ARKIVI:
10 Janar 2025

Kriza në Kosovë, pasojë e mungesës së investimeve ndërkombëtare!

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Agim Bajrami , Prishtinë

Politika kosovare, në vazhdimësi , ka ndjek projektet e përfitimeve personale, partiake e grupore, por jo edhe të interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe ardhmërisë së tyre. Dhe është e vetëkuptueshme , se pa zhvillim ekonomik , gjithherë, do të ketë kriza, konflikte, e jo stabilitet në shoqërinë dhe vendin, ku nuk ka zhvillim ekonomik.

-Kosova që nga administrimi i saj nga UNMIK-u i qershorit të vitit 1999 , zyrtarët e lartë të UNMIK-ut nuk patën ndonjë plan të qartë të zhvillimit ekonomik, por kryesisht u përqendruan në leksione teorike abstrakte se si populli i Kosovës duhet të mësohet si të përgatit ushqimin, si të ketë sjellje ndaj grave , si të bisedojnë ndërmjet veti , e si të mos pështyjnë nëpër rrugë, apo gjatë ndejave si mos ti mbajnë gishtat në hunë , sjelle që do të duhej të mësohen në familje, çerdhe e shkolla .

Dhe UNMIK-u, ndau para të shumta, për trajnime rreth dhunës në familje e barazisë gjinore, e respektimit të njëri tjetrit. Në përgjithësi Kosova, trajtohej sikur të ishte një ishull apo ‘xhungël’ e Afrikës, por tani e bartur në kontinentin evropian ,ku kosovarët duhej trajnuar si fëmijë që nga lindja sipas standardeve evropiane për sjellje njerëzore, por pa u përqendruar në zhvillimin ekonomik e cila do të sillte ngritje të mirëqenies së përgjithshme sociale. Edhe vendorët, të dalur të frustruar nga lufta nuk kishin ndonjë plan për perspektivën e vetë vetës, dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare nuk e bënin, për të kërkuar investime ekonomike, të cilat po të sjellin zhvillim ekonomik , punësim dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore. Vendorët e preferuan të jetuarit në anarki dhe përfitime përmes krimit të shpëlarjes së parave edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Kur populli i Kosovës nga euforia e kënaqësisë se tani po jeton në liri dhe pa dhunën e ushtruar nga Serbia, mbeti pa lidership i cili do e drejtonte shoqërinë, në procesin e arsimit cilësor,shtytjen e angazhimit në punë , krijimit të mendimit të përgjegjësisë kolektive,në ndërtimin e demokracisë dhe perspektivës së qartë për të ardhmen. Qytetarët mbetën nën mëshirën e vetë vetës, pa hartë orientuese, e shpesh të manipuluar nga politika e grupe të ndryshme kriminale ,për qëllimet e agjendave të tyre, kundër interesave dhe ardhmërisë së shqiptarëve. Gjatë procesit të privatizimit , nga takimi i bordit për hartimit të udhëzimeve të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike ,diskutohej edhe për pozitën e punëtorëve nga privatizimi i ndërmarrjeve. Ndër, opsionet e ndryshme të diskutuara ,përfaqësuesit ndërkombëtar,shtynin përpara opsionin ,se punëtorët të cilët dalin nga tregu i punës pas privatizimit të ndërmarrjes të paguhen nga fondi i privatizimit ,deri në 400€ në emër të kontributeve të dhënë, për tërë gjatësinë e jetës së tyre.

Vendorët e kundërshtuan, opsionin e pagesës së punëtorëve gjatë tërë jetës, pa dhënë ndonjë shpjegim, kur punëtorët sot e kësaj dite mbeten pa pensione, dhe fondi i privatizimit u shpërdoruar, nga vendorët dhe ndërkombëtarët, dhe nga shitja e kapitalit që kishin kontribuar baballarët tanë , nuk u investua asnjëherë në Kosovë, dhe nuk përfituan punëtorët dhe as qytetarët e Kosovës. Politika kosovare, në vazhdimësi , ka ndjek projektet e përfitimeve personale, partiake e grupore, por jo edhe të interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe ardhmërisë së tyre.

Dhe është e vetëkuptueshme , se pa zhvillim ekonomik , gjithherë, do të ketë kriza, konflikte, e jo stabilitet në shoqërinë dhe vendin, ku nuk ka zhvillim ekonomik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu