ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Diplomon gjenerata e 15-të e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare së Forcës së Sigurisë së Kosovës

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Prishtinë, 30 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot pjesëmarrës dhe folës kyç në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 15-të të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare së Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Në ceremoninë ku 15 kadetë pranuan titullin e oficerëve të Republikës dhe të Forcës, Kryeministri Kurti e cilësoi zhvillimin e Forcës edhe edukimin ushtarak si një hallkë tejet e rëndësishme e cila u ndërtua mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e NATO-s. 

“Diplomimi i sotëm nga Qendra për Studime Universitare e Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës na jep shpresë për të ardhmen e na bën krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë, në vitin 2009, te gjenerata e parë e diplomuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë Qendër, e në vitit 1999, te gjenerata e parë e diplomuar e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shkolla ushtarake “Hamëz Jashari”, tha kryeministri Kurti. 

Ai tregoi se përgjatë dy viteve të para të qeverisjes, 3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit, mbi 8 herë më shumë sesa në vitet 2019 e 2020, ndërkohë kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, ndërkaq janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë, Jordaninë dhe Kroacinë. E gjitha kjo ka mundësuar që Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë Kosovës, të ndërtojë imazhin e një institucioni të edukimit ushtarak që nxjerrë oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues ushtarak, në shkolla e kolegje të njohura të shteteve partnere e mike. 

Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë, kryeministri tregoi se Forcën e Sigurisë së Kosovës e kemi bërë të hapur për çdo të re e të ri të deri në moshën 25 vjeçare, duke larguar kufizimin në numër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rrjedhimisht për dy vite janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj, derisa në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë, me ç’rast radhët e forcës sonë janë rritur për 83%. Gjatë fjalës, kryeministri u shpreh se pikërisht Forca e Sigurisë së Kosovës është realiteti ynë dhe jetësimi i idealeve të luftëtarëve dhe të rënëve për liri, andaj edhe kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë në 141.2 milionë euro dhe investimet në armatime i kemi rritur për 191%. 

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë”, tha kryeministri Kurti. 

Duke i uruar kadetët e diplomuar për arritjen, ai iu drejtua atyre duke theksuar se nga sot përveç gradës së oficerit, mbi supet tyre janë të gatshëm të bartin edhe përgjegjësitë që u janë besuar, për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbështetjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe botë. Njëkohësisht, falënderoi edhe familjarët e kadetëve që bijtë e bijat e tyre i kanë rritur në frymën e atdhedashurisë. 

Mirënjohje dhe përgëzime, kryeministri ndau edhe për Gjenerallejtënant Jashari, oficerë dhe nënoficerë të Qendrës për Studime Universitare dhe Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, për diplomimin e kësaj gjenerate dhe për avancimin e programit të edukimit ushtarak, në përputhje me zhvillimet e reja në fushën e mbrojtjes. 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtës së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të Kuvendit, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Gjeneral Hammerstein, Shefi i stafit në KFOR, Bozicevic, organizata e familjarë. 

Fjala e plotë e kryeministrit Albin Kurti

I nderuar ministër i Mbrojtës së Republikës së Kosovës, z.Armend Mehaj,

I nderuari Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar zëvendësministra të Mbrojtjes, z.Shemsi Syla dhe z.Adnan Rexheplar,

Të nderuar ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

I nderuari Gjeneral Hammerstein,

I nderuar Shef i stafit në KFOR, Bozicevic,

Të nderuar atashe ushtarakë dhe të mbrojtjes të shteteve mike dhe partnere,

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Të nderuar invalidë dhe veteranë të luftës çlirimtarë,

Të nderuar partnerë të organizatave ndërkombëtare dhe vendore,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Të dashur kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 

Diplomimi i sotëm nga Qendra për Studime Universitare e Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës na jep shpresë për të ardhmen dhe na bën krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë, në vitin 2009, te gjenerata e parë e diplomuar e FSK-së në këtë Qendër, por na kthen prapa edhe në vitin 1999, te gjenerata e parë e diplomuar e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shkolla ushtarake “Hamëz Jashari”. 

Nga shkollimi në flakë të luftës, nëpër fazat e shtetndërtimit, ushtria jonë vazhdon të zhvillohet e të modernizohet. Duke kaluar nëpër etapa tranzicioni, nuk kemi reshtur së ndërtuari sistem të qëndrueshëm të edukimit ushtarak, një hallkë kjo e rëndësishme e zhvillimit të Forcës sonë. Burimet njerëzore janë boshti kurrizor i çdo ushtrie, e personeli i trajnuar dhe edukuar është bazë për zhvillimin dhe ndërtimin profesional të sistemit të mbrojtjes. 

Teksa po e shënojmë diplomimin e gjeneratës së 15-të të kadetëve, Qendra për Studime Universitare e FSK-së, tashmë ka ndërtuar imazhin e një institucioni të edukimit ushtarak që nxjerrë oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues ushtarak, në shkolla e kolegje të njohura të shteteve partnere e mike. Bashkë me gjeneratat, po shtohen edhe mundësitë për avancim të mëtejmë. Gjatë dy viteve të para të qeverisjes sonë, 3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit. Mbi 8 herë më shumë sesa në vitet 2019 e 2020, kur ishin vetëm 381. Kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, me Shqipërinë, me Letoninë, me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut dhe me Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, me Turqinë, me Jordaninë dhe me Kroacinë. 

Të dashur kadetë, 

Nga sot jeni të gatshëm që përveç gradës së oficerit, mbi supet tuaja të bartni edhe përgjegjësitë që u janë besuar, për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbështetjen e paqes dhe të sigurisë në rajon dhe botë. 

Mundi dhe përpjekjet katër vjeçare sot po ju shpaguhen, duke pranuar titullin e oficerëve të Republikës dhe të Forcës që u ndërtua mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të kësaj Force që në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e NATO-s, aleancës që mbështeti politikisht dhe ushtarakisht çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. 

Çdo gjeneratë e re dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike. 

Forcën e Sigurisë së Kosovës e kemi bërë të hapur për çdo të re dhe të ri të deri në moshën 25 vjeçare dhe kemi larguar kufizimin në numër të FSK-së. Kësisoj, për dy vite janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj. Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë të rinj dhe 388 rezervë. Me 2240 ushtarë më shumë brenda dy viteve, radhët e forcës sonë janë shtuar për 83%. 

Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë. 

Të dashur familjarë të kadetëve, 

Ju faleminderit që bijtë e bijat tuaja i keni rritur në frymën e atdhedashurisë. Pa mbështetjen tuaj, suksesi i fëmijëve tuaj, e i kadetëve tonë pra, nuk do të ishte i mundur. Atyre do t’u nevojitet edhe më tej përkrahja juaj. Unë jam i bindur që ajo nuk do të ju mungoj. E të përhershme do ta kenë edhe përkrahjen e Qeverisë së Republikës dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional. 

Në fillim të mandatit e kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë, krahasuar me vitin 2020. Me rritjen e vazhdueshme çdo vit, buxheti për këtë vit është 141.2 milionë euro. Një rritje kjo prej 38.23% në raport me vitin 2022. Krahasuar me ato të dy viteve të mëparshme të Qeverisë së kaluar, investimet në armatime i kemi rritur për 191% apo gati trefishim. 

Përderisa shtojmë aftësitë, buxhetin dhe pajisjet, Forca e Sigurisë së Kosovës është realiteti ynë dhe jetësimi i idealeve të luftëtarëve dhe të rënëve për liri. 

I nderuari Gjenerallejtënant Jashari, të nderuar oficerë dhe nënoficerë të Qendrës për Studime Universitare dhe Komandës së Trajnimit e Doktrinës, 

U përgëzoj për diplomimin e kësaj gjenerate. U jemi mirënjohës për avancimin e programit të edukimit ushtarak, në përputhje me zhvillimet e reja në fushën e mbrojtjes. 

Të dashur kadetë, 

Ua uroj diplomimin, i bindur thellësisht që njohuritë dhe dija që keni përfituar nga shkollimi do të vendosen në shërbim të mbrojtjes së vendit tonë, dhe se do t’i shërbeni Republikës me nder e me krenari. 

Urime e ju priftë e mbara!

Më shumë foto, gjeni në linkun më poshtë!

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/diplomon-gjenerata-e-15-te-e-kadeteve-te-qendres-per-studime-universitare-se-forces-se-sigurise-se-kosoves/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu