ARKIVI:
19 Tetor 2024

Italianët e vërtetë nuk vrasin !

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Gëzim Muçolli, Itali 

Nuk ishte tërmet në Torino të Italisë por sikur u dridh toka, kur dhëndërri e la nusen e tij të ardhshme para të gjithëve me një deklaratë publike: “Më tradhtove: Lirinë të dhuroj si dhe udhëtimin e paguar tashmë me tjetrin” Në asnjë mënyrë nuk ishte film edhe pse ngjante si një skenë filmi.

Kishte më shumë se njëqind të ftuar që morën pjesë në festë dhe dhëndri i ardhshëm mori mikrofonin për të mbajtur një fjalim dhe për të falënderuar të pranishmit. Ai poashtu duhej të shpallte publikisht datën e dasmës, tashmë të caktuar për tetor, me ftesa të shtypura dhe me listën e shoqërisë . Ajo po e shikonte duke buzëqeshur derisa ai mori mikrofonin dhe filloi të lexonte fjalimin e tij të shkruar në letër. E pikërisht ky fjalim i lexuar me një qetësi dhe vendosshmëri për tu admiruar, sot është temë e pjesëtarëve të shoqërisë së lartë dhe popullit të rrjeteve sociale në Torino dhe në krejt Italinë. Ai, “kornuti” (“burri me brina” – siç e quajti veten e vet ), është Massimo Segre, 64 vjeç, komercialist dhe bankier i njohur mik shumë i afërt me Carlo De Benedettin.

Ajo është Cristina Seymandi, 40 vjeçe, bashkëpunëtore e ish-kryebashkiakes të Torinos Chiara Appendino, e cila më pas iu bashkua rradhës së kandidatit për kryetar bashkie të propozuar nga Matteo Salvini, Paolo Damilano (i mundur në votime). Kjo dasmë ishte shtyrë tashmë tri herë, e tash ishte rasti që solemnisht të shpallej data nga dhëndërri në festën e organizuar për miqtë në një vilë të mrekullueshme në kodrat e Torinos. Mirëpo këtë herë gjithçka është bërë gati dhe dhëndërri i ardhshëm ka një surprizë për partneren e tij dhe për të gjithë të ftuarit. Massimo Segre e kishte përgatitur mirë planin e tij. Ai merr mikrofonin dhe ju drejtohet miqve të tij që po duartrokasnin dhe brohoritnin të gëzuar. Dhe më pas i lë të gjithë të habitur, siç shihet në videon e publikuar cila tashmë ka bërë xhiron e internetit. Ai nxorri një letër dhe filloi të lexonte para Kristinës dhe miqve: “E kam përgatitur me shkrim sepse jam shumë i emocionuar.

Zakonisht shkoj direkt në temë, por nuk dua të marr rrezikun për të gabuar. Unë duhet t’ju njohtoj të gjithë juve se në tetor unë e Kristina do të martohemi, e këto janë ftesat që edhe një her ë duhet t’ua bëjmë. Por, duke menduar pastaj i thash vetit se kjo nuk ishte dhuratë për Kristinën por më shumë dhuratë për mua që nga 3 marsi i vitit 2000 kur jemi bashkuar kam shpresuar të vijmë te ky moment të cilin e kemi shtyrë qe tri herë. E atëherë cila është dhurata që ia bëj Kristinës?

Gjithmonë kam konsideruar se të duash një person është të dëshirosh të mirën atij, madje më shumë se vetes, e në këtë rast, në këtë mbrëmje, unë dua t’i dhuroj Kristinës lirinë për të dashuruar. Për të dashuruar një person tjetër,një avokat i njohur,për të cilin ia ndien më shumë se për mua! Dhe që mendoj se e ka bërë të ndihet i urryer vetëm për të evituar që të mos tregohet mosrespektues ndaj meje. Kristinë e dashur , e di se sa shumë je e dashuruar si në pikëpamje mendore dhe seksualisht, siq ke pasur mundësinë të rrëfehesh dikujt, se ke pasur marrëdhënje me një industrialist të njohur.

Miq të dashur mos mendoni se më jep kënaqësi të bëj figurën e “kornutit” para të gjithë juve por Kristina është kaq e zonja për të rrëfyer të vërtetat e saj dhe nuk munda t’ia lë vetëm asaj për të treguar motivin për të cilin unë sonte e përfundoj bashkëjetesën me të. Nënës së saj , të ngratë e të sprovuar nga jeta, çka i ka thënë që të kishte frikë që vajza e saj nuk ishte më e sigurtë nëse vinte të flinte me mua, por unë femrën nuk do ta prekja ndryshe pos sikur një lule.

Hë, pra çka do t’ju thoshte të gjithë juve për motivet që na kanë larguar: të vërtetën që është një histori banale e pabesisë, madje paramartesore. Jam shumë i dëshpëruar, zemra më është copëtuar e po e fajësoj veten pse nuk e kam kuptuar që një grua nuk mundet vërtetë të dashurojë nëse martesa të vë kundër fëmijëve, me të cilët duhet me shumë mund të përpiqem të rikthej raportet sikur më parë e që janë keqësuar shumë në tri vitet e fundit. E dashur Kristinë, shko në Mykonos me mikun tënd avokat, ji e lumtur me të, siç e di krejt është e paguar siç ta pata paguar edhe udhëtimin në Vietnam me vajzën tënde, një vajzë serioze dhe e shkëlqyeshme, për të cilën më vjen keq që do të mërzitet nga kjo situatë.

Po ta konfirmoj vlerësimin tim për punën tënde dhe nëse dëshiron kur të kthehesh mund ta rivlerësojmë mundësinë e bashkëpunimit profesional. Kurse historia jonë e përbashkët përfundon sonte, Të uroj të jesh e lumtur me shokun tënd të ri, e të vazhdodh të shklëlqesh në jetë siç ke bërë gjatë këtyre viteve. Ju kërkoj ndjesë dhe Natën e mirë!”. – përfundoi me gjakftohtësi leximin e deklaratës së tij, duke varur mikrofonin , i preri në besë zotëri Massimo Segre duke lënë sikur të ngrirë gjatë gjithë kohës ish të dashurën dhe fejuarën e tij zonjën Cristina Seymandi.

Il video della coppia della Torino bene che ha svelato i tradimenti alla festa di nozze

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu