ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Për një alternativë me ADN të pastër shqiptare!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Florim Zeqa 

Rrjetet sociale i kanë prishur njerëzit, çdo kush shkruan e flet çfare ia thotë mendja e vet, lëvdon dhe kritikon pa ndonjë arsye, shanë dhe ofendom të tjerët pa fije turpi, duke mos e respektuar mendimin e tjetrit!

Përdorimi abuziv i rrjeteve sociale

Secili ka të drejt të publikoj çfarë të dojë në faqen e vet të librit gjigant të quajtur Facebook, por askush nuk ka të drejtë që të ndërhyjë në faqen e tjetrit pse ai e shprehë mendimin e vet të lirë. Janë administratorët e Facebook-ut ata që na kontrollojnë të gjithëve. Për secilin që i thenë rregullat gjatë të shkruarit në këtë libër dhe për secilin që përdorë gjuhë fyese apo raciste ndëshkohet nga administratorët.

Andaj, ne nuk kemi nevojë të përdorim gjuhë fyese dhe denigruese kundër njëri-tjetrit pse i shprehim mendimet tona të lira, pse e shprehim simpatinë apo e antipatinë ndaj ndonjë personalitet të jetës publike, qoftë ai president, kryeministër, deputet apo politikan i zakonshëm.

Secili ka të drejtë të besojë në një liderë apo parti politike, apo e kundërta, të mos i besojë asnjërit prej tyre, sikurse që i beson një religjioni të caktuar fetarë, apo e kundërta, që të mos besojë në asnjë religjioni dhe të jetojë i lirë në këtë botë gjithnjë më të komplikuar dhe më të trazuar nga krizat e thella morale dhe sociale.

Sulmet e militantëve dhe mercenarëve partiakë

Përgjatë këtyre viteve të fundit është bërë e vështirë të thuhet e vërteta publike, kur gënjeshtrat dhe mashtrimet i kanë vërshuar të gjitha rrjetet sociale dhe portalet e kontrolluara nga të fortët e politikës.

E njëjta gjë është sikur të kritikosh dikë sesa ta lëvdosh kundërshtarin e një krahu të caktuar politik. Menjëherë të vërsulen militantët dhe mercenarët e partive politike, të cilët, përveq fjalëve fyese, edhe të kërcënojnë me jetë nëse nuk e tërhjekë shkrimin apo mendimin publik!

Kjo situatë ta kujtonë kohën pas vdekjes së Titos në Beograd, ku njëjtë ndëshkoheshin njerëzit që flisnin mirë për Titon dhe ata që e kritikonin Millosheviqin.

Edhe tek ne sot në Kosovë është krijuar e njëjta situatë, nëse nuk i mbështet pushtetarët konsiderohesh armik i shtetit apo anasjelltas nëse e mbështet një subjekt opozitarë!

Liderit partiak nuk i thuhet babë

Qytetarë të dashur të vendit tim, duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin, ruajeni dhe kultivone dashurinë vëllazërore në familjet e juaja ashtu siq ishte gjithmonë në traditën tonë popullore, nderoni dhe respektoni miqët dhe farefisin e gjërë, e assesi mos u ndani dhe përçani ndër veti për shkak të këtyre partive politike të dështuara dhe të këtyre politikanëve të papërgjegjshëm.

Mjafton t’i përcjellni veprimet dhe sjelljet e politikanëve në baza ditore, dhe e shihni qartë si e ndërrojnë gëzofin qysh ndërron moti. Para dite e shajnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin, pas dite i thonë shkelqësi!

Thënë me një fjalë, kjo klasë kusarësh politik janë bërë të paparashikueshëm edhe brenda sojit të njëjtë. Këta politikanë, për një interes të vogël i thonë “derrit dajë” siq e thotë populli dhe për një hatërmbetje të vogël vëllaut i thonë djallë!

Politikanët që ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, që klasifikojnë intelektualët dhe krijuesit sipas bindjeve politike, dëshirave apo urrejtjes, nuk janë udhëheqës shtetëror por uzurpatorë të institucioneve shtetërore dhe skenës politike në përgjithësi.

Është momenti i fundit për reflektim i qytetarëve. Pa humbur kohë duhet të ndryshohet mentaliteti qeverisës në vend përmes rreshtimit në një alternativë të re politike, jo sa për të ndërruar pushtetin, por për të ndërruar sistemit aktual qeverises dhe klasën politike në përgjithësi. Pak ka rëndësi emërtimi i alternativës së re politike sa ka rëndësi përmbajtja e ADN-së politike e shqiptarëve në dekadën e tretë të shekullit 21.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu