Florim Zeqa
E titullova kështu shkrimin e radhës, përmes të cilit ju drejtohem të gjithëve dhe secilit që ja do të mirën vendit. Në të kaluarën disa herë ju kam drejtuar me letër të hapur publike figurave të caktuara të politikës, prej të cilëve nuk kam marrë asnjë përgjigje publike dhe as private.
Rreziku nga ndërgjegja e vrarë e politikanëve shqiptarë
Zhvillimet në skenën politike shqiptare janë barometri më i sakt i gjendjes në të cilën ndodhet sot polika shqiptare. Shqetësues mbetet mosuniteti i partive politikanët në trojet etnike shqiptare.
Përderisa nuk ka forcë që i ulë të në një tavolinë të përbashkët liderët e partive politike shqiptare në Kosovë për çështjet më jetike për vendin, politikanët në trojet tjera etnike me të (pa) drejtë as që e qajnë kokën për Kosovën.
Kjo nuk ka si të quhet ndryshe, veçse ndërgjegje e vrarë e politikanëve shqiptarë!
Ju politikan të papërgjegjshëm dhe me ndërgjegje të vrarë që po abuzoni paturpërisht me paranë publike pas shpines së popullit, mos harroni se ju shehë mirë syri i popullit dhe i Zotit! Mashtroheni keq nëse mendoni se do të ikni nga mallkimi i popullit dhe ndëshkimi i Zotit.
Syri i popullit është syri i Zotit.
Injorimi i arteries më të shëndoshë kombëtare
Në letrat e mia publike drejtuar figurave të shquara të politik-bërjes kosovare, asnjëherë nuk kam ngritur probleme personale, por shqetësime dhe probleme të mërgatës sonë, për të cilat asnjëra nga qeveritë paraprake dhe as kjo aktualja nuk e qajnë kokën të merren me to.
Sikurse qeveritë paraprake, edhe kjo e tanishmja i kanë krijuar lidhjet e fuqishme me sekserët e tyre në Kosovë dhe Diasporë, përmes të cilëve i pastrojnë paratë e pista dhe krijojnë grupe të interesit për llogari partiake, klanore dhe grupore, por asnjëherë nuk merren me problemet e shumta të mërgimtarëve, të cilat variojnë nga kontinenti në kontinent, nga shteti në shtet, nga republika në republikë, nga kantoni në kanton, nga regjioni në regjion e kështu më radhë.
Asnjëherë nuk jam hidhëruar në figurat e caktuara politike për mospërgjigje ndaj letrave të mia publike, por jam ndjerë keq, sepse asnjëherë nuk janë marrë dhe nuk merren me problemet reale të mërgimtarëve, të arteries më të shëndoshë kombëtare, e cila përveq ndihmave financiare për vendin, reflekton shpresë dhe besim për qytetarët.
Injorimi i arteries më të shëndoshë dhe më të pastër kombëtare është mungesë kulture dhe ndërgjegje e vrarë e politikanëve, të cilët nuk e tregojnë as minimumin e respektit ndaj mërgatës sonë, por vetëm e shfrytëzojnë atë për qëllime elektorale dhe financiare për të mbushur xhepat e tyre përmes të ashtuquajturave “fonde emergjente”!
Sjellja johumane apo më mirë të themi arrogante e kusarëve politik ndaj njerëzve të ndershëm që e duan me shpirt vendin e tyre, përveqse katandisje politike do të thotë humbje e moralit dhe dinjitetit njerëzor e politikanëve me ndërgjegje të vrarë.
Një fjalë e urtë italiane e thotë; “E leggito chiedere, cortesia da rispondere”, që në shqip i bie; “E drejt për të pyetur, mirësjellje për t’u përgjigjur”. Mirëpo atyre që iu ka humbur mirësjellja ndaj qytetarëve (mërgimtarëve) të ndershëm dhe besnik ndaj atdheut, u ka humbur ndërgjegja dhe respekti ndaj njerëzve të zakonshëm. Pasi, disa kur ngriten në majat e pushtetit nuk shohin më njerëzit e thjeshtë, pasi mendojnë se janë bërë vetë “Zoti”. E ata që mendojnë kështu vlejnë më pak se njerëz e më shumë se politikanë me ndërgjegje të vrarë.
Krejt në fund, kjo letër e hapur pa adresë vlenë për të gjithë njerëzit e ndershëm, për të gjithë atdhetarët në trojet etnike dhe në mërgatën tonë, për të gjithë qytetarët e vendit dhe mërgimtarët që të vetëdijesohen për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj klase të papërgjegjshme politike me rirreshtimin në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN).