Nga: Idriz Dakaj, Vrellë, Istog
Mirë është që njeriu, para se të flet, me menduar mirë , se kend po e vret. Për shembull: Kush e ka kapur pushkën dhe ka dalë në mal, ka dalë me u vra, por, nuk e ka vra Zoti.
Me këto fjalë janë vra familjarët e dëshmorëve dhe populli, i cili i ka shpallur dëshmorë, i bindur se i ka vra okupatori, e jo Zoti. Kur e pyet mikun apo shokun, si jeni me shëndët, ai të përgjigjet (në raste të shumta): mirë ka deshtë Zoti.
Me këtë fjalë janë vra të gjithë të sëmuarit e botës dhe edhe vet Zoti. Pse? Sepse, ata nuk po i dojka Zoti, nga një anë, kurse në anën tjetër, vet Zoti na del i njëanëshëm, për disa i mirë e për disa tjerë i keq! Vendet e botës, me pasuritë e tyre “të falura nga Zoti”, qofshin ato mbi apo nënëtokësore, nuk janë të barabarta, sepse, disa kanë më shumë pasuri sesa disa tjera.
Me këto fjalë e ke ofendue Zotin, i cili nuk i paska ndarë në mënyrë të parabart pasuritë botërore! Në mediat tona të informimit, i dëgjojmë edhe këto fjalë: Dhasht Zoti, e më mirë se ata të parët, punoftë Albini. Kjo i bie se ata qevetarë, qe kanë punue më parë, nuk janë fajtorë, sepse, Zoti nuk ua paska dhënë të mbarën në punë!
Kur natyra e kriminelët, në mënyra të tmerrshme mbysin pleqë e fëmijë, rrenojnë edhe shtëpi, bëjnë dëme të shumta edhe në bujqësi, klerikë e besimtarë mesjetarë, për këto tmerre mbi njerëzimin e fajsojnë Zotin! Për vdekjet e nënave të reja, të cilat fëmijtë e tyre të vegjël i lënë pas, për vuajtjet e gjata, të njerëzve nga sëmundjet e rënda, sidomos sëmundjet paralizuese, që e bejnë njeriun krejt të varur nge të tjerët, për një kohë shumë të gjatë, ata e fajsojnë Zotin!
Tek shumë njerëz, ka thënie se këto krime ia m`veshin Zotit, për letësimin e mërzisë, për familjarët e viktimave. Këtë arsyetim, logjika e shëndosh nuk e pranon, sepse, kjo është një padrejtësi shumë e madhe, që mërzin e kalon tek ai, i cili nuk e ka bërë krimin, që, në këtë rast mërzia kalon tek Zoti! Tani shtrohet pyetja? Kush janë më të dashurit e Zotit, ata që ia m`veshin krimet e pabëra apo ata, që këto krime i spjegojnë në baza shkencoro, pa e fajsue Zotin?
Sigurisht se Zoti më shumë i donë ata që nuk i përzihen në punët e Tij, madje edhe duke ia thënë 5 herë në ditë, të njëjtat fjalë, qoftë prej minareve apo në sallë. Në këtë veprim, Zoti na del, i pa aft për t`i kuptue lutjet e besimtarëve vetëm me herën e parë apo me herënë e dytë, por, na qenkan të duhura 5 përseritje,në lutje, sukur tek nxënësit e dobët në mësim, kur mbahen shumë orë plotësuese me ta!!
Më 25.06.2023