ARKIVI:
28 Prill 2025

    Presheva e rikujton dhe falenderon Haqif Mulliqin pas vdekjes për “Ditët e komedisë shqiptare”, dhe për krejt atë që e dha për së gjalli

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Shkruan: Xhemaledin SALIHU , Preshevë 

    • PRESHEVA E FALËNDERON HAQIF MULLIQIN PËR REVISTËN “DITËT E KOMEDISË SHQIPTARE”, PËR FESTIVALIN KOMBËTAR TË KOMEDISË DHE PËR GJTHÇKA QË DHA NË PASURIMIN E JETËS TEATRALE 

    Nisma e selektorit të Revistës së Teatrove Amatore të Kosovës, Haqif Mulliqi dhe organizatorit tëp o kësaj revistë, Dr. Emin Kabashi që për vitin 1994, po qe se nuk sigurohet leja për organizimin e revistës në fjalë në Prishtinë apo Prizren, atëherë ajo të mbahet në Preshevë, u përkrah nga punonjësit kulturorë të Preshevës. 

    Pasi u sigurua leja në Prizren, Haqif Mulliqi propozoi që në Preshevë të mbahet Revista “Ditët e Komedisë Shqiptare” 

    Revista e parë Tradicionale “Ditët e Komedisë Shqiptare-Presheva ‘94” u mbajtë më 20-25 qershor 1994. 

    Juria profesionale ishte në përbërje: Haqif Mulliqi, Agron Boriçi dhe Nimon Muçaj. 

    Haqif Mulliqi i ndjer i dha impuls jetës teatrale të Preshevës, u angazhua  drejtpërdrejtë që Revista të jetë sa më cilësore dhe ishte ai që i nxiti punonjësit kulturorë që kjo Revistë të organizohet sa më mirë. 

    Gjatë gjithë ditëve të shfaqjeve të komedive në Preshevë ishte i dashur me qytetarët e Preshevës , sidomos me të angazhuarit në mbajtjen e Revistës. 

    Më 20 janar 1995, në Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u mbajt mbledhja e Këshillit Nismëtar të Festivalit: Dr. Latif Berisha, Fadil Hysaj, Dr. Emin Kabashi, Haqif Mulliqi, Xhemaledin Salihu, Havçe Hasani dhe Agron Boriçi.
    Më 15 mars 1995 u mbajt mbledhja e Këshillit Profesional:Fadil Hysaj, kryetar, Dr. Emin kabashi, Haqif Mulliqi, Zimo Krutaj, Sokol Angjeli, Sefedin Nuredini, dhe Agron Boriçi, në të cilin u aprovua Statuti i Festivalit dhe organet e Festivalit: Xhemaledin Salihu, drejtor i Festivalit, Sefedin Nuredini, përzgjedhës, Dr. Emin Kabashi udhëheqës i Tryezës dhe Haqif Mulliqi, redaktor i Informatorit.
    Në mbledhje ishte prezent edhe Vili Minaroli, I ngarkuar i Ambasades së Shqipërisë në Beograd.
    Këshilli organizativ: Havce Hasani, kryetar, Agron Borici, Adnan Ymeri, Shqipe Qerimi dhe fadil Azizi.
    Juria profesionale: Fadil Hysaj, kryetar, Zimo Krutaj/e zëvendësoi Vangjysh Furxhi/ dhe Xhevat Limani.
    Për Festival u përzgjodhën:Teatri Dramatik i Vlorës, Teatri “Bylis” Fier, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri I Korcës, Teatri I Tirans, Teatri “Dodona” Prishtinë me 2 komedi dhe Teatri Popullor Gjakove.
    Drejtoria e Festivalit i bëri të gjitha përgatitjet lidhur me Festivalin dhe për vizat hyrëse të teatrove nga Shqiperia. 

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu