Prishtinë, 4 korrik 2023
Me nderime shtetërore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Duke iu uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.
Gjatë ditës, Kryeministri Kurti do të presë Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel për takim në ndërtesën e Qeverisë, pasuar me konferencë të përbashkët për media.