Në foto: Paria e Tregovishtes (Rozhajës) , në vitin 1924
Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi
- Intervistë me Ali Dacin, mësimdhënësin dhe aktivistin e njohur nga komuna e Rozhajës si dhe nënkryetarin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”.
Në mënyrë që të jipet një tablo e plotë për ngjarjet e Masbjeshkës (Sanxhakut) për librin NJË BISEDË (e papërfunduar) ME HASAN MEKULIN dhe INTERVISTA NGA SANXHAKU e zhvilluam një bisedë të gjerë edhe me Ali Dacin, mësimdhënësin e poetin nga Rozhaja. Ali Daci është një i madh , ndoshta më i madhi aktulisht ndër shqiptarë, që e njef në thelb historinë e hidhur të asimilimit të shqiptarëve, ku për shkak të shtypjes së pandalshme shqiptarët detyrohen ta braktisin përkatësinë e tyre shqiptare. Madje ka edhe nga të afërm të tij që mungesa e shkollimit në gjuhën shqipe ka ndikuar të deklarohen ata që nuk janë: boshnjak!
Ai e rithekson vazhdimisht politikën diskriminuese të shtetit të Malit të Zi, që ende sot e kësaj dite udhëhiqet nga qeveria malazeze, të cilët si 5.5 % në numrin e përgjithshëm të popullsisë, vazhdojnë të jenë të pazëshëm , të keqtrajtuar dhe pothuaj krejtësisht të pa përkrahur, sikur të mos jetonin në tokën e tyre të stërlashtë.
Kush është Ali Daci ?
Une kam lindur në fshatin Dacaj të Malësisë së Rozhajës, më 3 dhjetor 1959. Isha fëmiu I tretë i prindërve Nezir Ajdin Daci dhe Begie Hysen Nilçi. Nëna ime është nga Shtupeqi i Madh, katund ky në krahinën e Rugovës. Pas meje prinderit e mi patën edhe 6 vajza dhe një djalë. Që të gjithë shëndosh dhe mirë deri në dtën e sotme. Meqë babai im ishte i pa punë, ne fëmijët më goxha vështirësi arritëm t’i bëhemi atij krah pune. Kushtet jetësore qenë të tilla, saqë duheshin mjaft sakrifica për të rritur, edukuar dhe arsimuar dhjetë fëmijë. Megjithatë prindërit e mi ia dolën . Babai im shkronjat e para i kishte mësuar në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga mësues Spiro Rexha nga Vlora, pasiqë në atë kohë, siç e quanin pleqtë tanë “Koha e Shipnisë” në Rozhajë, e që ishte nënprefekturë e prefekturës së Pejës, shteti shqiptar, më inisiativën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, vetëm në këtë nënprefekturë kishte hapur plot 13 shkolla në gjuhën shqipe dhe mësues ishin emëruar normalistët e Elbasanit, qoftë nga Kosova apo Shqipëria. Pas pushtimit sllavo – komunist, shkollat shqipe dhunshëm u mbyllëm dhe mësuesit u përndjekën e disa edhe u pushkatuan nga OZNA komuniste. Shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë u zëvendësuan me shkollat ideologjike komuniste më mësim në gjuhën serbokroate. Kështu, unë mësimet në shkollën që kishin ngritur me vetë inisiativë prindërit tanë, i fillova në gjuhën e huaj sllave. Meqë nuk e njihja gjuhën e mësuesit e as mësuesi gjuhën time, unë më vështirësi mësova alfabetin cirilik nga “Bukvari” serb. Katër klasat e fillores, sa kishte shkolla në Dacaj i përfundova në gjuhën serbe dhe pas këtyre babai më dërgoj në shkollën shqipe të fshatit Novosellë të Pejës. Në klasën e pestë mësova alfabetin e shenjtë të gjuhës amtare. Pas mbarimit të shkollës fillore, mësimet i ndoqa në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahia “ në Pejë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në armatën jugosllave, u regjistrova në SHLP ” Bajram Curri” ku edhe u diplomova në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe. Nga viti 1989 jam mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore Dacaj, këtu në vendlindje.
Çka mund të thoni e si ta përshkruani vendlindjen tuaj, këtë vend aq të bukur , por me një histori tragjike ?
Është e vertetë se edhe vendlindja ime, si gjithë trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi, gjatë shekullit të fundit ka përjetuar degradim të plotë në çdo fushë të jetës. Po flas vetëm për kohën e sundimit monist jugosllav këtu. Siç e thashë edhe më lart, pushtimi jugosllav kombit shqiptar i ka kushtuar shumë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni , Luginë e Preshevës, Sanxhak e kudo ku frymonin shqip. Me mbylljen e shkollave shqipe dhe zëvendësimin e tyre më mësim në gjuhën sllave , shqiptarët e Rozhajës humbën përfundimisht shpresat për një progres edukues dhe përparues në trojet e veta. Elita komuniste e freskuar më forcën çetnike, ngulfati çdo gjë që kishte karakter kombëtar shqiptar. Partia komuniste shkeli të drejtat elementare të shqiptarëve këtu, duke u mohuar në radhë të parë gjuhën, arsimimin dhe duke shkatërruar kulturën shpirtërore dhe atë materiale të kombit shqiptar, gjithnjë në saje të motos famëkeqe të bashkim-vëllazërimit. Shqiptarët e Rozhajës, sikurse ata të Plavës , Gucisë dhe të Tivarit, u diskriminuan mizorisht, pasi që ishin edhe si pakicë në kuadër të etnitetit që fliste gjuhën sllavofone. Fatkeqësisht prijësit e tyre ushtarak dhe shpirtëror u torturuan dhe u pushkatuan nga klika komuniste, kush me gjyq e kush pa gjyq. Eliminimi i komandantëve të forcave vullnetare shqiptare që luftuan me mish e me shpirt për Shqipërinë etnike, prijësve fetarë e bajraktarëve të vendit , dhunshëm iu muar jeta. Meqë mësimi sllav u imponua, pak djem dhe vajza të asaj kohe mbaruan katër klasët e fillores. Prindërit dhe gjyshërit tanë, jo rrallëherë kanë treguar skena rrënqethëse rreth sjelljes së mësuesve serbë ndaj nxënësve shqiptarë. Rrahjet deri në alivanosje dhe përdorimi i dhunës ndaj nxënësve ishte përditshmëri. Fëmijët asqë guxonin të rrëfenin në shtëpi, por edhe si të rrëfeheshin për keqtrajtimin. Prindërit ishin të pazotët t’u ndihmonin pasiqë shkollimi ishte i obligueshëm dhe mësimi i gjuhës sllave i detyrueshëm. Për shkak të mungesës së shkollës në gjuhën shqipe, si në Rozhajë ashtu edhe nga Plava e Gucia, me dhjetra fëmijë thyen kufirin dhe ikën në Shqipëri, me qëllim të arsimimit në gjuhën amtare. Katër kushërinj dhe axha im e ndoqën këtë rrugë dhe ia arritën qëllimit. Në Shqipëri gjetën gjuhën e nënës dhe atje arritën deri në shkallën e doktorit të shkencave dhe qenë anëtarë të akademive përkatëse. Kështu për njëzet vjet me radhë, shumë gjenerata përjetuan dhunën dhe nënçmimin nga mësuesit komunistë sllavë. Kulmi i asimilimit arriti shpejt dhe në zonat ku u mbyllën shkollat shqipe, avancoj shumë serbishtja dhe mbrenda 5 dekadave shumica u asimiluan dhunshëm. Ngeli vetëm Malësia e Rozhajës si pararojë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, kjo pjesë e pastër etnike, e që në vitet 1957-67 u shpërngul dhunshëm, pjesa me e madhe e tyre për në Turqi. Në bashkësinë lokale të Dacajve, në vitin 1968 u rihap shkolla katër klasëshe në gjuhën shqipe me mësues shqiptarë. Nga ajo kohë e deri me sot kjo shkollë u rrit në shkollë të plotë 8 vjeçare dhe në vitin 1990 u bë institucion publik i pavarur nga shkollat e tjera. Gjeneratat me radhë këtu u edukuan në gjuhën amtare dhe mësimet e mesme i morën në Kosovë apo në shkollat e mesme këtu në gjuhën joamtare. Një numër i konsiderueshëm kanë mbaruar fakultetet në Prishtinë dhe shumica e tyre jetojnë dhe punojnë atje.
Zakonisht flitet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, mirëpo për Rozhajën flitet rrallë, sikur të mos ekzistonte ? Pse ndodhë kështu?
Sigurisht që për ne flitet rrallë, e mos të them fare. Kjo ka bërë që në të jemi kështu edhe si jemi, pakicë , krejt e pazëshme dhe krejtësisht e pa përkrahur. Duke qënë pakicë shqiptare, me 5.3 % të popullsisë, ne sot gati sa nuk hetohemi se jemi në tokën tonë , në saje të politikës diskriminuese që ende sot udhëheq qeveria malazeze ndaj shqiptarëve këtu. Nuk mund të tërheqim një paralele mes Kosovës Lindore dhe shqiptarëve nën Malin e Zi, jo për një arësye ,por për shumë. Në radhë të parë shqiptarët në Mal të Zi shtrihen gjithandej kufirit me shtetet amë , më Kosovën dhe Shqipërinë dhe se tani nuk kanë një kompaktësi gjeografike siç e kishin dikur, pasiqë kur dua të shkoj në Plavë e Guci, sot me duhet të kaloj tri qytete me popullsi sllavofone, Beranën, Andrijeviçën dhe Morinën, e mos të flasim për largësinë tonë gjeografike me Malësinë ( Tuzin), apo edhe me qindra kilometra që na ndajnë nga Tivari, Ulqini e Kraja. Kjo largësi pamundëson bashkëpunimin tonë aq të nevojshëm. Edhe sikur subjektet politike shqiptare të vepronin unike, ne nuk do të mund të përfaqësoheshim ashtu si duhet, pasi që elektorati votues shqiptar këtu është i vogël, andaj edhe zëri ynë dëgjohet rrallë përmes gojës së tjerëve. Ndoshta kemi fatin e njëjtë me vëllëzerit çamë, edhe pse ne akoma jetojmë në trojet tona. E them të njëjtin fat, sepse edhe ne na shpërgulen për në Turqi sikur çamët. Edhe ne na asimiluan sikurse ata edhe ne i lamë trojet e të parëve pa të drejtë kthimi sikurse çamët. Këtu ka shumë për t’u thënë, por ja, kjo është e vërteta, të jetosh pa shpresën për të ardhmen tënde dhe të femijëve të tu, është kulmi i fatkeqësisë. Ne duhet të qëndrojmë në trojet tona me çdo kusht, andaj edhe jemi pakicë. Plava e Gucia gjatë këtyre 100 viteve të ndarjes nga shteti amë, edhe ajo është përgjysmuar dhe asimiluar. Po më keq se ne qëndron Sanxhaku me Pazarin e Ri dhe populli i tij. Edhe atje me përpikmëri është zbatuar projekti antishqiptar famëkeq i Vasa Çubrilloviçit. “Naçertanja” famëkeqe për dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve. Me ftesën tuaj,para disa vitesh ishim në Rrozhajë.
Në këtë mjedis vetëm një pakicë e flet shqipen, madje edhe të moshuarit me plisin në kokë, simbol i lashtë identitar, flasin serbisht . Pse dhe si erdhi puna deri këtu që edhe gjeneratat më të vjetra ta harrojnë gjuhën shqipe?
Thashë se Tregovishta e dikurshme shqiptare, Rozhaja e sotme është e asimiluar në një nacionalitet të pakuptimtë boshnjak , pa dëshirën e vet. Është e vertetë se disa nga shqiptarët e Rozhajës apo rrethinës mbajnë plisin e bardhë mbi kokë, më të cilin duan që veten ta dallojnë nga të tjerët dhe të identifikohen si shqiptarë, por ç’ti bësh që me kohë kanë humbur monumentin më të shenjtë të kombit, gjuhën shqipe. Andaj, bartja e simboleve si plisi i bardhë apo edhe flamurit kombëtar nga shqiptarët e këtushëm, e dallon atë vizualisht nga korpusi tjetër nacional ,por edhe jo gjuha më të cilin ai komunikon. Ky është problemi numër një i yni,mësimi i gjuhës shqipe. E më një shkollë fillore 9 klasëshe shqipe, zor që mund të rikthehet gjuha në Rozhajë. Brezi i moshuar por edhe i mesëm e dinë gjenezën e vet shqiptare, ndërkaq brezi i ri pak a shumë e njeh dhe din për origjinën e vet. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ky popull ka dhënë maksimumin e vet në pritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova dhe kjo është një dëshmi e fortë se ende këtu vlon gjaku i shqiptarit. Edhe pse gjuhën shqipe shumica nuk e flet, ata shqiptarisht i pritën vëllezërit dhe motrat e tyre, bukë e krypë e zemër dhe hapen potrat e tyre në kohën më të veshtirë të genocidit serb mbi populli shqiptar në Kosovë. Gjatë dy viteve të luftës për çlirim kombëtar të Kosovës, kam qënë kryetar i Këshillit Emergjent për pritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova këtu në Rozhajë dhe shumë mirë e di rolin e secilit këtu. Andaj edhe mund të konstatoj se në gishtat e pëllëmbës së dorës, mund të numërohen ata individë ose familje që nuk i hapen dyert dhe zemrat e tyre për pritjen e të dëbuarve nga vatrat e tyre. Kjo më bënë krenar për punën që kam bërë mua dhe gjithë stafit tim të asaj kohe, por edhe për mikpritjen vëllazërore që populli dhe rrethina e Rozhajës tregoj.
Si studjues, mësimdhënës dhe aktivist i çështjes kombëtare qysh e sheh të ardhmen e shqiptarëve të asaj ane dhe a është, sipas jush, një çështje që nëse nuk mund të zgjidhet brenda strukturave të shtetit demokratike, duke e kërkuar ndihmesën e bashkësisë ndërkombëtare ?
Me vijimin e mësimeve në shkollat shqipe të Kosovës, unë pata rastin dhe mësova shumë nga profesorët e mi, por edhe nga vetë populli kosovar. Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 ka qenë dhe mbetet sprova më e madhe e popullit shqiptar atje, por edhe më gjerë. Unë këto demonstrata i përjetova nga afër si gjithë bashkëmoshatarët e mi të asaj kohe. Populli e kërkonte të shtrenjëten liri, ndërsa Jugosllavia fallco e shtypte rininë më gjithë forcën e hekurt dhe barotit që kishte. Qëndresa dhe vendosmëria e popullit shqiptar ishte unike dhe së me daljen në skenë të rinisë studentore , iu dridhën themelet Jugosllavisë titiste. Kjo periudhë deri në periudhën kohore 1990, ka qënë një kohë e ligë e burgosjeve dhe vrasjeve të rinisë shqiptare. Kjo mendoj se shqiptarët i ka kalitur se si t’iu qasen vështirësive, ta duan shkollën shqipe dhe atdheun e tyre. Më shfaqjen e pluralizmit në Mal të Zi, unë iu bashkova nismëtarëve nga Plava e Gucia për themelimin e subjektit politik shqiptar në Mal të Zi dhe se këtë e arritëm në vitin 1990 me themelimin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Nga themelimi i saj e deri më sot, jam anëtar i kryesisë së këtij subjekti, ndërsa për njëzet vite kam udhëhequr degën e Rozhajës. Më 1 mars të vitit 2015 kuvendi zgjedhor me shpalli kryetar nderi i degës së Lidhjës Demokratike në Rozhajë, për çka u jam shumë mirënjohës. Në vitin 2013 në Washington DS kam qënë pjesëmarrës i konferencës për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Në vitin 2009 kam themeluar Manifestimin Tradicional Lerar “Ora e Maleve” në Rozhajë , manifestim ky që u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës të shkaktuara në teritorin e Rozhajës. Në pranveren e vitit 1999 forcar serbo-malazeze vranë 21 civilë kosovarë, të cilët po kërkonin ndihmë në këtë komunë. Ata u vranë për të vetmin shkak që ishin shqiptarë. Rreth vrasjes së të përndjekurve në vitin 2009, kam botuar një libër faktografik rreth vrasjes së këtyre personave ,në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq. Andaj për t’i kujtuar këta martirë ne themeluam ketë manifestim letrar, në të cilin tash tetë vite kanë marrë pjesë krijues të dëgjuar të letrave shqipe nga mbarë hapësira shqiptare. Se sa është reale drejtësia malazeze, flet vetë fakti se të akuzuarit për vrasjen e refugjatëve në Husaj të Rozhajës me 18 prill 1999, u liruan si të pafajshëm edhe përkundër fakteve dhe dëshmive rrethe ngjarjes makabër.
Dalloheni me veprimtarinë tuaj si mbrojtës i të drejtave dhe lirive njerëzore dhe keni bërë mjaft për shqiptarëtr e Rrozhajës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi në mal të zi! A keni lënë diçka anash, duke mos e trajtuar …?
Pos punës në arsim jam përpjekur që me fakte të paraqes situatën alarmante të shqiptarëve këtu. Kam marr pjesë në dhjetra konferenca shkencore historike apo edhe sociale e humane, ku kam parashtruar faktet për diskriminim, asimilimin dhe shpopullimin e kësaj zone autoktone shqiptare. Jam munduar që ta njoftoj botën demokratike për rrethanet dhe klimën politike që ka mbretëruar dhe po mbretëron në Rozhajë e Sanxhak. Më këtë rast kam krijuar miqësi të madhe me shumë njerëz paqedashës e të vullnetit të mirë. Falë angazhimit dhe punës, kam arritur që deri diku të paraqes të vërtetën për shqiptarët. Kam publikuar dhe vazhdoj të punoj në publikimin e fakteve historike por edhe për ndodhitë e kohës. Mjerisht kjo zonë është frekuentuar pak nga politikanët dhe punëtorët shkencorë shqiptarë dhe si e tillë mbetet një fushë e paprekur e studimit në shumë lëmi. Pas përfundimit të luftës dhe fitores së shqiptarëve mbi agresorin serb, e të ndihmuar nga miqtë amerikanë dhe aleatët e tyre, Kosova arriti çlirimin dhe pavarësinë. Shqiptarët e Rozhajës si kurrë më parë iu gëzuan kësaj fitoreje të shumë pritur. Duke parë sigurinë dhe përparimin e Kosovës nga viti 1999, nga kjo trevë migruan drejt Kosovës shumë familje shqiptare. Kështu sot vetëm në Malësinë e Rozhajës kemi 3 fshatra tërësisht të zbrazura. Fatkeqësisht kjo shpërngulje ka varfëruar skajshmërisht faktorin shqiptar këtu. Kjo ka sjellë zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkollën e vetme shqipe në Dacaj dhe ka zvogëluar numrin e votuesve shqiptarë në këtë vendvotim, më ç’rast ka pakësuar akoma më shumë ndikimin tonë në qeverisjen lokale këtu. Duke patur gjitha këto shqetësime, ne shpesh kemi kontaktuar liderët politikë shqiptarë në Mal të Zi dhe në Kosovë ,e herë pas here edhe në Shqipëri duke i njoftuar për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve të Malit të Zime të cilat preokupohen me decenje.
Ali Daci është ndër themeluesit e organizatës “Kosova për Sanxhakun “ dhe nënkryetar i saj, si dhe autor i librave :“ Zemër e madhe në Malësi”, monografi, bashkëautor me Rrahman Jashari, kushtuar humanistit Martin Dreshaj nga Malësia e Tuzit, “Shtigjet e përgjakura “, liber faktografik mbi vrasjen e refugjatëve kosovarë, 1999, “Shtigjet e rinisë” , poezi, Shtëpia Botuese “Lulu” New York ,2010
2020 ka ribotuar e plotësuar librin “shtigjet e përgjakura” me ndihmën e Shoqates humanitare “Sali Çekaj” nga Gjermania .
Po këtë vit në Tiranë botoi librin më studime, ese e kumtesa “Zot shtëpie në shtëpin e vet”, pjesa e parë.
Në botim ka pjesen kryesore mbio 400 faqe të këti libri.
Në dorëshkrim libri statistikor “ Në sofren e Rozhajës” librë ky kushtuar refugjatëve kosovar 1998/1999.
Libri në përfundim “ Emigrant në Atdhe”
***
Në jetën fëmijërore pata gjuha shqipe në malësinë e Rozhajës flitëj bukur, e them bukur se ishte një gëgnishte e pastër, si e folmja e kelmendasve, nga është edhe origjina e shumicës së malësorve të kësaj treve.
Në përiudhë e komunizmit jugosllav, popullsia shqiptare e Tregovishtës pati një presion të paparë nga pushtuesit komunist. Kështu, çdo gjë që pati elemnte shqiptare, e në këtë rast e para që në shenjestren komuniste gjuha shqipe. Ajo edhe u ndalua më ligj në shkolla dhe u imponua dhunshem serbokroatishtja. Kjo ndikoj tej mase për te keq dhe populli u desht të braktiskte atdheu. Nga pakënaqesia dhe plani serbo- turk për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata autoktone shqiptare më së miri pati sukses në Sanxhak. Kështu për tri dekada 1950- 60-70 popullsia u pakësua për tri herë. Në Sanxhak vendosen kolonët serb e malazez, por jo si më rastin e Kosovës, kolonizim klasik, por ky qe kolonizimi titis. Sjellë kuadro nga Serbia e Mali i Zi, jepu punësim e banim gratis nga shteti dhe kjo solli në ndryshimin demografikë të strukturës së popullsisë. Duhet ditur edhe këtë se në saje të parullës komuniste ”bashkim- vëllazerim” u arritën epshet serbo mëdha për pushtim total të Sanxhakut. Atje tani 78 vite më radhe është ndaluar gjuha shqipe e më këtë rast edhe kultura, tradita dhe çdo gjë që merr e frymon shqip. Ky pushtim serb gati shekullor ka bë shqiptarët atje të mos guxojnë të deklarohen shqiptar. Ata mund të deklarohen, musliman, jugosllav, boshnjak e assesi ata çka janë. Asnjë shqiptar sot nuk ka guxim të regjistrohet shqiptar. U tjetërsuan fatkeqsisht, në here në jugosllav, musliman, turq e se fundmi boshnjak.
Asimilimi në musliman e ky i dy decenjeve te fundit në boshnjak është gjejë më e shentuar që mund ti ndodhte popullit autokton të Sanxhakut. Mjerisht, disa pseudo intelektual kanë mbushë mendjen e shqiptarëve që sot të deklarohen të tillë si boshnjak. Duke e ditur që kjo popullat pos një rripi kufitar që e lidh më Bosnjën asgje nuk e lidhë më emrin boshnjak. Gjuha serbe që flitet njeqind për qind në Sanxhak, shqiptarët e asimiluar po e quajnë gjuhë bosane. Kjo gjuhë moderne dhe e re, nuk është asgjë tjetër pos gjuhës serbe e pasuruar më turqizma e arabizma, e në shumë raste edhe fjalë shqipe të pavdekshme në leksik. Vështirë mundemi ta pranojmë se një gjuhë që ka alfabetin, gramatiken, pra sintaksën dhe fonetikën serbe të quhet gjuhë bosane.
Ali Daci në foto me Bill Klinton në New York , ish presidentin e SHBA-ve, në vitin 2003
Më 16 nëntor të vitit 2018 mysafir nderi në Manifestimin Tradicional Kulturor”Ora e Maleve” në edicionin e saj jubilar ( të dhjetin Më radhë) ftova Presidentin e Shqipëris ë Z. Ilir Metën i cili edhe erdhi në mamifestim në Rozhajë. Aty më bderoi më titullin e lartë “ Naim Frashëri” dhe e ndala në konan një natë. Të nesermen ka vizituar shkollën fillore “ Dacaj” në Dacaj. Shkollës i dhuroi fotografi nga personalitetet e kultures shqiptare nga Skënderbeu gjer tëk personalitet e sotme të artit, kulturës e historisë shqiptare. Ai tha se fotografit i sollëm por s kishim ku ti varnim. Në këtë rast i klrkova ndihmën për të ndertuar një shkollë të re të cilën ai edhe pranoj ta ndertonte. Në janar të vitit 2019 Ilirmet erdhi për një vizit zyrtare në Mal të Zi tek homologu i tij Z. Gjukanoviq. Ia tha nevojen e ndsrtimit të shkollës në Dacaj, më çrast ai i premtoi se do ta rregullonte. Pas lësaj vizite në shkollë ka ardhë një komision nga ministria e arsimit e Malit të Zi dhe nuk ka shkuar gjatë ata kanë derguar projektin për adaptimin total të shkollës. Fillimish u ndanë edhe mjetet dhe u zgjodhë punëlryesi. Pas kësaj qëllimisht dikush i vuri zjarrin shkollës dhe ajo u dogj por jo teresisht. Punëmarresi abstenoj pasiqe tani mjetet e ndara nuk do plotësonin nevojen e adaptimit. Kështu ajo për dy vite qendoi si gërmadh. Pasi që erdhi kryeministri shqiptar në krye të qeverisë malazeze Dr. Dritan Abazoviq projekti u ripuna dhe buxheti u shtua dhe këtë verë shkolla po restaurohet. Pra, më shumë sakrifica e po frigohëm mos po i ikin planit për restaruim si duhet për të përfituar punëkryesi në saje të këtij projekti.
Vetdorezimi para nocionit imponues në Boshnjak fletë qartë për një asimilim të dhunshëm të shqiptarëve në Boshnjak. Fatkeqësisht, ky nocion si nacionalitet falso në këto anë u përqafua nga shqiptaret sllavofolës. Kemi shumë presione nga serbet dhe bashkëpunëtorët e tyre se ne po punojmë në shqiptarizimin e boshnjskëve. Çfarë paradokdi! A thua ky popull më afër e ka boshnjakun apo të parin e tij që të boshnjakizohet ?! E pa besueshme por që realitet i hidhur. Kurr nuk kam mundur të pajtohem se si kushwrinjt e mi Dacajt/ Daciq të pajtohen më politikën degjeneruese serbo-malazeze e të pranojnë që të quhen sot boshnjak. E veshtirë është për ne që të pranojmë diçka të tillë. Nuk kemi asgje të bejmë më boshnjakët e bosnjes. Shqiptarët e Sanxhakut janë etnik, në tokën dardane dhe nuk mund kurr të jen bosan. Kjo dihet.
Njoh më qondra shqiptarë të Peshterit, të fshatrave Baçicë, Boroshticë, Ugëll, Doliq, Gjelekar, Leskovë etj. që sot nuk guxojnë ta quajnë vehten shqiptar. Në Ugëll jetojnë Bibajt, Gorçaj, Hukaj, Plakajt të gjithë puro shqiptar por që u është bdaluar gjuha e bastarduar kultura e mirëfillt shqiptare. Për shembull në Shtëpinë e Sylë Tahir Bibajt kam pas të martuar hallën e Babës, Fahrien e cila kur ka shkua nuse në Peshter ka shkua në deren e shqiptarit dhe se ajo e besa as ata nuk e kanë ditë gjihën serbe. Kjo tregon se çfarë reprezaleve e presioneve psiqile e fizike ka ushtrua pushtuesi serb në ato anë. Në varrët e tyre gjeni epitafet në sllavisht e fptografit më kostum kombëtar, plis e shall të bardhë. Më 2 gusht atje më shekuj organizohen lojrat tradicionale popullore, te krojet e Gjergj Elez Alisë dhe se kjo festë quhet Dita e Ali Gjynit, kuptoje: Dita e Gjergj Elez Alis ( Ali Gjergji) asimilimim, në sllavisht për mos të përmendur Gjergjin e quajnë Ali Gjyni. Kjo festë pagane shenohet si Dita e Njëses - festë katolike por që vendasit më se dinë pse e festojnë. Në to zhvillohen lojra nga më të bdryshmet, si: hedhja e shtizes, gurapeshit, mundjes, vrapimit të kuajve, lufta e taroçave( demave) etj. Por edhe pelqimi i të rijve mes vehtes. Grabitja e vajzave nga djemt është edhe finalja e keti takimi të përvjetshëm.
Me Ibrahim Rugovën, viti 2000
Tregovishta shqiptare( Rozhaja) ka qenë e ndarë në dy fise të njohura shqiptare, Kuç dhe Kelmend
Në regjistrimin e fundit në Mal të Zi, në disa aktivist nga Malësia e Rozhajës kemi zhvilluar një fushatë të madhe në lidhje më deklarimin kombëtarë të shqiptarëve të Sanxhslut e që janë pjesë e Malit të Zi. Kështu për një muaj rresht kemi lobuar në çdo fshat duku u munduar që t’i bindim se kush ishin e kush janë e që duhet të jenë. Arësyetimin apo ngushëllimin më të thellë e gjenin si adut që mos të regjistrohen shqiptar por boshnjak tek gjuha. Një pjesë të mirë e patemi bindur se pavarësisht mos njohjes së gjuhës ata nuk mund të tjetërsohen në një komb tjetër e të braktisin kombit e vet, atë të gjyshërve e stërgjyshërve ty tyrë. Kështu që në regjistrimin e fundit, një decenjë më par ne në Rozhajë arritme të rrisim numrin e shqiptarëve dhe kaluam përqindjen e 5.4 të popullsisë totale në komunë. Pra, kemi qenë komuna e vetme ne Mal të Zi ku është rrit numri i të deklaruarve shqiptar. Edhe pse këtë numër e arritëm udheheqja komunale kurrr nuk respektoj ligjin për palica. Ajo në asnjë moment në asnjë vend nuk shenoj. Asnjë toponim në gjuhën shqipe duke bërë shkelje drastike të të drejtave të njeriut, në këtë rast të popullsisë autoktone shqiptare. Kurr nuk vendosi flamurin kombëtar në ndertesën e Kuvendit Komunal edhe pse ligjerisht na takon. Ka kaluar një decenje nga ajo kthes dhe tani jam shumë skeptik se mund të arrihet një gjë e tillë mu për faktin e majorizimit të faktorit boshnjak këtu. Kuptohet se kjo i shkon shumë për shtat shtetit malazez. Sa më pak shqiptar numërikisht asimilimi është shumë më i madh. Çfarë t’ju them më shumë Zoti Kabashi. Një e di që po mos të kishte qenë Kosova të na edukoj e arsimoj në gjuhën shqipe, sot edhe Malësia e Rozhajës do të deklarohej boshnjake, fatkeqësisht. Po mos të ishte kjo shkollë në gjuhën shqipe këtu kishte marr fund çdo gje si në gjithë Sanxhakun e Pazarit të Ri.
Në tir (tierq), Selman Ibish Daci, pas tij Qazim Hajdar Daci, ndërsa me shall Brahim Isuf Daci, Syl Met Daci dhe Veli Islam Daci
Njiheni edhe si studjuesi më i dalluar i së kaluarës dhe së tashmes së Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 2004 ishit edhe në një ekspeditë studjuese nëpër fshatrat e kësaj krahine malore. Kjo trevë ka pasur nam të madh në histori dhe banorët e atyre fshatrave janë dalluar si luftëtar të paepur për lirinë e vet…? Në studimin tuaj tregoheni pesimist me pyetjen dilemë: Fusha e Peshterit, a po vdes qëndresa shqiptare atje? A është duke vdekur ajo qëndresë historike, Ali Daci ?
Për fat të keq pushtuesi ka pasur plane qindvjeçare për ta shuar krenarinë shqiptare, duke I vrarë, plagosur, privuar prej të drejtave më elementare shqiptarët e asaj ane, të cilëve u është ofruar vetëm një rrugë drejtë të ardhmes , ose të sllavizoheshion fillimisht gjuhësisht, ose të shpërnguleshin në Turqi, Europë, Bosnje e gjetiu. Po sa të shkel këmba në fushën e Peshterit të bien në sy shtëpitë përdhese të ndërtuara nga thuprat e të lyera me baltë. Pullazet e mbuluara më kashtë, vizitorin e mahnitin dhe e kthejnë një shekull pas. Vështirë mund t’iu besosh syve se ato shtëpi përdhese qëndrojnë ashtu nga koha e qëndrimit të vet popullatës aty. Shtëpitë e hambarët e mbuluara me kashtë janë realitet i kohës. Ato janë magjepse dhe të dukën si kullat e përrallave. Për një çast të kujtojnë kohën migjeniane dhe pajtohesh me stilin, hijeshinë e arkitekturën e tyre. A është Sanxhaku sot duke u shkri nën regjimin serb si dikur Toplica, Nishi, Piroti, Leskovci e Vranja. Politika serbomadhe e asimilimit në Sanxhak edhe sot vazhdon me ritëm më të shpejt se kurrë. Deri kur shqiptarët duhet të asimilohen e të shkrihen në një komb tjetër që nuk ka fare të bëjë më gjakun e tyre?
Asimilimi i popullatës shqiptare në Fushën e Peshterit e ka zanafillën e vet në programin famëkeq të Vasa Qubrilloviqit dhe më parë. Ndalimi i gjuhës shqipe dhe ngulfatja e saj ka filluar shumë herët. Zëvendësimi i saj me atë serbe dhe spastrimet etnike edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë. Shqiptarët e Peshterit e kanë pas shumë të vështirë ta ruajnë identitetin e vet kombëtar. Duke qenë nën sundimin e Serbisë tash gati një shekull ata janë asimiluar po thuaj 85 përqind. Migrimi i imponuar dhe spastrimet e shumta etnike kanë zbrazë fushën shqiptare nga shqiptarët e bashkë më të ka ikur edhe gjuha shqipe. E folmja shekullore shqipe këtu është zëvendësuar më gjuhën serbe, më gjuhën e sllavëve të jugut sado që vendasit thonë që flasin gjuhën boshnjake dhe së përkatësia e tyre nacionale, tani e re është ajo boshnjake, prapëseprapë ajo gjuhë mbetet gjuhë serbe. Në të gjitha fshatrat e Peshterit më ardhjen e “demokracisë” janë ngritur objekte kulti, xhami, cilat në një farë mënyre nuk i mbrojnë e identitetin fetar e jo kombëtar të popullatës e cila tash edhe haptas thotë se nuk ndihet më shqiptare, por boshnjake, bile shtet amë njohin Bosnjën, kurse për Shqipërinë pak prej tyre dinë që ka qenë vendlindja e stërgjyshërve të tyre.
Naboj, foto Ali Daci 2 gusht 2004
Me gjithë këto presione politike që ushtron regjimi serb atje, edhe sot disa familje në fshatrat Ugëll, Boroshticë, Baçicë, Dol e në disa fshatra tjera ku kompaktësia familjare e vëllazërore ka qenë më e fortë, gjuha shqipe ka rezistuar dhe është ruajtur si e folme e veçantë e shqiptarëve, që për historiografinë dhe gjuhësinë shqiptare pa tjetër është një e folme e veçantë që kërkon studim të mirëfilltë shkencor. Historia shqiptare Sanxhakun e njeh si pjesë të tokës shqiptare edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e pesë vjet të luftës për mbrojtjen e Pazarit të Ri. Edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka njohur këtë trevë shqiptare si pjesë të pandashme të tokave shqiptare, kur dihet mirëfilli që kjo trevë është përfaqësuar edhe në Lidhjen e Prizrenit e më vonë edhe në Lidhjen e Pejës nga prijësit e këtushëm, siç ishin Ali e Ejup Ejupbegaj. Pastaj luftërat ballkanike dhe masakra e ushtrisë malazeze në Peshter, janë dëshmi e një presioni të hershëm mbi shqiptarët e këtushëm. Kështu të moshuarit këtu flasin për masakrën e kësaj ushtrie të vitin 1912, ku nga forcat malazeze vriten 20 shqiptarë e gjashtë prej tyre vriten në Ugëll. Një presion ushtarako-policor mbi popullatën e Sanxhakut është zhvilluar edhe në kohën e shtetit të mbretërisë SKS (Serbo-Kroate-Sllovene) më ç’rast shqiptarëve të këtushëm nuk u garantohet as minimumi i të drejtave njerëzore. Ata kanë qenë të privuar nga e drejta e pjesëmarrjes në jetën politike e ekonomike. Në anën tjetër qeveria e atëhershme ka organizuar shpërnguljen masovike të kësaj popullate, që ishte edhe aksioni i parë i Nikolla Pashiqit. Spastrimi etnik i Sanxhakut, si pretekst i spastrimit merreshin aksionet e ushtrisë SKS për ndalimin e kryengritjeve shqiptare të organizuara në Komitet e njohur të asaj kohe ku njeri nga udhëheqësit e pakapshëm të kaçakëve të sanxhakut ishte Isuf Mehonjiqi (1888-1926) e Feriz Sallku (1875-1943) të cilët ishin të pakapshëm për kryeçetnikun Kosta Peçanc. Luftërat e shumta të zhvilluara në atë kohë sollën edhe spastrimet etnike, djegiet e shtëpive dhe grabitjet e gjasë së gjallë….
Hajriz Smajl Huka (1912- 1987) dhe të parët e Hukajve
UGËLLA
Ugëlla ka qenë gjithmonë vatër e e trimave dhe burrave të dëgjuar që kombit i kanë dhënë shumë. Familja malësore e Hukajve (të sllavizuar në Hukiq) ka me së të mburret. Smajl Huka ishte burri i cili mbante lidhjet me prijësit e Kosovës dhe të Shqipërisë. Dihet dhe edhe sot flitet shkuarja e tij në Tiranë në Oborrin mbreteror ku ishte pritur nga Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu. Në pritjen mbretërore peshteraku iu kishte drejtuar Mbretit të shqiptarëve se ai kishte ardhur te Lartmadhëria e Tij më të vetmen kërkesë që Sanxhaku të përfshihej në hartën e Shqipërisë mbretërore, në hartën e Shqipërisë Etnike. Smajl Huka kishte lenë tre djem si tri martina. Burrat e Ugëlles kanë luftuar me pushkë në dorë kundër çetnikëve të Pavle Gjurishiqit dhe kundër partizanëve po ashtu. Ata u radhitën në krah të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit dhe me dinjitet e besnikëri mbrojtën trojet e Shqipërisë Etnike. Zaim Smajli ishte luftëtar i rreptë dhe pas Luftës së Dytë Botërore Partia Komuniste përndjeku familjen e Hukajve, e veçanërisht Zaimin të cilin edhe e dënoi me burg të përjetshëm, por pas rigjykimit ai u dënua me 6 vjet burg, të cilat i kaloi në burgun famkeq të Sremit. Disa familje të Hukajve u shpërngulën për Turqi dhe sot një numër i shumtë jeton atje. Edhe Hajriz Smajl Huka (1912- 1987, foto e Hajrizit në shall të bardhë) tërë jetën punoj për Peshterin dhe ishte pjesë e prijës i pleqnarëve dhe pajtuesve të Sanxhakut.
Në të hyrë të fshatit Ugëll në krahun e majtë janë shtëpitë e Hukajve që janë më origjinë nga Malësia e Madhe. Na pret Ismet Hukiqi që në fushë dhe na flet bukur shqip, por që i biri i tij nuk e di as një fjalë që i ati dhe unë flasim. Takojmë Osman Hukiqin, babain e Ismetit i cili për mrekulli flet gjuhën e të parëve të tij. Na dëshiron mirëseardhjen dhe ne pozicionohemi nën hijen e një peme që janë të rralla në Peshter. Osdamin ka 79 vjet dhe rrëfen se dikur fshati i tij ishte fshat në zë si për bujari ashtu edhe për trimëri. Ugëlla, mësojmë nga Osman Hukiqi, ka këto lagje: Bibajt 20 shtëpi, Plakajt 10 shtëpi, Gorçajt po ashtu janë nja dhjetë shtëpi, Kurtbashajt kanë ngelë vetëm 6 shtëpi, Mujazinoviqet nja 10 sosh kurse Camajt vetëm 3 shtëpi si dhe Martinajt. Ai rrëfen për të kaluarën e Peshterit e posaçërisht për Ugllën. Gjithë këto maja që po i shihni sot mbajnë toponimet shqiptare si Maja e Prehtë, Maja e Alisë e Bunari i Plakës, Luldielli, Shpella e Borës, Gropat, Krojet e Gjergj Elez Alisë etj., flasin për të kaluarën e lavdishme të kësaj treve. Osmani na flet për qëndresën e Ugëllës në Luftën e Dytë Botërore dhe ardhjen në ndihmë të brigadave shqiptare. Ai flet me krenari për Sak Fazlin –Bajraktarin e Rugovës, për qëndresën e rugovasve në luftë për mbrojtjen e Pazarit. Përmend Aqif Blytën dhe patriotizmin e tij për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Pastaj përmend vëllezërit Musa dhe Jus Gorçaj të cilët i kanë pushkatuar partizanet pasi që ata kishin qenë vullnetar në brigadat shqiptare e që kishin luftuar nën flamurin shqiptar e shumë patriot tjerë të asaj kohe jo fort të largët të cilët komunizmi i ka zhduk e internuar në të katër anët e botës. Osmani edhe sot ruan traditën e hershme të kultivimit të bagëtisë. Djali i tij, Ismeti është kthyer nga kurbeti dhe sot grigja e tij numëron 200 dele e po aq qengja. Dikur secila shtëpi në Ugëll ka pasur mbi 100 dele, kurse sot shumë pak dëgjohen këmborët e ogiçëve, pasiqë popullata është përgjysmuar dhe shumica dimrat i kalojnë në Pazar të Ri e Sjenicë, në Sarajevë e jashtë atdheut, në Turqi. Shkolla katërklaseshe ka afër 70 nxënës dhe se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Varrezat tek xhamia e fshatit rrëfejnë më së miri për të kaluarën e fshatit. Epitafet dhe gravurat e të vdekurve më plisa të bardh mbi kokë e shalla janë vet historia e këtij fsahti. Nëse të vdekurit janë identifikuesit e së kaluarës atëherë Ugëlla edhe sot duhet të jetë shqiptare, por…
Feriz Sallku i Masbjeshkës (Sanxhakut), heroi i madh që e harroi historiografia shqiptare!
Ju i përmendni shumë trima që i kanë dalë zot në periudha të ndryshme historike kësaj treve të Rrafshnaltës së Peshterit dhe mbarë Masbjeshkës (Sanxhakut), ku e dalloni Feriz Sallkun dhe Murat Lotina … A mund të jipni të dhëna më të shumëta për kontributin e tyre në luftë me ushtrinë serbe që vazhdimisht e luftonte qenien shqiptare në hapësirat e Masbjeshkës?
Historia shqiptare i ka shumë borxh këtij patrioti e atdhetari, ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftëtarëve të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërinë .Populli shqiptar duhet të ndëroj gjakun e patriotëve të renë për lirin e kombit e burrave si Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Azem e Bejta e Shotë Galica, po ashtu duhet të ndëroj gjakun dhe veprën kombëtare të burrave atdhetar siç ishin Feriz Sallkun, Isuf Mehoviqin, Mehmet Kaliqi, Mehmet Spahi, Nexhib e Ferhat Draga, Galan Kërshiqi, Aqif Blyta, Ahmet Daci, Zaim Smail Huka, Murat Lotina e shumë atdhetar tjerë që nuk kursyen jetën për lirin dhe bashkimin kombëtar etj.
Feriz Sallku është i njohur si kryekaçaku i kaçakëve të Sanxhakut në periudhën e krijimit të mbretërisë SKS. I lindur në Crnish afër Tutinës në vitin 1875 ai u rrit në një përiudhë të përgjakshme të historisë sonë. Për shkak të terrorit që xhandarmeria serbe e Kosta Peqncit kishte aplikuar mbi popullatën shqiptare në rrethinën e Tutinit dhe Rozhajës, Ferizi organizoj çetat e kaçakëve për t’i dal zot vendlindjes dhe atdheut të tij. Në vitet 1922 vërejmë bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të komitëve të Sanxhakut dhe kaçakëve kosovar, ku të dyja palët kishin të njëjtin qëllim, luftën për çlirim nga okupatoret serbo-malazez. Në vitin 1923 Kosta Peqanac me direktivën e Nikolla Pashiqit e gjeneral Tomiqit kishte ardhur në rrethin e Tutinës. Ardhja e tij ishte qëllimkeqe, kërkohej shkatërrimi e Feriz Sallkut dhe çetës se tij e cila numëronte 70 burra të zgjedhur të kësaj ana. Më të dëgjuar për ardhjen e forcave serbe Ferizi i zë pritat më shokë, më ç’ rast Kostës i lë vetëm rrugën e cila e shpinte në fshatin e lindjes së kryekomitit. Posa arriti Ksota në Crrnish me çetnikët e tij, Feriz Sallku i del para dhe i thotë: -“Ç’e mire të ka sjell sot këtu ?Nëse ke ardhë për të mirë, më të mirë do të përcillesh, por nëse do të mungoj një kokërr deleje ,ose do të mungoj një qime e kokës në radhët e shokëve të mi, as kush nga ju nuk ka për ta nxjerr kokën nga Crrnishi.
Më turp Kosta i ka buzëqeshur Ferizit duke mos besuar se dikush mund t’i kërcënohej atij, ndërsa ky i fundit për t’i treguar kryeçetnikut se e ka seriozisht e ngit dorën në një drejtim më ç’ rast kërcet pushka, pastaj Ferizi, Kosta Peçancit i tregoj të katër anët e botës me krismat e pushkëve që vinin nga pritat për rreth. Martinat shqiptare e binden serbin se ishte plotësisht i rrethuar. Kosta Peqanac më këtë rast drodhi bishtin dhe u kthye i turpëruar në Tutin. Këto forca çetnike më parë, në vitin 1919 në rrethin e Ribariqit kishin vrarë e masakruar 28 anëtar të familjes Rizvanaj, ku në mesin e tyre ishin pesë vajza e gra. Forcat çetnike po ashtu në Mojstir afër fshatit të Ferizit kishin vrarë tre vëllezërit Xhekaj. Për t’u hakmarrë Feriz Sallku kishte organizuar në vitin 1923 një sulm mbi forcat çetnike të stacionuara në Ribariq. Nga sulmi i pa pritur dhe mirë i organizuar kanë lenë kokën mbi 200 çetnik. Feriz Salku në popull ka qenë i njohur si luftëtar besnik dhe trim i pa parë. Nën komandën e tij ishin bjeshkët e Mokrës, Humit, Hajlës dhe lugina e Ribariqit, e njohur si porta e Sanxhakut. Për Ferizin çetniket shpreheshin se nuk e kapte plumbi i zakonshëm, por duhej gjetur një nga ari, duke aluduar në tradhtinë ,pasi që ai shumë herë ka shpërthyer rrethimet çetnike pa marr as një plagë. Qeveria SKS Feriz Sallkun, Bajarm Currin e Isuf Mehin i kishte shpallur si personat më të rrezikshëm për mbreterinë. Lufta e Dytë botërore ketë atdhetar e gjen në moshë të thyer. Ferizit kurrë spiunët serb nuk ju hoqën qafe, por ai kurrë nuk ju dorëzua armikut. Ai duke u strehuar tek të afërmit dhe shokët e vet i ka shpëtuar burgjeve serbe, por nuk ka mundur t’i shpëtoj dorës vrastare tradhtare. Pasiqë xhandarmëria serbe e përcillte këmba-këmbës, Ferizi se bashku më të shoqen dhe fëmijët strehohet në Shqipëri. Ai vendoset në qytetit e Fierit. Xhandarmeria serbe kishte paguar tradhtarin Abdyrrahim Brunçeviqin nga Melaja e Bihorit për të likuidimin e patriotin nga Tutini. Pasi që tradhtari i kishte rënë në gjurmë në vitin 1943 në prit, në afërsi të shtëpisë së tij në Fier, vritet Feriz Sallku. Vdekja e tij që e dhimbshme për shokët e luftës dhe të idealit. Edhe pas vdekjes se tij, të bijt Ismeti, Kadria e Esadi ndiqen nga UDB-ja jugosllave dhe migrojnë në Shqipëri, dhe nga aty ndiqen nga komunistet e Enver Hoxhes, si bijtë e një antikomunisti dhe emigrojnë në Australi ku edhe sot jetojnë. Me rënien e diktaturës në Shqipëri dhe vendosjen e demokracisë në vitin 1996 Ismeti kthehet përsëri në Shqipëri. Historia shqiptare i ka shumë borxh këtij patrioti e atdhetari, ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftëtarëve të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërinë .
Murat Lotina (Lotinac) , dëshmori i Shqipërisë Etnike
Murat Lotina lindi më 1891 në fashatin Krushevë, nga babë Hasani e nënë Hata. Familja e Lotinëve gëzonte një respekt për bujari dhe atdhetarizëm në Sanxhak dhe më gjerë .Duke e parë forcat serbe se Lotinet nuk ua kishin frikën, ata më kohë kishin vënë në shënjestër oxhakun e këtij fisi. Qeveri e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të popullit dhe së kunder tij u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti Murat Lotina. Lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga forcat çetnike ka qenë një ndër dëtyrat jetike të shumë patrioteve shqiptarë të Sanxhakut në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Më shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914 forcat ushtarake të Austro-Hungarisë për një kohë të shkutër pushtojnë Serbin dhe Malin e Zi. Shqiptarët duke qenë nën sundimin e eger të serbo-malazezve, më 20 nëntor të vitit 1915 këto forca i pritën në Pazar të Ri si forca çlirimtare pasi që ishin merzitur nga sundimi dhe okupimi i Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo qeveri sllave e cila vetem në përiudhen përgjakshme të viteve 1913-1914 kishin aplikuar një gjenocid dhe egzodus të pa parë gjerë atëhere për shqiptarët e Sanxhakut. Duke qenë shqiptarët të pa mbrojtur në atë kohë përjetojnë fatin e popujve të vegjel duke luftuar në logari të forcave të mëdha siç ishin atëherë forcat Austro-Hungareze. Pas gjashtë viteve në sherbim të ushtrisë turke (1916-1921) Murat Lotina më një grup bashkëdhetarësh, të cilët iu shpëtuan luftrave turko-angleze kthehet në atdhe. Vendlindjen e tij, Krushevën e Pazarin e Ri ai e gjenë në një gjendje të mjeruar dhe të katandisur nga rrethim i forcave çetnike të cilat i kishin vu dëtyrë vehtes që këtë pjesë të Sanxhakut ta pastronin mirë nga banuesit autokton shqiptarë duke i vrar e shpërngulur me dhunë për në Turqi e përtej oqeanit. Në vitin 1939 Murat Lotinën e gjejmë në Gjermani ku kishte shkuar më dëtyrë të caktuar. Atje ai do të blente armë dhe të armatoste shokët e vet të idealit. Mirëpo, atje ai bie në burg dhe një vit e kalon në llogoret Gjermane. Ai në Sanxhak kthehet kur forcat çetnike ishin thyer nga forcat vullnetare shqiptare. Më të arritur ai kap pushkën për mbrojtjene e tërësisë teritoriale shqiptare. Aqif Blyta e fton menjëherë dhe ia beson mbrojtjën e një zone shumë të gjerë duke filluar nga fshati Lukar e deri në qytezën e Tregovishtës ( Rozhajë). Më të marrë Murat Lotina më sukses ka udhëhequr luftërat për lirimin e Sanxhakut nga hordhit çetnike siç janë lufta e Majës së Zezë, ajo e Gilit, beteja e Golisë e ajo e Rogozit. Çetat çetnike ishin stacionuara në fshatin Majë e Zezë në afërsi të bjeshkës së Rogoznës dhe Golisë. Këto forsa udhëheqëshin nga komandantet çetnik siç ishin Radomir Cvetiq dhe Mashan Gjuroviq. Ultimatumi i nisur nga Cvetiqi në adres të Murat Lotinës rrefente përgatitjet serioze të këtyre forcave për një sulm të përgatitur mirë, ku shprehej mllefi çetnik për vrasje dhe plaçkitje të fshatrave dhe zonës ku komandonte Murat Lotina e që përfshinte një hapsirë të madhe nga Ribariqi drei në Tregovishtë, pra në të dy krahet e rrjedhës së lumit Ibër. Në sulmet e befasishme të forcave çetnike shumë keq e pësonjë fshatrat Berbërishta,Trnava, Kalini e shumë fshatra tjera ku vdekjen e gjejnë mbi shtatëdhjetë veta, kurse në fshtin Lokva e Ujkut çetniket gozhdojnë dhe masakrojnë trupin e një të mituri shqiptare që nuk kishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë pranvera dhe ashtu të gozhduar e lanë për disa ditë rresht. Vullnetarët shqiptarë duke parë tmerrin dhe gjenocidin më syt e vet, organizohen për mbrojtjën e qytezes së Tutinës. Kërcnimet çetnike sa vin e shtoheshin. Murat Lotina në këtë kohë shkon në Pazar të Ri dhe kërkon ndihmë nga Aqif Blyta, ndihmë në armë e municion dhe pikërisht kërkon topin më kalibrin më të madh që posedonte ushtria shqiptare në atë kohë. Aqif Blyta do të përmbush kërkësen e Lotinës dhe për në vijen e frontit do të nisë topim më të madh bashkë më predhat që kishte. Murat lotina ornganizon tërheqjen e tij më 16 pend qe deri në Krushevë. Nën komanden e tij topi vendoset në majën e Dublës e cila kishte një lartësi të barabart me bjeshkën për karshi të Majës së Zezë ku ishte shtabi i forcave çetnike.Topxhiu,i cili sipas komandës së Muratit shtiu në drejtim të kësaj pike e që qëllon më sukses disa herë mbi caqet çetnikët e pozicionuar aty. Më këtë rast i sjell armikut humbje të konsiderueshme në njerez .Pas tri orëve të sulmit të pandërprer Murat Lotina e pushton Majën e Zezë dhe zë rob të gjallë një numër të caktuar çetnikësh. Për lirimin e pengjeve të luftës Todor Dobriqi heq dorë nga pushtimi i mbi 70 fshatrave sa ka rrethi i Tutinës. Murati i liron pengjit dhe armëpushimi për një kohë të shkurtër respektohet. Në luftën për mbrojtjen e Krushevës, Murati plagoset rendë. Pas kapitulimit të forcave Gjernane në disa vende të Evropës, njësitë partizane në Sanxhak marrin ofanziva të suksesshme. Murati nuk pajtohet me iden e komunizmit sllav dhe kësaj ushtrie ia kthen pushkën. Ky burrë kurrë nuk u pajtua më sundimin e të huajve, kështu ai pos luftrave të zhvilluara kundër çetnikve serbo-malaze pushkën kurrë se ndali as kundër partizanëve, ku kundër këtyre të fundit ka zhvilluar dy luftra njëren në fshatin Hazan afër Beranit kah fundi i viti 1943, dhe lufta e 30 shtatorit e vitit 1944 që u zhvillua në malin e Jarutës afër Tutinit. Mirëpo edhe beteja e zhvilluara në afërsi të Beranës dhe ajo në bjeshkën e Jarutit afër Tutinës kanë dëshmuar mirë patriotizmin dhe atdhedashurin e këtij burri. Duke qenë keq të armatosur dhe pa municion forcat vullnetare shqiptare thehen nga njësit partizane dhe dëtyrohen që të tërhiqen. Kështu në fund të tetorit të vitit 1944 Peshteri bie në duart e partizanëve e pikërisht atë e pushton Brigada e VII malazeze. Murat Lotina në fund të tetorit të vitit 1944 organizon edhe një sulm kundër njësive partizane në fshatin Gurdiell më çrast u shkakton mjaft humbje por nuk arrin t’i mposhtë tëresisht. Nga gjithë komandanten e kësaj zone ai kurrë nuk u dorëzoj armet partizanëve. U strehua për dy vjet më radhë nëpër malët e dëndura të Tutinës dhe Tregovishtës ( Rozhajës). Qeveria e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të pëopullit dhe së kundër tij në kërkim u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë të pa barabartë, një më njeqind e pesëdhjetë e ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti shqiptar Murat Lotina. Luftëtar dhe patriot si ky ka patur shumë Fusha e Peshterit. Ata sikur janë harruar nga histori shqiptare dhe nuk kujtohen ashtu siç duhet. Koha është tani që këta trima të rehabilitohen nga kombi i që i takojnë. Në asnjë mënyrë nuk guxojmë që gjakun e tyre ta harrojmë, që emri dhe vepra e tyre të shuhet…
Dita e shpalljes Qytetari i Nderit i Pejës, 20.6.2019
Lojrat tradicionale të Peshterit tek Krojet e Gjergj Elez Alisë (Dita e Ali Gjynit)
Faktikisht këto lojëra janë pak të njohura ndër shqiptarët, por që kanë një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë me gjenezën shqiptare, me traditën dhe mitologjinë e kombit shqiptar. Rrjedhin nga lojërat tradicionale kelmendase që zhvilloheshin kohë më parë në Fushën e Peshterit, afër burimeve të ftohta tek Krojet e Gjergj Elez Alisë. Një pjesë e tyre edhe sot e gjithë ditën kanë ngele të pa prekshme dhe populli i rrafshnaltës se Peshterit tubohet për çdo vit aty për të zhvilluar kulturën shpirtërore e materiale të këtij populli të lashtë më një gjenezë të pastër shqiptare, ashtu siç është uji i akullt i krojeve të Gjergj Elez Alis. Banoret e Pazarit të Ri, Sjenices, Tutinës, Dugopalanës, Rozhajës, Ribariqit, e të fshatrave për rreth në Fushën e Peshterit, afër këtyre burimeve të ujit të kreshnikut legjendar shqiptar, me 2 korrik për çdo vit aty takohen dhe kjo datë shënon njëkohësisht festën e vjetër katolike të Ditës së Njeses. Në këtë fushë ku mitologjia popullore shqiptare thotë se Gjergj Elez Alia mundi Bajlozin e Zi, zhvillohen lojërat popullore, si ato të hedhjes së gurit nga krahu,të hedhjes së shtizës, mundja, pastaj vrapimi i kuajve,dyluftimi i taroçave, dyluftimi i deshve, e lojëra të tjera popullore që kanë një traditë të mirëfilltë shqiptare më karakter edhe pagan. Këto lojëra janë kryesisht të karakterit garues dhe në to marrin pjesë kryesisht meshkujt me më fuqi dhe talent, por edhe dukja e mashkullit këtu vlerësohet shumë nga gjinia femërore e posaçërisht kureshtare për të parë trupin e viganit më të bukur të këtij manifestimi janë të interesuara vajzat beqare dhe nuset e martuara gjatë asaj pranvere e vere. Pas shpalljes së fituesve me parë në ketë fushë u silleshin qengjat e pjekur në fërlik. Shtrohej sofra bujare për familjaret por në radhë të parë ajo shërbente për miqtë dhe fituesit e lojërave. Një interesim të madh ka zgjuar gjithmonë hedhja e gurapeshit, siç e quajnë vendasit hedhjen e gurit nga krahu. Këtu si në kohën e Gjergj Elez Alis ,hedhja e gurapeshit matet me hapa, ndërsa diferenca e garuesve më gjurmën e këmbëve. Shumë nga të rinjtë e kësaj zone e posaçërisht barinjtë me padurim e presin këtë ditë, pasi që ata të jenë përgatitur tinëz nga shokët për të triumfuar në këtë ditë të shënuar e historike për ta. Në saje të zhdërvjelltësisë dhe talentit por edhe të fuqisë, njëri nga ta gjithmonë fiton garën, por me fitoren e kësaj gare fitohet edhe simpatia nder vajzat kureshtare të cilat në këtë zonë janë të shumta dhe dallohen për shtatëlartësinë dhe bukurin e tyre. Garë tjetër shumë interesante e që ka një konkurrencë të madhe e për të cilën shpërblimi është më i madhi është vrapimi i kuajve. Kuajt mbahen të azdisur dhe shumë të stërvitur për garën. Dimrit këmbëve u vishen jastëk të rendë nga rëra të punuar apostafat për t’ju rënduar këmbët, behën ushtrimet e duhura dhe u epet tagjia me kujdes. Kur ati apo atkina del në fushë të mejdanit, ai ose ajo duket se fluturon me krah, i hiqen çorapët e çimentos dhe ai nuk i ndien këmbët e veta mbi fushën e but tek krojet legjendare të Gjergj Elez Alisë. Shpesh ka ndodh që kali në start të shkel këmbën e parë më të mbramën nga ngutja për të startuar i pari dhe ta thyejë atë, ose të pëlcas nga shpejtësia dhe binxhia i cili nuk ia shtrëngon frerin si e sa duhet. Pas kësaj fitoreje kërcet pushka dhe lëvdohet i zoti i shtëpisë për atit të shalës, por edhe ledhatohet kali fitues dhe dekorohet me kupën e fitores e orendi tjera dekorative, kuptohet shumë të çmueshme. Një nga fituesit e kësaj gare kishte fituar një lahutë shumë të shtrenjte të skalitur në dru me dy brirë dhie të nxjerrura në maje briskut në bishtin e saj. Pastaj vazhdojnë, si në arën, të kapën qetë, kryesisht taroça shumë të fuqishëm dhe të rryer për ketë luftë. Këtu barinjtë peshterak kanë gjelozi të madhe dhe shpesh me brisk ju mprehin brirët të luftetarëve të tyre. Humbësi i kësaj gare ka traditë të pranoj humbjen dhe të arsyetohet në klimën ose kullotën e pamjaftueshme që ka mbretëruar në atë rrafshlartë. Gara më desh sykana që kanë trup të gjatë e të lartë e brirë të sjellur deri në tri here rreth veshit është mjaft interesante dhe ndodh që një dash, siç janë desht e Ugllës apo Baçicës e Boroshticës apo Dolit të mundin deri në 5 kundërshtar gjatë garës. Pas përfundimit të dyluftimit shumica përfundojnë në brisk nga pronaret pasi që atyre u është përgjakur balli ose u është ndarë në dysh. Kjo nuk është vetëm garë por edhe prerje e deshve dhe pjekja e tyre behet aty për aty ku njerëzit kanë mundësi që të shijojnë mishin shumë të këndshëm të sykanit, bardhokanit , rudanit e sorranit apo edhe balushanit.
Pranimi i çmimit të lartë Naim Frashëri nga Presidenti Ilir Meta,16 nëntor 2019 në Manifestimin jubilar dhjetë vjeçar “Ora e Maleve” – në Rozhajë
Vallëzimi
Në vallëzim mbizotërojnë vallet serbe, si çaçaku, moravac, zhikino e rrallë hidhet shota. Këto janë imponuar nga qarqet akademike serbe dhe pushteti I Serbisë, me qëllim që të harroheshin vallet dhe lojërat origjinale shqiptare që e karakterizonin këtë trevë dikur.
Pasiqë të kenë përfunduar garat, fillon vallja dhe kënga. Dikur, pohojnë pleqtë e këtushëm dridhej toka nën këmbë nga kumbimi i daulleve dhe këngës shqiptare ku ushtonte pushka deri në rrafshinat e pa dukshme të Peshterit. Hidhej vallja e përbashkët, dora doras meshkuj e femra tok. Aty, luhej syri e çohej vetulla dhe shtrëngohej gishti e pëlqeheshin rinia në mes veti. Ky vendtakim ka qenë më shekuj edhe vend i njoftimeve në mes të rinjve. Ato njoftime kanë pasur më martesa të cilat janë shoqëruar me grabitjen e vajzës, ose njoftime të cilat miqësisht kanë përfunduar në bashkëshortësi të përjetshme, andaj edhe ky ka qenë një shkas i ardhjes aq masive i të rinjve në këtë datë të cilën gjatë gjithë vitit e kanë ëndërruar si zgjedhje te fatit të vet shumë të rijnë e të reje, por e dhe të moshuar e të veja. Veshja kombëtare dikur në tirq e xhubleta ka qenë prioritet dhe rregullimi e andulimi i femrave dhe dukja e bukur e mashkullit kanë bërë që të shtohet vlera e materialit shpirtëro,ruajtja dhe begatimi i kostumeve popullore ka qenë një kulturë e pasur materiale. Me kalimin e kohës dhe me asimilimin e popullatës janë zhdukur gradualisht edhe zakonet shqiptare. Bashkë me to është zhdukur edhe monumenti më i shenjt i kombit, gjuha e bukur shqipe. Sot, disa zona rurale të kësaj treve e flasin gjuhën shqipe. Baçica, Leskova, Ugëlla, Karajukajt, Cetanoviqi e Doli din ende të flasin dhe këndojnë shqip. Të rrallë janë ata që shqip dine të shkruajnë, pasi që këtu nuk ka shkollë në gjuhën shqipe. Kur do të ngritët Gjergj Elez Alia nga shtrati i vdekjes më nëntë plagët në trup në fushë të Peshterit pritet të shihet. Urojmë që Gjergjit mos t’i merret motra nga Bajlozi i Zi.
Tashmë është një masë e vogël shqiptarësh që e flasin gjuhën shqipe nga ana e banorëve të Masbjeshkës (Sanxhakut), kryeisht me popullata që Kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë. Të tjerët ka mbi njëqind vite që u asimiluan, apo jo…?
Më kujtohet se si kur isha fëmijë gjuha shqipe në Malësinë e Rozhajës flitej bukur, e them bukur se ishte një gegnishte e pastër, si e folmja e kelmendasve, nga është edhe origjina e shumicës së malësorve të kësaj treve.
Në përiudhë e komunizmit jugosllav, popullsia shqiptare e Tregovishtës (Rozhajës) pati një presion të paparë nga pushtuesit komunist. Kështu, çdo gjë që pati elemnte shqiptare, e në këtë rast e para që në shënjestrën komuniste gjuha shqipe. Ajo edhe u ndalua më ligj në shkolla dhe u imponua dhunshëm serbokroatishtja. Kjo ndikoj tej mase për te keq dhe populli u desht të braktiskte atdheun. Nga pakënaqesia dhe plani serbo– turk për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata autoktone shqiptare , suksesi më I madh u arrit në Sanxhak. Kështu për tri dekada 1950- 60-70 , popullsia u pakësua për tri herë. Në Sanxhak (Masbjeshkë) u vendosen kolonët serb e malazez, por jo si më rastin e Kosovës, kolonizim klasik, por ky qe kolonizimi titist. Sillnin kuadro nga Serbia e Mali i Zi, u jepnin punësim e banim gratis nga shteti dhe kjo solli në ndryshimin demografikë të strukturës së popullsisë. Duhet ditur edhe këtë se në saje të parullës komuniste ”bashkim– vëllazerim” u arritën epshet serbomëdha për pushtim total të Sanxhakut. Atje tani 78 vite më radhe është ndaluar gjuha shqipe e më këtë rast edhe kultura, tradita dhe çdo gjë që merr e frymon shqip. Ky pushtim serb gati shekullor ka bërë që shqiptarët atje të mos guxojnë të deklarohen shqiptar. Ata mund të deklarohen, musliman, jugosllav, boshnjak e assesi ata çka janë. Asnjë shqiptar sot nuk ka guxim të regjistrohet shqiptar. U tjetërsuan. Fatkeqsisht, një here në jugosllav, musliman, turq , e se fundmi në boshnjak!
Në “identitetin mysliman” I tërhoqën më herët, kurse në atë “boshnjak” paka para se të përfundonte lufta në Bosnje …?!
Asimilimi në musliman ishte I mëhershëm kurse ky i dy decenjeve te fundit në boshnjak është gjeja më e shëmtuar , më e rrezikshmja dhe kobshmja që mund ti ndodhte popullit autokton të Sanxhakut. Mjerisht, disa pseudo intelektual kanë mbushë mendjen e shqiptarëve që sot të deklarohen të tillë , si boshnjak. Duke e ditur që kjo popullat (pos një rripi kufitar që e lidh më Bosnjën) asgje nuk e lidhë më emrin boshnjak. Gjuha serbe që flitet njeqind për qind në Sanxhak, shqiptarët e asimiluar po e quajnë gjuhë bosane! Kjo gjuhë moderne dhe e re, nuk është asgjë tjetër , pos gjuhës serbe e pasuruar më turqizma e arabizma, e në shumë raste edhe fjalë shqipe të pavdekshme në leksik. Vështirë mundemi ta pranojmë se një gjuhë që ka alfabetin, gramatiken, pra sintaksën dhe fonetikën serbe të quhet gjuhë bosane.
Në Rozhajë, madje edhe tek shkolla fillore e Dacaj që u dogj, ishte për vizitë edhe ish-Presidenti Ilir Meta: A pati ndonjë dobi për shqiptarët ajo vizitë ?
Më 16 nëntor të vitit 2018 mysafir nderi në Manifestimin Tradicional Kulturor ”Ora e Maleve” në edicionin e saj jubilar (të dhjetin më radhë) ftova Presidentin e Shqipëris Z. Ilir Metën i cili edhe erdhi në mamifestim në Rozhajë. Aty më nderoi më titullin e lartë “ Naim Frashëri” dhe e ndala në konak një natë. Të nesermen ka vizituar shkollën fillore “ Dacaj” në Dacaj. Shkollës i dhuroi fotografi nga personalitetet e kultures shqiptare nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e gjer te personalitet e sotme të artit, kulturës e historisë shqiptare. Ai tha se fotografitë, i sollëm por s’ kishim ku ti varnim. Në këtë rast i kërkova ndihmën për të ndertuar një shkollë të re , të cilën ai edhe pranoj ta ndërtonte. Në janar të vitit 2019 Ilir Meta erdhi për një vizit zyrtare në Mal të Zi tek homologu i tij Z. Gjukanoviq. Ia përmendi nevojën e ndërtimit të shkollës në Dacaj, më ç’rast ai i premtoi se do ta rregullonte. Pas kësaj vizite në shkollë , ka ardhë një komision nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi dhe nuk ka shkuar gjatë ata kanë dërguar projektin për adaptimin total të shkollës. Fillimish u ndanë edhe mjetet dhe u zgjodhë punëkryesi. Pas kësaj qëllimisht dikush i vuri zjarrin shkollës dhe ajo u dogj , por jo teresisht. Punëmarrësi abstenoj , pasiqe tani mjetet e ndara nuk do plotësonin nevojen e adaptimit. Kështu ajo për dy vite qendoi si gërmadh. Pasi që erdhi kryeministri shqiptar në krye të qeverisë malazeze Dr. Dritan Abazoviq , projekti u ripunua dhe buxheti u shtua dhe këtë verë shkolla po restaurohet. Pra, më shumë sakrifica e po frikësohem mos po i ikin planit për restaruim si duhet , për të përfituar punëkryesi në saje të këtij projekti.
Shpesh teprohet dhe shihet si qëllim I hapur për ta mbytur dhe shkatërruar një identitet kombëtar për shkak se rrethanat e pushtimit kanë ndikuar që njerëzit e kësaj ane, Shqiptarët, ta harronin gjuhën shqipe. Nocioni Boshnjak është një të thuash dhuratë danajsh për popullin shqiptar të Masbjeshkës , Sanxhakut. Sikur askush nuk këmbënguli në faktin e ditur që “ti”, “ai” apo “tjetri”, mund të mos e dini gjuhën shqipe, ta flisni vetëm serbishten, por megjithatë mbetët shqiptarë …?!
Sigurisht që është “dhuratë danajsh”, por njerëzit sikur duan të lirohen “nga një barrë” me ikjen nga identiteti I vërtetë kombëtare. Të këmbëngulësh që je Shqiptar, nënkupton se duhet të ndeshesh me dhunën, terrorin, luftimin e hapur. Kështu që nuk është lehtë të flasësh përanash. Nuk është fare lehtë për një popullatë të lënë anash, të braktisur e harruar. Për një popullatë që se ka dikë të fortë që I rrin pas. Vetdorëzimi para nocionit imponues në Boshnjak fletë qartë për një asimilim të dhunshëm të shqiptarëve në Boshnjak. Fatkeqësisht, ky nocion si nacionalitet falso , në këto anë u përqafua nga shqiptaret sllavofolës. Kemi shumë presione nga serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre se ne po punojmë në shqiptarizimin e boshnjskëve. Çfarë paradoksi! A thua ky popull më afër e ka boshnjakun apo të parin e tij që të boshnjakizohet ?! E pa besueshme , por që realitet i hidhur. Kurr nuk kam mundur të pajtohem se si kusherinjt e mi Dacajt/ Daciq të pajtohen më politikën degjeneruese serbo-malazeze , e të pranojnë që të quhen sot boshnjak. E veshtirë është për ne që të pranojmë diçka të tillë. Nuk kemi asgje të bejmë më boshnjakët e Bosnjes. Shqiptarët e Sanxhakut janë etnik, në tokën dardane dhe nuk mund kurr të jen bosan. Kjo dihet.
Njoh më qondra shqiptarë të Peshterit, të fshatrave Baçicë, Boroshticë, Ugëll, Doliq, Gjelekar, Leskovë etj. që sot nuk guxojnë ta quajnë vehten shqiptarë. Në Ugëll jetojnë Bibajt, Gorçaj, Hukaj, Plakajt pra të gjithë puro shqiptar , por që u është ndaluar gjuha dhe kultura e mirëfillt shqiptare. Për shembull , në Shtëpinë e Sylë Tahir Bibajt kam pas të martuar hallën e Babës, Fahrien , e cila kur ka shkua nuse në Peshter ka shkua në deren e shqiptarit dhe se ajo e besa as ata nuk e kanë ditë gjuhën serbe. Kjo tregon se çfarë reprezaleve e presioneve psiqike e fizike ka ushtrua pushtuesi serb në ato anë. Në varrët e tyre gjeni epitafet në sllavisht , e fotografitë më kostum kombëtar, plis e shall të bardhë. Më 2 gusht atje më shekuj organizohen lojrat tradicionale popullore, te krojet e Gjergj Elez Alisë dhe se kjo festë quhet Dita e Ali Gjynit, kuptoje: Dita e Gjergj Elez Alis ( Ali , Gjergji) asimilimim, në sllavisht për mos të përmendur Gjergjin e quajnë Ali Gjyni. Kjo festë pagane shënohet si Dita e Njëses – festë katolike por që vendasit më se dinë pse e festojnë. Në to zhvillohen lojra nga më të ndryshmet, si: hedhja e shtizes, gurapeshit, mundjes, vrapimit të kuajve, lufta e taroçave (tereqve, demave) etj. Por edhe pelqimi i të rijve mes vehtes. Grabitja e vajzave nga djemt është edhe finalja e këti takimi të përvjetshëm.
Me urdhërin nga prefekti i Pazarit të Ri Aqif Blyta, Murat Lotina bënë mobilizimin e vullnetarëve që do të luftojnë nën flamurin shqiptar. Nën komanden e tij më armë në dorë do të rreshtohen mbi 300 burra nga rrethi i Tutinës e që më përkushtim e dinjitet do të mbrojnë këtë trevë për katër vite më radhë.