ARKIVI:
20 Tetor 2024

Nata e fundit me Prof. Maxhun Malë Çekajn, heroin e Kosovës !

Shkrime relevante

Pajazit Jashari: A isha gjithmonë i lidhur kaq ngusht me Arbër Gashin?

nga: Pajazit Jashari, Podujevë ___ Jo, raportet tona në mes vete patën edhe...

Shpresa e madhe serbe me akuza për “Kosovën primitive myslimane” dhe vaji i njohur për “Kosmetin”

Afrim Musliu, Suedi ____ Shpresa e madhe serbe - mes të rreshtave. Këtu...

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Shpërndaj

Adem Lushaj, Deçan
Ofensiva serbo-sllave e gushtit (9, 10 dhe 11 gusht 1998), kishte përfshirë fshatrat Hereq, Gramaqel, Shaptej, Dubravë, Gllogjan, Irzniq, Baballoq, Rastavicë, Prekolluk,…ku ishte përdorur edhe artileria e rëndë serbo-sllave. Kishim shumë të plagosur dhe të vrarë. Ishte ofensivë e tokës së djegur. Granatimet ishin të vazhdueshme. Të rralla ishin objektet që nuk ishin goditur nga artileria serbe.
Ishte 10 gushti, dita e dytë e sulmit barbar të kriminelëve të Millosheviçit. Kishim disa të plagosur në fshatin Shaptej, por edhe në fshatrat tjera. Mezi arritëm që me një bus që e ngiste Agim Selmanaj, (tashmë hero i Kosovës), duke u shmangur nga granatimet e pandalshme, të plagosurit t’i qojmë në spitalin e Irzniqit. Ishin orët e para të mbrëmjes. Terri veç kishte rënë. Pasi që strehova babain në familjen e Islam Islamaj në Irzniq, mora rrugën për në fshat. Aty ku ishte vija e frontit, sikurse që ishte në Gramaqel, Hereq, Baballoq, Rastavicë,…
Me të mbërritur në qendër të Irzniqit, takoj profin, kolegun, ushtarakun dhe njeriun e çmuar, Maxhun Çekaj. Aty takoj edhe, Bajram Dacaj dhe Shemsedin Çekaj. Që të tre ishin udhëheqësit e Shtabit të UÇK- së të Irzniqit. Ishin komandantët e respektuar. Shemsedini dhe Maxhuni ishin profesional, të karrierës si ushtarak. Mbetëm deri vonë në objektin që ishte si shtab i udhëheqësve ushtarak. Mbetëm deri vonë me Shemin, Bajrën dhe profin, i cili nuk më lejoj që të kthehem në fshat. Pasi që ishim edhe në lidhje familjare dhe për vite ishim së bashku në arsim, Maxhuni më tha që të shkoj me fjetë në shtëpinë e tij, ku ishte vetëm me bashkëshorten Fatimen (tezja e gruas sime). Në mëngjes, në shtëpinë e Maxhunit ka ardhur Bajrami, ngase ishin shokë të pandashëm. Kur dolëm nga shtëpia, Maxhuni mbathi qizmet ushtarake që nuk i kishte mbathur shumë kohë, e të cilat ia vrisnin këmbët. “Tash shlirohen”, na drejtohet mue dhe Bajramit.
U ndava me Maxhunin dhe Bajramin, duke marrë rrugën për në Shaptej. Profin, nuk e takova kurrë më. Ra në altarin e lirisë! Ra si trim i vërtetë! Tashmë, HERO I KOSOVËS!
Lavdi i qoftë!

Gjithmonë do kujtohet si njeri me vlera të larta!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu