ARKIVI:
3 Mars 2025

Kryeministri Albin Kurti u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Shkrime relevante

Pse nuk ia pranoj mikes vlerësimin e saj për mua si atdhetar…?!

Nga: Gjergj Kabashi Një mike me shkroi me 1 mars 2025 se...

Përvetësimi i Gjergj Kastriotit duhet t’ua marrë shqiptarëve rrënjen historike

Daut Dauti, historian, Londër Shkrimtari Jusuf Buxhovi, është i njohur si njëri...

Me rastin e 40 – vjetorit të vdekjes së Dr. Don Gaspër Gjinit (1930 – 1985)

Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ In memoriam: Miq të pikëlluar dhe të ngushëlluar: Dikush...

Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme…

Nga: Aurel Dasareti I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra...

Shpërndaj

Tetovë, 11 gusht 2023

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në takim, kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Prindon Sadriu dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Kasami për ftesën dhe mikpritjen që iu bë në qytetin e Tetovës, derisa e ka njoftuar për zhvillimet dhe situatën politike e ekonomike në vendin tonë.

U diskutua edhe për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë që ka projekti i rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën, si dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenit në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune do të marrin pjesë në inaugurimin e rrugës së re që lidh fshatin Sellcë dhe fshatin Vicë, që pritet të rrisë kapacitetet e turizmit malor të Tetovës dhe të afrojë Tetovën me Prizrenin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu