ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Avdullah Hoti, ha torte bir, se ne që të durojmë nuk e meritojmë më mirë

Shkrime relevante

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Keshillat e Von Cramon për Albinin nuk dallojnë aspak nga urdhrat e Grenelit, Lajçakut dhe Borrelit.
Vetëm se janë të formuluara pak më butësisht, respektivisht me më shumë sens diplomatik.
Albini në këtë dialog do ta ketë shume vështirë, jo për shkak të diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtonit, por për shkak të barrës së rëndë dhe tragjike që ia kanë lënë prapa dhe ngarkuar mbi shpinë qeveritë e kaluara.
Marrëveshjet ani kombëtare dhe anti shtetërore që janë nënshkruar në Bruksel nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk mund të kthehen ma në pikën zero. As marrveshja për Zajednicën të cilën këta dy matrapazë e paten dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese pas trysnisë së paparë të Vetëvendosjes, nuk do të kthehet ma në pikën zero.
Për Brukselin dhe Uashingtonin marrëveshjet duhet të respektohen, pavarësisht sa e dëmtojnë rëndë shtetin e krijuar me kaq shumë gjakderdhje, mund e sakrificë.
Ata që. thonë: “na kanë çliruar të tjerët”, me qëllim po harrojnë se politika serbe na ka pirë gjakun dy shekuj rresht, pikërisht me ndihmën e këtyre të tjerëve.
Po harrojnë se as Franca e as Italia që janë ndër shtetet më të mëdha të Evropës nuk u çliruan vetë nga hordhitë nazifashiste të Hitlerit
Po harrojnë se gjakderdhja dhe sakrifica jonë nuk ka filluar në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.
Po harrojnë se gjenerata të tëra njerëzish të pafajshëm, s’kanë jetuar, por kanë vuajtur si Krishti në kryq për të mbijetuar.
Kanë vuajtur sa s’ka më tepër, kurrë askujt pa i pasur borxh, për asgjë.
Jo, të dashur vëllezër dhe motra, rezistenca jonë s’ka filluar me Ukshin Hotin dhe s’ka mbaruar me Adem Jasharin.
Ata dy janë mishërim i çlirimit, lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë si askush para dhe pas tyre.
Janë dy engjëj që luftën për çlirim, liri, pavarësi, barazi, drejtësi dhe shtetësi, e ngritën në piadestalin më të lartë dhe me të pastër të dinjitetit njerëzor, kombëtar dhe universal.
Sikur Hashimi dhe Isa t’i kishin dëmtuar familjet dhe pronat e tyre private, respektivisht sikur t’ia kishin dhuruar ndonjë krimineli serb të luftës, do të ishte krejt në rregull, por ata pasurinë e tyre e zgjeruan pafundësisht, ndërkaq popullit dhe shtetit ia qn duke e mbështetur për muri si mos më keq.
E po edhe ne e kemi nga një jetë. Jo nga dy, tri ose katër.
Le ta shohin tani aty ku janë se jeta e kujt është më e vlefshme.
Në fakt unë nuk do të doja asesi që keqbëria ndaj popullit dhe shtetit të tyre, të përkthehet në Haag si keqbërie ndaj shtetit gjenocidal serb, sepse gjeneratave të ardhshme do t’iu krijohej bindja, se ishin Supermena që i çliruan etërit e tyre nga robëria shekullore.
Sepse një gënjeshtër e tillë do të ishte vrasësja më e madhe jo vetëm e së vërtetës, por edhe e sakrificës së vërtetë të të gjiithë atyre engjëjve dhe engjëllushave të pafajshme, që ranë në altarin e lirisë.
Për familjarët e tyre të mbijetuar, që s’kanë asgjë ma për të humbur, nderi dhe dinjiteti i tyre është më i vlefshëm se gjthcka tjetër.
Prandaj nuk do të pajtoheshin asesi me një histori të rrejshme të shkruar nga njerëzit matrapazë.
E pyes vetën dhe juve miq të dashur dhe mikesha, çfarë kushtesh do të duhej të plotësonin politikanët tanë që na keqsunduan dy dekada, për ta merituar epitetin dështakë, dashakeqë, keqbërës dhe tradhtarë ?
A nuk ishin si në aspektin individual, po ashtu edhe në aspektin grupor
1. Gënjeshtarë,
2. Vrasës
3. Mashtrues
4. Psikopatë
5. Narcisoidë
6. Intrigantë
7. Tinëzarë
8. Nepotistë
9. Lëkurë trashë
10. Tradhtarë
11. Lakmitarë
12. Sadistë
13. Makijavelistë
14. Zullumçarë
15. Gjysmë analfabetë
16. Mediokritë dhe
17. Parazitë ?
Cilën prej këtyre kushteve mbetën pa e plotësuar këta matrapazë me stazh pushtetarë 20 vjeçarë ?
Lë të del një Ajnshtajn dhe le t’më tregojë, se a ekziston një e keqe e vetme prej së cilës na kanë kursyer, këta njerëz mosmirënjohës dhe bukpermystë?
Nëse del një Ajnshtajn shqipfolës dhe më bind që nuk i kishin këto veti të shëmtuara, unë do t’ia jap dorën me gjithë zemër për ta përgëzuar për talentin e tij të paparë mashtrues dhe manipulues.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu