ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Konferenca tradhti e Ramës për ricopëtimin e Kosovës

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Gani Qarri, analist, Zvicër

Kërkesa për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, është propozimi më ndjellakeq e kobzi, i Edvin Kristaq Ramës, që ka mundur të bëhej në këto momente kaq delikate, kur të gjithë jemi dëshmitar të qëndrimit të njëanshëm dhe serbofil të ndërmjetësuesve të lartë të BE-së, Borell e Lajçak, ambasadorit Hill dhe emisarit amerikan Eskobar. 

Është tradhtia më e ndytë, që ka mundur ti ndodhte Kosovës, nga një kryeministër shqipfolës, i shtetit amë, në këto momente kaq të rënda. 

Dalja kaq e papritur e Esat Pashës së ri në publik, me idenë për futjen e çështjes së Kosovës, edhe në një konferencë ndërkombëtar, siç u shpreh tradhtari Edvin Kristaq Rama, në Bruksel, në emër të definimit të raporteve me Serbinë, nga halli që ka kapluar Ramën për 20-30 mijë pjesëtar të pakicës serbe në veri, i cili nuk u interesua kurrë për hallet e qindra mijëra shqiptarëve të mbetur nën shtetet sllave, ka për qëllim zhdukjen edhe të shtetësisë së Kosovës.

Një konferencë e tillë, që u përqafua menjëherë edhe nga mbështetësit evropian të Serbisë, e veçanërisht nga ata që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, do ta kthej serish Kosovën në pikën zero dhe fus trajtimin e statusit të saj politik, edhe një herë, në shqyrtim publik ndërkombëtar, nga i cili, vetëm një Zot e di se si mund të dalë Kosova, nëse nuk do zhdukej krejt, edhe si territor e shtet.

Ky është akti më i rrezikshëm dhe thikë pas shpine në kurriz të Kosovës, nga një udhëheqës i dyshimtë shqipfolës, që 24 vite pas çlirimit të ndahet e ricopëtohet edhe Kosova, për të gllabëruar Serbia fashiste pjesët më vitale të saj, siç u nda e copëtua edhe Shqipëria më 1913 nga Fuqitë e mëdha.

Andaj duhet ta dinë përfundimisht të gjithë, madje edhe opozita injorante dhe ata që janë amator në politikë, se kërkesa e Edvin Kristaq Ramës për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, është akt i paramenduar gjatë dhe hollësisht nga tradhtari Rama dhe armiku i përbetuar i Republikës së Kosovës Aleksandër Vuçiq, për zhbërjen përfundimtare të Kosovës si shtet e territor kompakt.

Ky akt kobzi, ka filluar nga dyshja në fjalë, qysh me Ballkanin e Hapur, në hartat e të cilit, vet tradhtari Rama e paraqiste Kosovën, si territor të Serbisë!

Prandaj dhe nuk është befasi që pas daljes së papritur të Esat Pashës së ri, me idenë për futjen e çështjes së Kosovës, edhe në një konferencë ndërkombëtar, ajo u përqafua menjëherë edhe nga mbështetësit evropian të Serbisë, veçanërisht nga ata të cilët ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Por të gjithë ne duhet ta dimë dhe mos harrojmë, se një konferencë e tillë, do ta kthej serish Kosovën në pikën zero dhe fus trajtimin e statusit të saj politik, edhe një herë, në shqyrtim publik ndërkombëtar, nga i cili, vetëm një Zot e di se si mund të dalë Kosova, nëse nuk do zhdukej krejt, edhe si territor e shtet.

Kështu që një propozim kaq kobzi si ky, mund ta ideojnë vetëm armiqtë më të përbetuar të popullit dhe shtetit të Kosovës, siç e ka dëshmuar veten publikisht, tash e sa kohë, vllaho-greku Edvin Kristaq Rama, i cili është në gjendje të bëjë çdo gjë për plotësimin e dëshirës më të madhe që ka ëndërruar Vuçiqi dhe Serbia hegjemoniste, qysh nga vulosja e pavarësisë së Kosovës me 22 korrik të vitit 2010, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, si organi më i lartë juridik i OKB-së.  

Për aq më tepër përderisa tradhtari Edvin Kristaq Rama është i vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës është vërtetuar me kërkesën e vet Serbisë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si organi më i lartë juridik i OKB-së, akt i cili, nga 22 korriku i vitit 2010, mbetet i pa negociushëm me asnjë shtet, emisar a ndërmjetësues ndërkombëtar, propozimi për konferencë ndërkombëtare i sivëllait të Vuçiqit, (Edivin Kristaq Ramës), nuk është më vetëm një hap i thjeshtë animi në krah të Serbisë, por pozicionim i hapur armiqësor kundër qytetarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, është koha vendimtare që të gjithë ata të cilët e ndiejnë veten shqiptar, kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë vendit, nga momenti i pëllitjes së tij, pa asnjë detyrim, as autorizim, për konferencë ndërkombëtare, në emër të Kosovës, duhet ti mbushin sheshet dhe rrugët me protesta kundër ndërhyrjeve armiqësore, e të paprecedent dhe thellësisht dashakeqe të vllaho-grekut Edvin Kristaq Ramës ndaj statusit të vendit tonë të pavarur!

Ajo që habit shumë me këtë rast, është fakti, se si edhe pas përshkallëzimit të Edvin Kristaq Ramës, deri në këtë akt të hapur antikombëtar e antishtetëror të pozicionuar publikisht dhe në mënyrë krejt armiqësore kundër shtetit të pavarur të Kosovës, guxon të heshtë Kuvendi i Republikës pa thirrjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare!

Si mund të hesht edhe Qeveria e vendit, të mos e thërras ambasadorin shqiptar për ti përcjell notën e protestës për aktin e armiqësisë së hapur të këtij renegati shqipfolës, të shprehur publikisht dhe pa asnjë autorizim, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës edhe në kryeqendrën e Bashkimit Evropian!

Heshtja e Qeverisë së Kosovës, habit edhe për faktin domethënës se këto këto nuk janë momente heshtjeje as kohë për meditime, por rasti më serioz për ndërmarrjen urgjente, të masave diplomatike dhe politike kundër qëndrimeve kaq poshtëruese dhe me qëllime thellësisht vrastare, të një vllaho-greku shqipfolës si Edvin Kristaq Rama, ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, duke e shpallur armik të shtetit të Kosovës dhe person antikombëtar e të padëshirueshëm për vendin tonë!

Për një akt kaq të paprecedent, secili shtet në botë, do të vepronte në këtë mënyrë, andaj as Kosova, nuk do duhej përjashtuar edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë e kuqe të Tiranës dhe ngritjen e aktakuzës penale kundër Ramës personalisht në cilëndo gjykatë dhe institucion të mundshëm juridik e politik ndërkombëtar, për armiqësinë e hapur të shprehur publikisht me kërkesa për konferenca ndërkombëtare, pa asnjë autorizim zyrtar të Kosovës, në instancat më të larta të BE-së, në Bruksel.

Qeveria dhe inteligjenca e Kosovës, e kanë detyrë dhe obligim moral e kombëtar, që ti informojnë urgjentisht të gjithë qytetarët e vendit, nxënësit, studentët dhe punëtorët, për rrezikun e madh që sjellë kërkesa për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, e tradhtarit Edvin Kristaq Rama, si akt përfundimtar për zhbërjen e Kosovës si shtet dhe territor kompakt, e parapërgatitur nga ky shqipfolës në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë fashiste, qysh me proklamimin e “Ballkanit të Hapur”, në hartat e të cilit, vet tradhtari Rama e paraqiste Kosovën, si territor të Serbisë .

Pas këtij akti kaq dashakeqës e tërësisht skandaloz, kundër qytetarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës, përfundimisht duhet të ngritët edhe zëri i opozitës tërësisht injorante e të shkërmoqur dhe kaq të lodhtë në Kosovë, veçanërisht PDK, e cila ka kooketuar në vijimësi me te për ndarjen e Kosovës, si dhe opozitës në Shqipëri për dëbimin e këtij antikombëtari me nam, nga udhëheqja e shqiptarëve dhe shtetit amë.

Dhe duke qenë se shteti shqiptar, nuk besohet, të ketë pasur kurrë, një tradhtar më proserb e perfid në krye, për veprimet e këtij antishqiptari të përbetuar kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, Edvin Kristaq Rama, pas këtij propozimi kaq armiqësor, nga Kosova dhe shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk do duhej të njihej as pranohej më, për kryeministër të shtetit amë dhe të ndërpritet urgjentisht, çdo kontakt me të dhe mbështetësit e tij, deri në shkarkimin përfundimtar nga pozita e kryeministrit dhe vendosjen e tij para drejtësisë, nga shteti shqiptar, për tradhti kombëtare!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. TOSKET, tuj fillu prej bashkepunetorit te Josif Bros Titos, Enver Hoxhes, te cilin e adhurojne mjaft kosovar, dhe tuj mbaru tek Edi Kristaq Rama nipi i Spiro Kolekes, bashkepuntorit te ngushte te Enver Hoxhes, TOSKET pra per te qen MAXHORANCE per te mbajte pushtetin ne Tirane, losin politiken ANTIGEGE per ta shembe Gegnine (Shqipnine e Veriut dhe Kosoven), sepse per ndryshe TOSKET do te delshin MINORANCE dhe do ta humbshin pushtetin ne Tirane.
    TRATHTIA I KA RRAJTE E THEDHA NE TOSKNI, mos e kerkoni vetem tek Edi Rama.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu