ARKIVI:
19 Tetor 2024

Albinin se solli në pushtet urrejtja për Isën dhe Hashimin, por beteja e tij e pandalshme ndaj veprave të tyre të liga

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
____
Unë jam aq i tmerruar nga paqartësitë e disa intelektualëve tanë të vetëshpallur, saqë jam i gatshëm t’i konfrontoj ata çdo ditë me marrëzitë e tyre.
E di se ata nuk do ta kuptojnë kurrë se çfarë është shok-terapia, por motivi që ata ma japin përmes mashtrimit të tyre është për mua i mjaftueshëm për t’i bërë ata që të ndihen të përulur dhe të kompleksuar nga unë, gjë që është një bazë shumë e mirë për ta që ta ndjejnë dhimbjen e shuplakave të mia verbale sa më shumë që të jetë e mundur.
Se deri ku ka shkuar marrëzia e disa pajtuesve të vetëshpallur që i kanë angazhuar dhe paguar këta politikanë të pistë, tregon fakti se ata më shkruajnë çdo ditë privatisht, se kushdo që thotë diçka kundër çlirimtarëve tanë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, e polarizon dhe përçanë shoqërinë tonë përmes ushqimit me urrejtje.
Për të fshehur hipokrizinë e tyre nën maskën e mashtrimit të tyre, ata më gënjejnë se e respektojnë dhe e duan Albin Kurtin aq sa i duan dhe respektojnë Hashimin, Isen, Ramushin dhe Fatmirin, prandaj janë të përkushtuar për pajtimin e tyre.
A mund ta imagjinoni se sa i fëlliqur, i shëmtuar dhe dinak është qëllimi dhe karakteri i tyre?
Për ta pajtimi i Albinit të pakorruptuar me Isën, Hashimin, Ramushin dhe Fatmirin e korruptuar, është i barabartë me pajtimin e popullit.
Sepse kaq vlejnë fshatarët dhe qytetarët e Kosovës për ta.
Ata këtë e thonë duke e ditur fare mirë se Hashim Thaçin, Isa Mustafen, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn nuk i dëbuan nga pushteti analizat, përshkrimet dhe sqarimet e veprave të tyre të këqija, por veprat e tyre të këqija.
Pra, shoqëria jonë nuk është polarizuar nga emërtimi, përshkrimi dhe sqarimi i veprimeve të keqbërësve, por nga keqbërjet e tyre.
Në fakt, keqbërjet e tyre masive në fillim befasuan, tronditën dhe polarizuan shoqërinë tonë, por më vonë e bashkuan kundër tyre.
Dhe anasjelltas, nuk ishte urrejtja e Albin Kurtit ndaj Isës, Hashimit, Ramushit dhe Fatmirit ajo që e solli atë në pushtet me plebishitin më të lartë të pasluftës, por urrejtja dhe lufta e tij kundër veprave të tyre të liga.
O Zot, sa budallenj hipokritë dhe patetikë janë politikanët, intelektualët, analistët dhe gazetarët tanë të vetëshpallur.
Ata besojnë se ne kemi harruar se Hashimi, Isa, Ramushi dhe Fatmiri u dëbuan nga pushteti vetëm pasi arritën kulmin e pajtimit të tyre.
Por lind pyetja, çfarë lloj pajtimi ishte ai që u arrit mes tyre ?
Mes tyre u arrit në fakt shkalla më e lartë e pajtimit për shpërndarjen e drejtë të plaçkës mafioze mes tyre.
A është ky ai lloji i pajtimit që duan ta arrijnë pajtuesit tanë të vetëshpallur ?
Jo faleminderit.
As Albini dhe as shumica e popullit nuk do të pajtohen kurrë me autorët e veprave të liga.
*******
Ashpërsinë me të cilën unë i kritikoj devijimet e tmerrshme, fenomenet e çuditshme ose perversitetet skurrile që mbërrijnë deri te kufiri i mutacioneve gjenetike dhe e bëjnë copë e grimë thelbin e mendjes së shëndoshë dhe shijes së mirë, ndoshta do të mund ta zvogëloja në një nivel më të tolerueshëm edhe pse ato prodhojnë disfatizma të patolerueshme që janë kundër të gjitha vlerave të dëshmuara kombëtare dhe universale.
Mirëpo, individët, gjërat dhe shoqëritë nuk mund të ndryshojnë për të mirë nëse autori i kritikës nuk ua gërdit lakmitarëve analfabetë, të papërgjegjshëm dhe të paskrupullt, jo vetëm gjërat me të cilat merren pa pasur asnjë qëllim human, ide dhe talent, por edhe vetën e tyre.
Shumica e budallenjve të vegjël e thithin guximin për ta futur hundën e tyre të pistë në profesionet dhe temat për të cilat nuk kanë as ide e as talent, nga budallenjtë më të mëdhenj, të cilët karakterizohen nga injoranca edhe më e madhe dhe shija më e keqe.
Mirëpo, pikërisht në këtë mënyrë krijohet ai rrethi famoz dhe vicioz në të cilin budallenjtë më të vegjël prodhojnë marrëzi për budallenjtë më të mëdhenj dhe në këtë mënyrë, përveçse infektojnë një pjesë të madhe të shoqërisë me injorancë, ia vrasin asaj edhe shqisat e nuhatjes dhe shijes.
Duke qenë i vetmi kritik që kritikon burimet e gjalla dykëmbëshe të efekteve të rrezikshme anësore me një ashpërsi kaq ekstreme, shpesh keqkuptohem nga kritikët më të butë, të cilët i shkaktojnë dhimbje egos së budallenjve po aq sa mizat bythës së elefantit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu