ARKIVI:
18 Tetor 2024

MPB bashkëbisedoi me mërgimtarët në Aeroportin e Prishtinës: “Adem Jashari” për fushatën “Festo me Zemër, jo me armë”

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Prishtinë, 19 Korrik 

MPB bashkëbisedoi me mërgimtarët në Aeroportin e Prishtinës: “Adem Jashari”  për fushatën “Festo me Zemër, jo me armë”  

Në Kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me Armë”, sot është mbajtur aktiviteti i promovimit të fushatës me mërgimtarët që vinin përmes aeroportit ndërkombëtar: “Adem Jashari” në Prishtinë. 

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, së bashku me një ekip nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së, bashkëbiseduan dhe shpërndanë mesazhet kryesore të fushatës për parandalimin e gjuajtjeve festive me mërgimtarët. 

Forhåndsvisning av bilde

Zëvendësministri Gashani kërkoi nga mërgimtarët që këtë mesazh për parandalimin e të shtënave festive ta ndajnë dhe me familjarët e tyre në Kosovës, sidomos  në ambiente festive ku marrin pjesë për t’i njoftuar qytetarët mbi pasojat që vijnë nga të shtënat gjatë gëzimeve familjare. 

Forhåndsvisning av bilde

“Është e rëndësishme që në ahengjet tuaj të festoni pa të shtëna me armë. E shtëna me armë nuk është traditë, i përket të kaluarës, andaj ju ftojmë që të bashkëpunoni me Policinë e Kosovës, në raste kur jeni ne ambiente ku ka prani, apo të shtëna me armë.

Forhåndsvisning av bilde

Me të gjithë akterët institucional dhe të sigurisë po punojmë ngushtë që të parandalojmë të shtënat festive dhe të rrisim nivelin e sigurisë në vend”, theksoi ndër të tjera zëvendësministri Gashani. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa mërgimtarët që vinin në Kosovë e mirëpriten nismën e MPB-së për këtë fushatë dhe premtuan që të njëjtat mesazhe t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre. 

Forhåndsvisning av bilde

Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht  fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë’ me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë. Aktivitete të tjera do të përcjellin fushatën gjatë ditëve dhe muajve në vijim, për të ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të rritur numrin e raportimeve për të shtënat festive. 

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Si duket, shqiptarët, edhe ata që janë të paguar të kujdeset për mirëqenien e shtetasve të Kosovës nuk e kanë të qartë që dalja në aeroport e një Zëvendësministri me njerëzit e tij është humbje kohe e tyre dhe atyre që kanë ardhur në Atdhe përmes aeroportit.Vetem ligji bën punë! Një nen i veçantë në Ligjin Penal! 10.000.00 Euro dënim për personin që gjuan me armë dhe 10.000.00 Euro për të zotin e dasmës! Dhe nga 6 muaj burg. Nuk kanë t’i paguajnë, 5 vjet burg efektiv, pa masa lehtësuese, sepse gjuajtja me armë në një dasmë është budallaki,mendjeletesi ose mendjemadhësi! Dhe dënim kryesor-ndërprerja e dasmës dhe shpërndarja e dasmorëve!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu