Ragip Rugova, politolog nga Prishtina
_______
* Edi Rama nesër në orën 16:00 do të takojë presidentën Osmani në objekt të Kuvendit të Kosovës.
Për t’i uruar Edi Ramës JOMIRËSEARDHJE në Kosovë,
JU ftojmë që nesër (Sot më 06.07.2023) në orën 15:30 të dalim në dy hyrjet e objektit të Kuvendit, atë përballë përmendorës së Ibrahim Rugovës si dhe para hyrjës në ndërtesë të Kuvendit nga ana e objektit të komunës.
Arsyet për urim të JOMIRËSEARDHJËS janë:
1. Deklaratat e tij të javëve të fundit me të cilat krahishtohet me Serbinë dhe kundër Kosovës, mes tjerash edhe duke marrë rrolin e pa kërkuar të nismëtarit të njëfar draft statuti për themelimin e “zajednicës” duke mos marrë mundin më elementar që për këtë të konsultohet me Qeverinë e Kosovës;
2. Mbështeti ndër të parët masat që ka vënë Brukseli kundër Kosovës;
3. Deklaratat përplot dramacitet deri në propagandim paniku në publik, për një epilog apokaliptik që kinse pret Kosovën për arsye të mos bashkërëndimit me bashkësinë ndërkombëtare ashtu si ata impononin, për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës;
4. Anulimi i mbledhjës së dy qeverive në Gjakovë, me pretekst të një “gjendje jo normale… dhe të tensionuar në një pjesë të Kosovës”, duke kompromituar kështu përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për shtrirje të sovranitetit në këtë pjesë të vendit dhe duke u krahishtuar në mënyrë direkte me përpjekjet desktruktive të Serbisë për destabilizim të Kosovës;
5. Për thikë pas shpine Kosovës me dhënie krahu pa rezervë nismës së Serbisë për Ballkan të Hapur – nismë kjo nga e cila edhe vet hoqi dorë para dy ditëve duke e shpallur të vdekur – pa fare konsideratë për raport gjendje lufte të Kosovës në vazhdimësi të kërcënuar nga Serbia, duke shpërfillur kështu çdo interes edhe më elementar të kombit dhe të Kosovës…
Sqarim:
Nga Qeveria e Shqipërisë si shteti i dytë, gjegjësisht i parë i kombit tonë me Kosovën si të dytin, me raporte tejet komplekse me Serbinë që për një çerek shekulli pas çlirimit synon riokupimin e Kosovës, duke marrë parasysh se jemi një komb me një platformë bazike të interesit të përbashkët egzistencial, është pritur që të ketë tepër më shumë konsideratë dhe mbështetje për Kosovën si shtet i ri në konsolidim e sipër. Kryeministri Rama, së paku me pesë pikat e sipër numëruara, duke marrë qendrim të një së paku rivali dhe jo të një përkrahësi, në mënyrë direkte i ka bërë obstrukcione konsolidimit të Republikës së Kosovës gjatë mandatit aktul të kryeministrit Kurti. Sëkëndejmi, minimumi i reagimit që mund të bëjmë është t’i urojmë JOMIRËSEARDHJE!
Nesër, e enjtë më 6 korrik (Pra sot më 06.07.2023), në orën 15:30!
Ju rekomandojmë që të mbani pllakate me parulla vijuese:
EDI RAMA – JO I MIRËSEARDHUR!
EDI RAMA IK TE VUÇIQI!
EDI RAMA SHKO NË BALLKAN TË HAPUR!
dhe ngjashëm.
Në vazhdim më poshtë një shkëputje nga deklarata e tij në media me të cilën e arsyeton mosmbajtjen e mbledhjës së dy qeverive në Gjakovë.
___
Edi Kristaq Rama asht i biri i Kristaq Rames dhe nipi i Spiro Kolekes, qe ishte antar i byrose Politike te kriminelit Enver Hoxhes.
Tepër sekret – Spiro Koleka letër Enver Hoxhës: Ja sa vramë:
https://drini.us/teper-sekret-spiro-koleka-leter-enver-hoxhes-ja-sa-vrame/
Enver Hoxhen e vuni ne kry te partise komuniste shqiptare dhe ne kry te qeverise komuniste shqiptare Josif Broz Tito, i cili maskaroi popullsine shqiptare te Kosoves.
Enver Hoxha masakroi edhe kosovart qe u arratiseshin nga Jugosllavia ne Shqiponi. Disa ua dorezonte UDB-s.
Tosko-komunistat ishin dhe jane kundra popullsise Veriore te popullit Shqiptar kndej dhe andej kufinit. Vetem keshtu tosko-komunistat mbajne pushtetin ne Tirane. Ata do ta humbshin pushtetin ne Tirane po qe se popullsia shqiptare e Veriut do te bashkohet mbrenda nji shteti shqiptar. Prandej edhe pas-ardhesi i Enver Hoxhes ky Edi Rama lidhet me serbt kundra veriorve.