ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kisha e Shën Gjon Kryepremit në Samadrexhë të Vushtrrisë, plisbardhët e shumtë para saj në vitin 1934 dhe “budallenjt tanë” në funksion të antishqiptarizmit!

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Prof. Blerim Latifi. filozof nga Prishtina
____
* Historia e një fotografie
E pashë rastësisht këtë fotografi në internet. Është shkrepur në vitin 1934, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Një masë e madhe njerëzish është mbledhur për inaugurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, e cila është rindërtuar mbi rrënojën e kishës mesjetare.
Gjëja e parë që të bie në sy në këtë fotografi, është prezenca e madhe e shqiptarëve me tirq e plisa të bardhë.
A ishin këta shqiptarë ortodoksë apo thjesht fshtarë të zonës të mbledhur nga pushteti serb për ta bërë ceremoninë sa më masive? Kjo nuk mund të dihet derisa nuk e kemi në dorë dokumentin e protokollit të ceremonisë.
Dy gjëra megjithatë dihen.
E para, deri në pushtimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1912 dhe pastaj ripushtimin në vitin 1918, në Kosovë ekzistonte një komunitet i shqiptarëve ortodoksë, i cili shpejt pastaj do të zhdukej përmes asimilimit brutal të organizuar nga pushteti serb midis dy luftërave botërore.
E dyta, Kisha e Samdrexhës është shembull tipik i rrënosjes së mitit përmes topografisë. Kjo do të thotë se një narracion mitik bëhet më efektiv kur ai lidhet me një topos, me një vend fizik konkret. Përpunuesit e mitologjisë serbe mbi Betejën e Kosovës e kanë përdorur Kishën e Samadrexhës si një element në topologjinë imagjinare të kësaj beteje. Aty, demek, na qenka mbajtur mbledhja e komandantëve e kryesuar nga Princ Llazari në vigjilje të betejës dhe pas saj shumë të rënë në betejë na qenkan varrosur aty, në mesin e tyre edhe heroi i saj, Milosh Kopiliqi.
Sigurisht e tërë kjo është një sajesë, një legjendë, sepse, siç na thotë Claude Levy Strauss, historia e treguar pa dokumentacion kredibil është mitologji.
Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta, sepse mitologjia serbe mbi Kosovën ka qenë aq ekspansive dhe efektive, saqë në kush e di sa raste ajo është përvetësuar si faktografi historike nga qarqet politike e akademike perëndimore. Mjafton të shikojmë të dhënat në anglisht në internet për kishën në fjalë, që të bindemi në këtë.
Krejt kjo, sikurse dje, edhe sot, vazhdon të na nxjerr telashe të mëdha politike. Në funksion të këtyre telasheve janë edhe një masë e madhe e budallenjëve tanë të cilët me aq pasion shprehen kundër narracionit kombëtarist shqiptar mbi Kosovën, pa dashur të kuptojnë se rrënimi i këtij narracioni e shndërron Kosovën në një Bosnje të dytë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu