Traktati i Lozanës – fatkeqësie e madhe historike për Çamërinë
Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë
Një sqarim: Një shënim i djeshëm që bëra për të përkujtuar 100 vjetorin e andallaisë famkeqe, me sa duket nuk paska trokitur si duhet në dyert e duhura. Sot po e postoj më shkoqur dhe më shqip duke ju drejtuar me një “Letër Publike”, personaliteteve më të larta të Republikës së Shqipërisë.
P.S.- Nëse ndokush ka njohuri më të plota në këto proçedura, (nuk është rasti për klikime), është i lutur të ndihmojë në përsosjen e këtij qëllimi. Me respekt dhe ju faleminderit.
●●●
LETËR PUBLIKE
I nderuar z. President!
E nderuara Kryetare e Parlamentit!
I nderuar z. Kryeministër!
E nderuar zj. Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme!
●●● Për dijeni:
Me respekt miqëve dhe intelektualëve të nderuar, bij të Çamërisë martire!
Zotërinjëve:
Tahir Muhedini, Selman Sheme, Resmi Osmani, Hyqmet Zane, Hekuran Halili, Hasan Hasani, Namik Selmani, Njazi Xhelo, etj.
VETË KOHA CAKTON DETYRË URGJENTE PARAQITJEN E NJË KËRKESË TË PROTOKOLLUAR PËR ÇFUQIZIMIN E TRAKTATIT TË LOZANËS.
●●●
Erdhi dhe viti 2023 u mbushën 100 vite që nga viti 1923. Viti i Lozanës, ku çamët autoktonë, etnikë epirotë-shqiptarë, Bota e madhe i nxori në treg, i këmbeu si kafshë, sikur ishin turq të Turqisë dhe ortodoksët, romejt e Azisë së Vogël, sikur ishin grekë të Greqisë!.
Kjo marrëzi i mbushi 100 vite, ndaj, krahas përkujtimit, e shtroj problem për veprim. U plotësua koha 100 vjeçare e trakratit famëkeq të Lozanës. Si rrjedhojë kjo periudhë kohore kërkon që traktati të çfuqizohet
ndërkombëtarisht dhe të rivendosen të drejtat e njeriut, për shqiptarët e Çamërisë, brenda kornizave ligjore ndërkombëtate. Traktatati i Lozanës, për këmbimin e popullatave sipas besimeve fetare, krijoi masakra, vuajtje, dëbime, dhimbje shekullore, përdhunime dhe çpronësime në mbi 1 milionë njerës. Pasojat e tij, plot vuajtje, vazhdojnë edhe sot.
Me anë të kësaj letre publike, ju drejtohem Juve, që brenda ligjeve ndërkombëtare, t’u kërkohet strukturave përkatëse të BE, SHBA, të OKB-së, shfuqizimi i Trakratit të Lizanës i viti 1923.
Shqiptarëve të Çamërisë t’u njihen të drejtat e mohura, të kthehen në vendin e tyre, të përfitojnë ligjërisht vatanin, pronat, nderin, moralin, gjithçka të humbur arbitrarisht.
Rasti është i duhuri dhe në kohën e duhur. Unë shpreh besim, zotërinj të nderuar, se brenda mundësive dhe kopetencave, Ju do ndikoni në instancat e duhura për të realizuar vendosjen ligjore të të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.
Gjithashtu mendoj se duhet të jemi koshientë: Heshtja ndaj asaj masakre, atij gjenocidi dhe kësaj mundësie ligjore, anon në negativitet. Është kjo “nyjë” kombëtare që duhet të gjejë trajtim. Ndryshe mbas saj, “Çështja Çame” dhe gjenocidi grek ndaj çamëve, prej kujtdo mbetet propagandë, demagogji, për të përmbushur interesa të caktuara.
Së fundi, në këndvështrimin tim, “Çështja Çame dhe Gjenocidi grek ndaj banorëve të atij rajoni”, një problem madhor kombëtar, vendoset në raftet e historisë.
Me besim se do të veprohet.
Respekte Fahri Dahri.
25/07/2023.
Komente:
1)- Selman Sheme:
Të vërtetat mbi trashëgiminë historike dhe etno-kulturore
të Çamërisë duhen të artikulohen periodikisht si nevojë e ruajtjes së ldentitetit kombëtar shqiptare. Trinomi I këtij identitieti është “GJAKU”, “GJUHA”, “GJEOGRAFIA”.
Ju I dashur Fahri, në shkrimet tuaja, I trajtoni me seriozitet shkencor këta elementë duke përdorur edhe Hartën e Çamërisë të pa deformuar e të përgafitur nga unë që në vitin 2005. me konsulencën e Departamentit të Gjeografidë të UT-s. Urime i nderuar.
Tiranë, më 26/07/2023
Respekt për këtë kontribut atdhetar. Propozimi juaj është mëse i nevojshëm dhe legjitim.
Por është për tu çudi përse nuk bëhet kjo kërkrsë nga partia e çamëve apo shoqstat atdhetare çame?!