ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Tmerr … Na kishin pas rjep !?

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Nga: Refiqe R. Hamiti
Dardha e ka bishtin mbrapa, Besian Mustafa … !
Marre!
Më ranë si bombë emrat e të arrestuarve Kujtim Zariqi, Bejtulla Piraj, Lulzim Hajdaraj dhe Enver Ibishi. Ku thuhet se :Të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë në keqpërdorime të ndryshme më dhënien e subvencioneve në bujqësi.
Pse bre si ke përdor dyzginat për ta ,po këta robt e tu ,s’paskan ditë me u ndal kurrë…
Alamet njerëzish ,alamet hajna.
Andaj ju Besian, duke u nisur nga njerëzorja edhe si djal, i të madhit Xhemajl Mustafa ,edhe si burr i këndshëm që dukesh , është dasht me qenë ma fleksibil ,ma i aftë ( si baba), që kurrë, kurrën e kurrës ,dorën mangupit mos me ia zgjatë, se jo me pi kafe, e me ba selfie me helaqet e hajnisë ,ashiqare.
A po e dinë, që mue po më vjen marre ,e po ndihem keq ,për këto “llaskuci “, që i paskan ba, në mesim e tyre edhe ky Lulzim Hajdaraj adhurues i “flakët i LDK”.
A e ka kujtue ky djal që mbiemri Hajdaraj, në vendin dhe rrethin ku ka lind, e është rrit , ka qit në opinion veq burra të besës, trima, heronjë, (të hunit e konopit)… Sa herë është dhënë kushtrimi për atdhe .
Besian Mustafa ish- ministër , a është dasht këta të arrestuar të bëjnë, çka kanë ba, me hatër ,a me zor,që ti tash me i kuptue allashverishet e tyre, sepse të ” leme “,hajnin se ka as fara jote ,e as fara e atij Hajdarajt.
A gjindet kund çelësi i këtyre ” kajsave”, me u mbyll me kaq, apo zingjiri i keqpërdorimeve në Ministrin e Bujqësisë është shumë i gjatë , e ish- Ministri nuk paska pas njohuri se çfarë po zihej aty para syve të tij, nga miqt e tij?
Të gjithë njerëzit kanë plane , deri në çastin kur marrin ca grushte turinjve,por me u vjedh shteti yt , gjithë ,kjo ka ndodh për një arsye të caktuar.
Gjithçka është proces nxënieje në Ministrin e Bujqësisë , kalim nga një shkallë , në shkallën tjetër veq ministrat, kanë qenë të ndryshëm pra nivel në tjetrin ministër.
Është mirë të bëhesh ministër por të jesh Ministër , të lexosh ,e të dish, e të mos jesh në gjendje ta shpjegosh atë që lexon,e shkruan,dhe që din dhe e sheh para syve , është e rrezikshme.
Madhështi nuk do të thotë që nuk guxon,që nuk dinë ,e që të mbrohesh nga njerëzit.
Madhështi ish-ministër Besian Mustafa, do të thotë të marrësh përgjegjësi në vendin e caktuar ku ti ke marrë punë ,dhe të pranohesh prej njerëzve. Që nga ti është prit shumë , unë e di,por që del Ministria jote, me rrema shumë ,dhe të kalbura zemër e mushkëri,mendja mos me ta marr.
Burrëri e vërtetë është të mos kesh asgjë. Të pajtohesh me rriskun tënd të djersës. Xhemajl Mustafa edhe pse nuk kishte shumë qindraka në xhep ,ishte i lirë,biseda me të ishte roman,fisnikria e tij ishte poezi…
Ish- ministër Besian Mustafa dhe ti Lulëzim Hajdaraj, unë po e lë me kaq.
Dobësia ime më e madhe është ndjeshmëria.
Nuk jam hipokrite por jam e ndjeshme ndaj mbiemrit Mustafa ,që e ka ikonë Llapi dhe Hajdaraj që e ka ikonë Dukagjini.
Dhashte Zoti të bëhet mirë e ndalet ndalet me kaq!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu