ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Krizat në Kosovë i shkakton Serbia, jo qeveria e Albin Kurtit

Shkrime relevante

Shpërndaj

Safet Sadiku
„…Është politika më e gabuar për ta mbajtur Serbinë afër, nën emrin e asaj logjike dëshiruese “që t’ia shkëpusim Serbinë Rusisë”edhe pse po e viktimizojmë „pak“ Kosovën përsëri, vetëm që “Serbia mos t’i shërbejë më Rusisë”, prandaj edhe shumë shtete kanë bërë gabimin fatal duke bërë investime të parakohëshme në Serbi“
Dhe si rezultat i kësaj logjike Serbia ka zgjedhur që ta përfaqësojnë në dialogun me Kosovën, në emër të BE-së, dy përfaqësues të dy vendeve mike të saj, të cilat vende (ndonëse të BE-së)ende nuk e njohin Kosovën.
“Më mirë do të ishte të pritej demokrarizimi i Serbisë se sa të mbështeten vazhduesit e regjimit të Milosheviqit” në këtë rast u mbështetet Vuçiçi si vazhdues i regjimit…
Kjo rrugë e gabuar do të dështojë tërë diplomacinë ndërkombëtare, sepse pas Rusisë përsëri do të detyrohen ta sulmojnë Serbinë, por këtë herë jo për fajin e Kosovës…
Kanë dështuar edhe ndërmjetësit: përfaqësuesi i Spanjës z. Borell dhe ai Sllovakisë z. Lajçak, të cilët i urdhëron Vuçiçi, por se nga paguhen një zot e di, pasi këta dy kanë rindezur zjarrin në Kosovë duke mohuar të gjitha rrjedhat normale të zbatimit të ligjit!…
Është e qartë se të gjitha marrveshjet i ka dështuar Serbia bashkë edhe me dy përfaqësuesit e BE-së: Borrell dhe Lajçak. Pas shpalljes së Pavarësisë Serbia i „shpiku“ edhe “gjashtë pika të Ban Ki Munit”. Këtu filluan pazaret e ndyra në dëm të Kosovës, pasi klasa politike shqiptare e atëhershme në pushtet ishte totalisht e shantazhuar nga Serbia dhe u tregua shumë qyqare…
1. Marrveshja e OHRIT e pranuar vetëm si parim nga palët; ndonëse Albin Kurti ka pranuar nënshkrimin (për bashkësinë e komunave serbe pa kompetencë ekzekutive, por si modeli kroat për minoritetet). Ndërkaq, Presidenti i Serbisë (si një kriminel i konfirmuar)nuk pranoi. Përkundrazi ai edhe pas dakordimit në Ohër vetëm pak ditë më pas loboi kundër Kosovës në disa shtete për mosnjohjen e saj.
2. Marrveshja e 2015-tës, e cila në 22 nene ka shkelur ligjet e Kushtetutës së Kosovës, poashtu është hedhur poshtë.
3. Edhe marrveshja e vitit 2013-tës ka qenë e favorshme vetëm për Serbinë por jo edhe për Kosovën. Pasojat që ka pësuar Kosova kanë qenë të dukshme.
Dua t’iu kujtojë disa mediave dhe të ashtuqujtur, analistëve, se atëherë Albin Kurti ishte në opozitë, dhe ishte kundër këtyre favoreve që po i bëheshin Serbisë, përfshirë këtu edhe faktin se qeveritë e deritanishme  nuk e kanë pasur nën kontrollë asnjëherë Veriun e Kosovës!
Pra, Serbia asgjë nuk kishte zbatuar, nga ato premtime që kishte pranuar në të gjitha marrveshjet, por vazhdonte dominimin me bazën e kriminelëve të luftës të stacionuar në pjesën Veriore të Mitrovicës. As respektimin e marrveshjes për targat dhe dokumentacionet e tjera. Qeveritë e mëhershme kanë qenë të dështuara në mbrojtje të interesit të Kosovës dhe të nënshtruara totalisht përballë Serbisë. Kjo politikë ishte një mjerim i llojit të vet.
Kur qeveria e Albin Kurtit filloi zbatimin e ligjit me norma reciprociteti, atëherë filluan ulurimat e serbëve, sepse ata këtë zanat e kanë dhe janë të stërvitur për të vrarë shqiptarë (pasi askush deri sot nuk i ka denuar), dhe njëkohësisht për të luajtur rolin e viktikmës.
Vetë Presidenti i shtetit më kriminel në botë, që quhet Serbi,(A. Vuçiç) e thotë hapur se kërkon ndarjen e Kosovës, pra kërkon Autonomi për serbët, gjë që bie në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare, dhe jo vetëm ato! (Çuditrisht kundër kësaj deklarate nuk ka reaguar askush nga ndërkombëtarët, (ose me vonesë ka bërë sqarimin z. Eskonar, se SHBA-të nuk përkrahin autonomonë e serbëve ose asnjë kompetencë ekzekutive etj.!)
Ndryshe kjo do të ishte një disfatizëm total i gjithë diplomacisë së SHBA-së dhe BE-së.
Por, para Luftës së Ukrainës dhe para ardhjes së Qeverisë Kurti a e dinte gjendjen në Veriun e Kosovës Bashkësia Ndërkombëtare, dhe diplomatët që vinin në Kosovë, se në Veriun e Kosovës, që serbët nuk e lejonin as një simbol dhe simbolikë tjetër të Kosovës, pra as flamurin! Edhe sa kohë duhej të pritej të vihej në vend kjo drejtësi, e cila është e njohur ndërkombëtarisht?.
Serbinë dhe serbët i ndal vetëm frika! Ata janë tërsisht të vërbuar në krim dhe duan vazhdimisht vetëm për të bërë krime ndaj shqiptarëve. Prandaj, të gjitha përgdheljet që i bëhen Serbisë është logjika më e gabuar. Dhe ata do të vazhdojnë me kukuvjaka për të qenë në qendër të vëmendjes, për të vazhduar qëllimet ekspansioniste ndaj teritorit të Kosovës.
SHBA- dhe BE ashtu, siç janë mobilizuar në luftë kundër Rusisë në mbështetje të drejtë të Ukrainës, poashtu është dashur dhe duhet tani sa më parë ta furnizojë Ushtrinë e Kosovës me armatimin më modern dhe të përgatitë njësite, dhe Serbisë përfundimisht t’i tregohet vendi.
Ardhja e 1300 trupave të KFORIT të Turqisë e stabilizoi situatën dhe sikur kjo forcë të rritej atëherë Serbia do bëjë llogaritë ndryshe dhe do të detyrohet për t’u ulur në tavolinë pa kushte. Të gjitha logjikat tjera janë pa rezultate. Prandaj, të gjithë ata që e kritikojnë Albin Kurtin janë të mjerë dhe të varfër në mendje. Fundja Albin Kurti ja prishi pazaret e fshehura të gjithëve për Minierën „Trepça“. Mbrojtja e saj si „aset i pasurisë kombëtare“ duhet të bëhet edhe sot edhe nesër pa kushte dhe pa paragjykime!
SHBA dhe „pjesa pozitive“ e BE-së, që ka përkushtim për ta fituar luftën ndaj Rusisë, po njëjtë duhet të jenë të përkushtuar në përkrahjen e Qeverisë Kurti për ta zbehur rolin e Serbisë. Thjeshtë forcimi i Kosovës dhe faktorizimi i shqiptarëve në vendabanimet shqiptare në rajon, e dobëson edhe Serbinë edhe Rusinë. Rrrugët e gabuara i provuan të gjithë akterët e klasës politike, (edhe ata që për mbi njëzetë vjetë e përfaqësuan Kosovën)  pra ata që i besuan Serbisë verbërisht, duke dëgjuar këshilla të këtyre zyrtarëve të BE-së, dhe në fund Serbia i dërgoi prapa grilave në Hagë! Por kush e ka radhën, që tani Serbia ta burgos, dikë nga diplomatët e Shqipërisë, mbetët të shihet në vazhdim…
Kur diplomacia shqiptare do të arrinë në nivelin e aftësisë, që të ruajë distancë të plotë me Serbinë, dhe ta ketë nën kontrollë të saj çdo këmbim tregtar të mallërave, dhe interesave të tjera ekonomike, dhe këtë strategji ta interpretojë edhe te diplomacia e SHBA-së dhe BE-së, atëherë Serbia përfundimisht do të ulë bishtin nën shalë…
A ka lëshime qeveria e Albin Kurtit në këtë proces? Po ka lëshime në disa digastere…Vetë grabitja e policëve të Kosovës është e pafalshme!, dhe në momentin e duhur ata duhet t’i nënshtrohen të gjitha ekspertizave kontrolluese ligjore, pse pranuan poshtrimin dhe pse i besuan policëve serbë në një pikë kufitare ku ka pasur mallëra të kontrabanduara! Unë rreshtohem në mbrojtje të çdo pjese të teritorit shqiptar qoftë në Kosovë, por edhe kudo tjetër në çdo venbanim të republikave shqiptare!

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu