën e tij, si në aspektin njerëzor e aq më tepër në aspektin kulturor dhe letrar na begatoi dhe na pasuroi duke na dhënë vizione dhe vegime të qarta, se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi”, thotë për gazetën “Bota sot”, Don Lush Gjergji. 

Kujtimet e miqve

Kështu, sipas tij, Teki Dervishi meriton falënderime të mëdha për shërbimin që ia bëri popullit në aspektin kulturor e publicistik. “Prandaj e përkujtoj me nderime dhe falënderime të thella, për jetën dhe veprën e tij, për kontributin e tij, për shërbimin që ia bëri popullit tonë, mbi të gjitha kulturës sonë dhe publicistikës sonë, gazetarisë sonë sepse ishte një njeri i gjithanshëm, si në formën e letrarit dhe gazetarit të publicistit të njeriut të kulturës e mbi të gjitha të njeriut i cili kishte bindje dhe përcaktime shumë të qarta pro-evropiane apo properëndimore që të na kthente atje ku dikur ishim si popull meritor”, shprehet ai. Don Lush Gjergji, e kujton Teki Dervishin, në momente gëzimi e hidhërimi. 

Teki Dërvishi është një nga figurat, me të cilat kam komunikuar shpesh miqësisht dhe vëllazërisht në rrafshin e gjithëmbarshëm, andaj veprën e tij mundohem ta kem gjithmonë afër vetes, ndërsa figura e tij, personaliteti i tij më mungon mjaft sepse në momentet e vështira apo të gëzimit, figurat e tilla krijojnë mangësi dhe zbrazëti në jetën tonë”, potencon ai. “Teki Dervishi ishte një intelektual, krijues dhe atdhetar”… 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu