ARKIVI:
18 Tetor 2024

Intervistë e ish-Presidentit të Kosovës Prof. Fatmir Sejdiu , e vitit 2007, e cila përputhet me zhvillimet e sotshme

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Prof.dr. Fatmir Sejdiu, ligjërues i rregullt i Historisë së shtetit dhe së drejtës, gjatë katër dekadave në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës, si dhe në atë të Tetovës, është njëri nga njohësit më të mirë të zhvillimeve në Ballkan.

Ai si ekspert i dëshmuar në fushën e Jurisprudencës disa herë ka qenë i ftuar edhe në Konferenca të ndryshme ndërkombëtare, që temë kanë pasur Kosovën dhe vendet e Evropës Juglindore.

Sejdiu si trashëgimtar i Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga viti 2006 e deri në vitin 2010,ka pasur takime të shpeshta me burrështetas të njohur të botës.

Patjetër duhet theksuar edhe bashkëpunimin e tij, tejet korrekt me zotin Martti Ahtisaari, i  deleguar special i OKB- së, për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Konferenca Ndërkombëtare mbi Kosovën, e organizuar më 6 shkurt të vitit 1999, në Kështjellën  Rambouillet të Francës, dihet që synim parësor pati ndërprerjen e Luftës dhe masakrave serbe mbi shqiptarët e pambrojtur.

Delegacioni i Kosovës me gjithë rezervat që kishte nënshkroi të gjitha marrëveshjet e dala nga kjo Konferencë .

Mirëpo, delegacioni serbë ishte ai që me refuzimin e çdo marrëveshje e përkeqësoi edhe më tepër situatën në Kosovë.

Gjatë kohës së punimeve të kësaj Konference në Kosovë, u vranë dhe masakruan mijëra shqiptarë.

Ato ditë ndodhi  edhe eksodi biblik i tyre . Aleanca e Paktit NATO , që orë e çast njoftohej mbi masakrat dhe dhunimet që po kryenin ushtarë, policë e paramilitarë serbë në burra, gra e fëmijë të Kosovës, u detyrua që të fillojë bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë.

Përkundër lëshimeve që bëri delegacioni ynë vullneti i popullit të Kosovës, i shprehur në Referendumin gjithëpupullor të shtatorit të vitit 1991,nuk u jetësua deri më 17 shkurt të vitit 2008.

Deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës u deshtë edhe shumë punë.  Pas vdekjes së Presidentit, Dr.Ibrahim Rugova, kur po ofronte faza finale e përcaktimit të statusit të Kosovës, e gjithë barra do të bije mbi pasardhësin e tij, prof .dr. Fatmir  Sejdiu.

Prof.dr. Fatmir Sejdiu, në takime të shpeshta pune me z. Martti  Ahtisaari, diplomat i shquar dhe ish-  President i Finlandës, gjatë  viteve 1994- 2000, ia del që ta bind atë, që çdo status tjetër përveç Pavarësisë së Kosovës, çon në gjakderdhje të re.

Në të njëjtën kohë “ Le Matin ”një e përditshme e Zvicrës, frankofone më 3 shkurt të vitit 2007, përcjell një prononcim të shkurtër të Presidentit, Fatmir Sejdiu, në të cilin thuhet:  ” Kosova drejt Pavarësisë”

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga dhënia e një Interviste e ish- Presidentit të Republikës së Kosovës, prof.dr.Fatmir Sejdiu, televizionit “ Klan” të Shqipërisë, gjithçka përputhet me ngjarjet e sotme, në Kosovë dhe implikimin e Rusisë, që  zjarrin e luftës me Ukrainën, më çdo kusht po mundohet ta bart në Ballkanin, e trazuar nga bandat kriminale të Vuçiqit.

Në video- incizimin e më poshtëm do ta gjeni të plotë intervistën e  z .Sejdiu ,dhënë më 22 tetor të vitit 2007, gazetarit dhe publicistit të njohur Blendi Fevziu.

Nëse intervista përcillet me vëmendje dhe paanime politike do të shihet qartë që prof.dr. Fatmir  Sejdiu,ish- President i Republikës së Kosovës, ka bërë parashikime të sakta, që s’mund t’u hiqet as edhe një ashkël.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kam pasur nderin ta kem profesor ne fillim të viteve 1980, ka qene i pergaditur dhe shume i afert me ne,studentet .
    Edhe ne politike u tregua i suksesshem e vizionar, por i bene trathetine, ata qe i ngriti ne pozita,si çifti i Isa Mustafes .
    Edhe pse kane kaluar 16 vjet nga kjo interviste aq bukur i ka thene gjanat sa nuk mund t’u hiqet as edhe nje presje. Profesori Fatmir ka qene edhe Atdhetar i Madh, ne vitin 1989 ne sallen 1 Tetori ,gjate kohes se demonstratave ka qendruar panderpre me studentet. Te tjeret nuk e kane ba kete . Prof.dr. Fatmir Sejdiu ishte edhe mbetet udheheqesi ma i mire i Kosoves .
    Profesor te uroj shendet e jete te gjate !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu