ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Nostalgji për të kaluaren, shpresë për të ardhmen!

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Njerëzit kanë dëshirë dhe të drejtë që ta kujtojnë të kaluarën krenare për ta projektuar të ardhmen e tyre të ndritshme, mirëpo kjo u bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe e ndërlikuar pasi e sotmja po ua njollos të kaluarën dhe mjegullon të ardhmen!

Vitet e krenarisë kombëtare

Vitet e ’90-ta apo siq e parapelqejë t’i quaj Vitet e Krenarisë Kombëtare, ishin vitet më të rënda për shqiptarët e robëruar nga hegjemonia serbomadhe e Sllobodan Millosheviqit, por ishin edhe vitet më krenare për shqiptarët, përgjatë të cilave ndodhi homogjenizimi më i madh kombëtar, do të thoja uniteti biblik i shqiptarëve të Kosovës i cili kulmoj me pajtimin e të gjitha gjaqeve dhe ngatërresave brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore.

Ndodhi humaniteti dhe solidariteti më i madh dhe i paparë deri më tani mes shqiptarëve në të gjitha trevat etnike. Përgjatë viteve të ’90-ta ndodhen të gjitha mrekullitë për shqiptarët nga të sipërcekurat e deri tek ndërtimi i themeleve të shtetit.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurëthemeli i pavarësisë së Kosovës.

Nga ky moment fillon edhe shpërbërja e krijesës artificiale të ashtuquajtur RSFJ, e dominuar kryesisht nga politika hegjemoniste serbe.

Efektet politike te 2 Korrikut janë te shumta në rrafshin kombëtar, ngase pikë së pari 2 Korriku shënon fillimin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia, krijimin e unitetit dhe rritjen e solidaritetit në popullatën shqiptare si asnjëhere më parë gjatë historisë. I gjithë aktiviteti dhe veprimtaria politike e shqiptarëve bëhej krejtësisht në baza vullnetare. Parim bazë i aktivistëve e veprimtarëve te viteve te ’90 ishte dhënja gjithçka nga vetja për interesin e popullit e të shtetit.

Ishte kjo platforma politike e Alternativës Kosovare të asaj kohe, gjegjësisht e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ju parapriu edhe shumë ngjarjeve tjera të rëndësishme politike për të ardhmën e vendit si ; Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit 1990 e mbajtur në Kaçanikun legjendar, Referendumin mbarëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të mbajtur prej 26-30 shtator 1991, dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjidhet edhe kryetari i parë të Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera të më vonshme që u kurorëzuan më luftën e lavdishme të UÇK-së, e madje as në 17 shkurtin e 2008-së, kur edhe fillon njohja formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.

Jam i sigurtë që për këtë periudhë të lavdishme kombëtare ka nostalgji secili aktivist dhe veprimtar, secili ushtarë i lirisë dhe atdhetar i të gjitha periudhave historike.

E sotmja ka mjegulluar të ardhmen e shtetit

Kosova nga një shtet i vogël, i njohur dhe ndihmuar nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht nga SHBA-të dhe aleanca më e fuqishme ushtarake në botë-NATO, si pasojë politik-bërjes së gabuar është kthyer në një shtet të harruar dhe gati të braktisur nga të gjithë, e sanksionuar dhe izoluar nga bashkësia ndërkombëtare!

Kjo situatë, jo vetëm e trishtë për shqiptarët duhet të jetë edhe e papranueshme nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për çlrimin dhe bërjen e shtetit.

Klasa aktuale politike pa dallim pushtet dhe opozitë nuk paraqet më shpresë për të ardhmen, pasi të gjitha janë shtjerrur dhe konsumuar deri në embrion.

Sikurse platforma politike e Alternativës Kosovare e viteve të ’90-ta, gjegjësisht e lëvizjes shtetformuese (LDK) që ju hapi rrugë proceseve demokratike në trojet etnike dhe mbarë ballkanin perëndimor, edhe tani Kosovës i duhet një Alternativë e Re politike që e bën shkëputjen nga e kaluara dhe nisë fillimin e mbarë të proceseve të mirëfillëta paqedashëse dhe demokratike në ballkanin e trazuar nga ekstremizmat e llojeve dhe trajtave të ndryshme.

E sotmja jo vetëm që lë shumë për të dëshiruar, e ka mjegulluar të ardhmen dhe përspektivën zhvillimore të shtetit si dhe e ka dëmtuar rëndë mirëqenjen e qytetarëve.

Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë, kombi ynë ka nevojë për qytetarët dhe mërgimtarët e jo për karrieristë, sepse karrierizmi është kancer i demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Andaj krahas nostalgjisë për të kaluarën duhet të udhëhiqemi nga shpresa dhe dashuria ndaj atdheut për të arritur ndryshimin epokal që i duhet vendit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu