ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Kryeministri Kurti priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Prishtinë, 5 korrik 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.
Kryeministri Kurti e falënderoi atë për kontributin dhe rolin e domosdoshëm të NATO-s për çlirimin dhe sigurinë e Kosovës. Kosova me Forcën e saj të Sigurisë, të trajnuar e orientuar nga perëndimi duhet të bëhet anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO-s sa më shpejt që është e mundur, theksoi Kryeministri.
Forhåndsvisning av bilde
Ai e informoi z.Goffus për kornizën kohore të ngjarjeve nga 5 nëntori i vitit të kaluar kur dhanë dorëheqje të organizuar katër kryetarët në komunat në veri të Kosovës, dhe tha se është i angazhuar për de-eskalim dhe normalizim.
Forhåndsvisning av bilde
Sundimi i ligjit, mungesa e protestave të dhunshme e aktiviteteve kriminale dhe zgjedhjet e hershme janë rruga përpara drejt de-eskalimit dhe për këtë qeveria është maksimalisht e angazhuar. Megjithatë, masat negative të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, që ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë dhe që është në harmoni me politikën e jashtme të BE-së, kanë krijuar asimetri në dialog, theksoi Kryeministri.
Forhåndsvisning av bilde
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për ngjarjen e 14 qershorit 2023, kur u rrëmbyen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, përkundër evidencës së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës. Po ashtu ngriti edhe shqetësimin për raportimet se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave.
Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me misionin e NATO-s, KFOR-in, dhe se ndarja e informacionit dhe koordinimi i mirë duhet t’i kontribuojnë si sundimit të ligjit në veri të Kosovës po ashtu edhe përmirësimit të situatës së sigurisë.
Në këtë takim të përbashkët ishin të pranishëm edhe Zëvendës shefi i stafit i operacioneve, Gjeneralmajor Mattew J. Van Wgenen, Shefja për operacione aktuale të NATO-s, znj. Ariella Viehe, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, Shefi i kabinetit në Komandën e KFOR-it, Giuseppe Sgueglia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe asistentja e lartë ekzekutive e Kryeministrit, Valë Gjonbalaj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu