ARKIVI:
19 Tetor 2024

Ja disa produkte të luftës speciale të Serbisë kundër Kosovës

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Autor: Lirim Gashi. Prishtinë
_____
Liria e mendimit dhe e fjalës është arritja më e madhe e demokracisë, por ajo nuk duhet të ndikohet nga paratë e pista oligarkike, e aq më pak të drejtohet nga politika shtetërore apo opozitare.
Por ja çfarë ndodhi me ne:
Shumica e mediave tona u financuan nga paratë e biznesmenëve tanë që bënin tregti të pistë me Serbinë dhe për një kohë të shkurtër u bënë milionerë e miliarderë.
Por Serbia nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do t’i kushtëzonte ata me projekte dhe detyra të rrezikshme të shërbimit sekret të saj dhe rus, për ta vazhduar me ta tregtinë e paimagjinueshme fitimprurëse, për të dyja palët.
Dhe nuk ka varësi më të madhe, më të keqe dhe më të rrezikshme se sa ajo nga paratë e armikut.
Shumë shqiptarë nuk e kuptojnë se pas dëbimit politik, ushtarak dhe policor nga Kosova, Serbia nuk kishte alternativë tjetër për të ruajtur ndikimin e saj gjigant në politikën e Kosovës, përveçse duke dobësuar dhe shkatërruar pavarësinë e djepit të saj mitologjik, përmes një lufte speciale në shumë fronte në të njëjtën kohë, për të pamundësuar mbrojtjen tonë kundër sulmeve të saj.
Dhe sigurisht, menjëherë pas tërheqjes së detyruar, ajo mobilizoi ish-agjentët e saj sekret shqipfolës dhe u dha atyre shumë para, duke ua hapur kështu mundësinë që të korruptonin politikanët tanë më të rëndësishëm të pasluftës, duke e ditur mirë se ata do bëjnë çdo gjë për para, madje do të harrojnë jo vetëm se çfarë ka ndodhur me popullin e tyre në luftë, por edhe kush janë dhe nga janë.
Do të përpiqem ta thjeshtoj kompleksitetin e luftës speciale serbe për ta bërë atë të kuptueshëm edhe për njerëzit e thjeshtë, barinjtë dhe bujqit, të cilët ishin protagonistët kryesorë të poemës “Bagëtia dhe Bujqësia” të Naim Frashërit.
Serbia vazhdoi të punojë me të njëjtët biznesmenë shqipfolës të cilët Millosheviqi i cilësoi si shqiptarë të ndershëm, jo ​​pa qëllime dashakeqe.
Këtë e bëri sepse shërbimi inteligjent serb i kishte ende në dorë.
Ndaj i fuqizoi ata së tepërmi financiarisht, duke e ditur fare mirë se politikanët tanë të ardhur në pushtet me dy palë brekë në byth, do të ishin pre e lehtë e parave të tyre të pista.
Pyes veten:
A u kujtohen lexuesve të flaktë të shkrimeve të mia emrat e pistë të disa shqiptarëve të ndershëm të Millosheviqit, të cilët hynë në institucionet më të ndjeshme shtetërore, ku morën poste shumë të rëndësishme pavarësisht faktit se biografitë e tyre ishin më të pista se tualetet publike?
Siç mund ta shihni, Serbia e filloi luftën speciale kundër Kosovës pikërisht duke i mobilizuar dhe rreshtuar si ushtarë biznesmenët shqipfolës të cilët Millosheviqi atëherë i quajti shqiptarë të ndershëm, sepse ai e dinte shumë mirë se ata mund të blinin shumë lehtë favorin e politikanëve më të rëndësishëm të Kosovës me paratë e tyre të pista.
Në këtë mënyrë Serbia shpresonte se ata do të bëheshin marionetat e tyre, pa e kuptuar fare dhe fatkeqësisht në fund ia doli.
Vrasjet e shumta të pasluftës, atentatet e dështuara, korrupsioni i përmasave gjigante, moszbulimi i krimeve të mëdha politike, ekonomike apo financiare, vendimet e çuditshme të gjykatave të të gjitha niveleve, diplomat shkollore dhe universitare që mbrojnë më pak nga marrëzia se sa prezervativët nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, vjedhja e dhomës së dëshmive dhe thesarit të shtetit, rehabilitimi i kriminelëve serbë të luftës, depërtimi ekstrem i ekstremizmit islamik, nënshkrimi i Asociacionit të Komunave Serbe, demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi, shitja e pronave të shtrenjta shtetërore për para xhepi, privatizimi i doganave nga politikanët e korruptuar dhe tradhtarë, futja e ushqimeve dhe barnave të skaduara në tregun e Kosovës, kthimi i diplomacisë sonë në cirkun diplomatik dhe resortin e familjeve të pushtetarëve, votimi i Gjykatës Speciale nga deputetët e partive banda etj… janë vetëm disa nga produktet finale direkte dhe indirekte të luftës speciale serbe kundër shtetësisë së Kosovës.
Ka aq shumë abuzime të tjera, saqë numërimi do të zgjaste deri nesër në mëngjes.
Fakti që këto dukuri të çmendura dhe perversitete të rrezikshme ende trajtohen si fatkeqësi natyrore nga gazetarët, analistët dhe intelektualët tanë të vetëshpallur, dëshmon se lufta speciale serbe kishte për qëllim jo vetëm pushtimin e politikës së Kosovës, por edhe pushtimin dhe shpëlarjen e trurit të njerëzve të të gjitha niveleve arsimore, pronësore, profesionale dhe intelektuale.
Por asgjë më mirë nuk e dëshmon pafuqinë e politikës sonë shtetërore dhe opozitare sesa fakti që Serbia ka përhapur më me sukses gënjeshtrat e saj në tregun politik, diplomatik e mediatik kosovar, shqiptar dhe ndërkombëtar, sesa që ka përhapur Kosova të vërtetën e saj të padiskutueshme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu