ARKIVI:
19 Tetor 2024

Kryetari Glauk Konjufca zhvilloi takim me kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit francez, gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Senatit Francez, z. Gerard Larcher, që shoqërohej nga Nënkryetari i Parë, ish-ministri Roger Karoutchi, nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, z. Christian Cambon, nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkan Perëndimor, zj. Marta de Cidrac dhe nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë për Kosovën, zj. Laure Darcos.  

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës.  

Forhåndsvisning av bilde

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se këto marrëdhënie janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë.  

Forhåndsvisning av bilde

Kryetari Konjufca falënderoi z. Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet tona aleate të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit tonë strategjik. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryetari i Kuvendit theksoi se Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj, andaj shprehu interesimin dhe përkushtimin në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit.

Forhåndsvisning av bilde

Si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët. 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu