ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Orasha e Tetovës – Sobri i lashtë – qendër xehetarësh dhe pikë kufitare e Antikës së vonshme

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Foto 161. „Kalaja”, Оrashë, materiale (sh.13.—14.)

Nga: Syrja Etemi, Tetovë

Te njeriu gjithnjë është e pranishme kureshtja për të eksploruar të panjohurën, për të zbuluar gjërat e mbështjellura me aureolën e harresës. Prandaj, edhe tek unë nuk mungon ky xiglim, sidomos kur është çështja për të kaluarën e të parëve tanë, në vendbanimet që i takoj, e ku, mospërfillja gati është bërë trend. Me këtë nuk pretendoj vetëm të çjerri tisin e anamnezës që ka pllakosur, të thuash, gati çdo vlerë kombëtare dhe pasuri historike, por edhe të mundohem t’i shpëtoj ato nga humbëtirat e kohës. E , me këtë rast, papandehur i dorëzohem impulsit për të shuar xixat prafulluese të kërshërisë sime përgjëruese për të njohur, kuptuar dhe publikuar historikun e çdo vendbanimi shqiptar të trollit të Iliridës, këtë histori të mbarsur me krajata e tundime, por edhe me mburje e krenari.
Për synimin tim në vazhdim (të “eksplorimit” të Sobrit), kam mëdyshje në ekzistimin e dokumenteve në gjuhën shqipe për këtë vendbanim të hershëm të zonës së Pollogut (që me gjithë dëshirë e kënaqësi do t’iu referohesha, edhe pse nuk kam lënë gur pa vërtitur për këtë qëllim), por ,ja që, shkrime për këtë destinacion, papandehur më shpërfaqen nga areali i literaturës sllave të kohës së “Kralevinës”, i sistemuar me përkujdesjen dhe elegancën e rafinuar nga institucionet akademike të sistemit Ish – Jugosllav, ku kanë shtrirë dorën edhe në tokat e vendbanimet me popullatë autoktone shqiptare (arbanase), siç i konsideronte perandoria mesjetare serbe. Kësaj radhe pikësynim kam fshatin Orashë të Tetovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ja, në vazhdim po i shtroj parametrat retushuar:

Qyteti: Sobri, qendër regjionale. Foto 160,161.
Literat.: R.Grujiq 1933,40; – T. Tomoski 1976, 257 – 259; – I. Mikulçiq 1982, 135 – 138

Vendpozita. Qyteti antik, “Sobri” shtrihet në pjesën më të lartë të një krahu, i cili nga masiv malor i Sharrit, lëshohet drejt Vardarit. Pjesa jugore e këtij segmenti mbaron në Grykën e Dervenit, duke u mbyllur anën veriore. Qyteti është 1 km. larg nga Vardari dhe 3 km. në juglindje të Orashës, që ngritet në 110 m. lart mbi lum. Të dy anët i ka të rrëpinjta dhe bien thikë në thellësitë e përrenjve të Lumit të Lubotenit dhe në një përrua. Ka një qasje të lehtë nga veriu dhe jugu. Në teposhtëzën – në anën lindore të Qytetit, shtrihen xeheroret e vjetra të hekurit e argjendit, dhe gërmadhat nga punimet e kryera të Radushës (kromit). Përmes Grykës së Dervenit ka luajtur rruga e moçme nga Shkupi drejt Pollogut, dhe te Qytetit është ndarë një rrugë që çon drejt Vratnicës në veri, dhe që lakonte e penetrohej nëpër fshatrat e Kosovës, Kaçanik e Prizren.

Foto 160. “Kalaja, Qyteti, Sobri” Orasha, Fortesë xehtarësh dhe pikë kufitare e antikës së vonshme, e rindërtuar edhe në shekujt e mesjetës së vonshme (qyteti Sobri; rekonstruksion)

Mbetjet më të vjetra. Në kohën e antikës së vonshme në Qytet kanë qenë të ngritur mure me teknikën e ashtuquajtur suvatë e fortë, mure këto që kanë rrethuar 3 hapësira:
Akropola ka përfshirë hapësirë prej 0,8 ha, ndërsa muri ka qenë i përforcuar me disa kulla, dy bastione ballore, paramure dhe hendeqe para tyre, të prerë në tokën karstike. Përgjatë akropolës, mespërmes ka çuar një rrugë e gjerë e trasuar mbi shkëmbinjtë e zhveshur, ndërsa nga të dy anët e tyre janë ngulitur themelet e disa shtëpive në formë trekëndore, të ndërfutur në një nga dy radhët e mureve. Shtëpitë janë të formave urbane skematike harmonike dhe mbajnë elemente të periudhës së hershme bizantine, edhe pse është e besueshme që janë rinovuar dhe shfrytëzuar edhe në shekujt e mesjetës së vonshme.
Pjesët perëndimore të paralagjes janë shtrirë në pjerrësirat në perëndim nga akropola, duke u mbështetur në të përgjatë gjithë përshkimit, e që ka përfshi sipërfaqe prej 1,5 ha. Në muret (me malter) kanë qenë të përforcuara kullat kontrafore për të depërtuar këtu edhe themelet e ngrehinave. Edhe në anën veriore, para akropolës, ka patur ndërtesa të madhësive dhe materialeve, si në strukturat që përmendëm.

Në fazat e mëvonshme, në kullën e anës verilindore është ndërtuar një mur i ri drejt verilindjes, ku u përforcua edhe hapësira në lindje të saj. Nga jashtë, në distancë prej 20-40 m, para mureve kanë qenë të shtruar bedene të forta nga guri dhe llaçi, që ka shërbyer si pararojë e krejt kalasë. Hapësira e brendshme është njësoj e mbushur me shtëpi me skema të drejta dhe paralele.
Në anën veriore të fortesës, në majën e rrafshtë të kodrinës, në hapësirën prej 3 ha është shtrirë vendbanimi i heshtur. Gjeturinat në këtë fortesë janë evidente: qeramikë, shumë moneta nga sh. 4-6, shumë copa të imta të materialeve të farkëtuara nga hekuri, bronzi dhe argjendi.
Fortesa ka kontrolluar kufirin ndërmjet provincave Prevalitana dhe Dardania, e cila ka qenë e tërhequr përmes këtij përshkimi. Në të njëjtën kohë ka mbrojtur dhe siguruar xeheroret e afërta që i përmendëm mësipër, ku përpunimi i metaleve paraqiste bazë të fuqishme ekonomike për banorët vendasë, por edhe përreth.
Mbetjet mesjetare. Në muret e akropolës shihen intervenime të shumta në mesjetën e vonshme: ka qenë ndërtuar bastion-kulla në veri dhe muri në jugperëndim të saj, me gjysmëkullën në fundin perëndimor dhe galeri të përbërë me shkallë me pengesa para saj. Aty shihen bile, edhe dy apo tre intervenime plotësuese. Ballorja jugore e akropolës ka qenë e ndërtuar tërësisht që, sot mund të arrijë lartësinë nga 9-11 m. Kjo të lë përshtypjen e një vlere monumentale dhe atraktive, me çka qyteti Sobri llogaritet ndër fortesat mesjetare më atraktive dhe më të mirëmbajtur. Ballina është e shtrirë në vijën e drejtë perëndim-lindje, e gjatë 30 m, kurse në një nga dy kullat ka shenja të donzhonit (nga sh.13-14). Pranë saj, në anën e brendshme ka qenë e ndërtuar një ndërtesë katërkëndore–kuzhinë apo han,e katet mbi të, padyshim,kanë shërbyer për banesa.
Në mesjetën e vonshme, përveç akropolës, kanë qenë të banueshëm edhe dy paralagjet dhe varoshi i pafortifikuar në veri, në të cilin, në anën veriore shtrihen rrënojat e një kishe mesjetare. Kisha është pjesërisht e zbuluar nga R.Grujiqi (në vitin 1939). Në krejt hapësirën hasësh në mbetje apo copëza të poçërisë mesjetare dhe materiale të farkëtuara nga hekuri (thika, maja shigjetash të modeleve mesjetare, vegla, hallka, pyka, gozhda etj.). Një mamuze e hekurt me formë specifike, të çon në shekujt 9 e dhjetë, ndërsa akçet turke të sh.15, përfaqësojnë kornizën kohore në të cilën ka ekzistuar fortesa.
Fortesa e Sobrit ka patur funksion thuajse të njëjtë si edhe në antikën e vonë, d.m.th. i ka ruajtur dy udhët e përmendura mësipër dhe vendkalimet e Dinstriktit kufitar të Bizantit drejt dy rrajoneve gjysmë të pavarur të anës së Kosovës përmes Sharrit, e që i kontrollonte edhe xeheroret e rinovuara në këtë zonë. Fortifikimin e saj monumental, qyteti Sobri (që banohej me popullatë vendase Ilire, S.E.), e ka fituar, padyshim pas pushtimeve sllave të Pollogut dhe pas rrënimit të Leshkës si qendër bizantine (më 1190). Paskëtej, Sobri kthehet në qendër kryesore të këtij rajoni, e, padyshim, edhe epiqendër ekonomike, në saje të xeheroreve dhe metalurgjisë. Jo vetëm në fortifikatë, por edhe në vendbanimet përreth, gjenden një numër i madh i gropave ku janë përpunuar metalet, me thëngjill të karbonizuar ku është shkrirë hekuri, bakri dhe argjendi. Në këtë regjion, edhe sot e kësaj dite gjenden gërmadhat e xeheroreve Jegunoc dhe Radushë.
Përveç kësaj, si duket, edhe Turqit i kanë shfrytëzuar këto xeherore, e për këtë, edhe kalanë e Sobrit. Mund të jetë e mundshme që, edhe intervenimet e fundit në kala të datojnë nga koha e Turqisë. Në defterët turk të v. 1467/68, me vendbanimin Sobri ( i cili atëherë ka numëruar 73 shtëpi) përmendet edhe fortesa Sobri. (V. Kravari, 1989, 221).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu