Zeqir Bekolli, Prishtinë
Deklarata e Edi Ramës në Beograd dhe premtimi i tij dhënë serbëve për autonomi i tejkalon suazat e kompetencave të tij. Ky rast po dëshmon se Rama ndodhet pas pazareve me tokën e Kosovës, siç flitej më parë për coptim dhe siç dëshmoi edhe me vizitën e fundit në Kosovë, ku u prit ftohtë dhe u shikua edhe me sytë e “tradhëtarit” jo vetëm nga një pjesë e elitës por edhe nga një pjesë e madhe e popullatës, që shumë shpresuan te ky njeri, dhe po aq edhe i zhgënjeu.
Pozicioni i tij në raport me Vuqiçin dhe Serbinë është duke i bërë dëm të madh Kosovës dhe po na përkujton periudhën e komunizmit kur në Shqipëri, krahas fotografisë së Enver Hoxhës mbaheshin edhe fotografitë e Stalinit dhe e Titos. Athua kjo koincidencë është edhe një
dëshmi i tjetër se Edi në shpirt vazhdon të mbetët pionier i Internacionalizmit proletar, dhe i PPSh-sl, dhe nuk po mundet të çkoqet nga ideologjia komuniste për “vëllezërit serbë”, apo mbetet i paguar shtrenjtë për ta dëmtuar Kosovën.
Projekti i tij për Asociacionin është kontribut direkt për Serbinë, për coptim dhe bosnjizim të Kosovës.
Shembulli i fundit i vendimit të Republikës serbe të Bosnjes kundër vendimit të Deytonit, dëshmon se në Bosnje një OJQ e pranuar në Deyton u shndërrua në shtet që po merr vendime për shkëputje dhe po shndërrohet një oazë ruse në atë anë.
Prandaj çdo kompromis në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, Kosovën e shndërron në Bosnje, një zonë jo funksionale dhe gjithmonë e destabilizuar.
Shi për këtë, Ramës duhet t’i tërhiqet vërejtja seriozisht të mos bëjë pazare me tokën e Kosovës.
Edi Rama ndjek te njajten politike proserbe antikosovare si i pari i tij Enver Hoxha sherbetori i Josif Broz Titos.