ARKIVI:
18 Tetor 2024

Doli nga shtypi libri autobiografik ” Lufta e Ndyrë e Shërbimit Sekret Jugosllav” i Bajram Mehmetit, edhe në gjuhën angleze

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Romani autobiografik, “Lufta e Ndyrë e Shërbimit Sekret Jugosllav” i autorit Bajram Mehmeti, tashmë botim i përkthyer edhe në Gjuhën angleze, pas botimit të mëhershëm në gjuhën frënge! 

Bajram Mehmeti, përmes këtij libri pasqyron vuajtjet e shqiptarëve në vitet e ’80-ta, duke i akuzuar “bashkim për veprimtari armiqësore”, “propagandë armiqësore”, “nacionalizëm dhe irredentizëm”, e që sipas KODIT të RSFJ-së, ishin “vepra penale”. 

Përmes, “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret”, kadeti dhjetar i asaj kohe, ka treguar për moralin e fortë të djemve shqiptar që bartnin uniformën ushtarake, e të cilët në mënyra të ndryshme, ishin vënë në përkrahje të studentëve shqiptarë, në përkrahje të popullit shqiptar. Ushtarakët shqiptarë ishin në përkrahje të demonstratave dhe veprimtarive atdhetare të viteve 80-ta. Autori, edhe pse ishte i vetëdijshëm që e priste dënimi i rëndë nga Gjykata ushtarake e Beogradit, në asnjë rast nuk ishte dorëzuar para dhunës dhe kërcënimit. Sikurse, nuk ishin nënshtruar edhe shumë djem e vajza shqiptare. 

Proceset e montuara politike ishin bërë edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve shqiptarë, që autori i quan “udbash”, duke i treguar me emër dhe mbiemër, e nga të cilët kërkon së paku një kërkim falje apo rrëfim për kohën sa punonin në shërbim të UDB-së. Autori i këtij libri, duke qenë viktimë e këtyre proceseve të montuara politike, ka treguar për vuajtjet e familjeve që kishin djemtë me uniformën ushtarake, e që nuk ishin të paktë. 

Bajram Mehmeti, në vitin 1993, edhe pse në mungesë, ishte dënuar nga Gjykata serbe me 6 vite burgim. Para kësaj, Bajrami kishte vuajtur 3.5 vite nëpër burgjet serbe, si kadet ushtarak. 

Libri është përkthim dhe botim i “Jalifat Publishing” me seli në Houston-Texas! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu