ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Jeta nuk është aq e lehtë, por kërkojeni lumturinë se ajo nuk përsëritet

Shkrime relevante

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Naim Kelmendi, Zvicër
Jeta nuk është dhe aq e lehtë apo më mirë si thuhet një buqet lulesh. Jeta është mu sikurse ky tunel që të mahnitë me bukurinë e saj porse quhet prapëseprap tunel.
Pas çdo ndeshtrashe dhe sprove që ofron jeta, gjithmonë gjendet një rrugë që të shpije deri tek ajo lumturi e cila shifet atje pasi që ta kalon këtë tunel. Nganjëherë ne vet pa dashje, pa qëllim, pa menduar thellë ose pa ditur se si erdhi, mund të gjendemi në situata të rrëmujshme, të dallgshme, të stuhishme sikurse ky tunel i cili kur ta kalosh të tregon rrugën e shpresës. Shpesh humbim shpresat nga dallgët e jetës, shpesh bëjmë pyetjen përse dhe sikur dhe nuk e dijmë që fatin tonë të jetës, dallgëve dhe ngjyrave të saja janë të përcaktuara nga I MADHI ZOT. Shpesh thuhet që shpresa vdes e fundit, ashtu është sepse shpresa vdes bashk me njeriun. Secili moment quhet shpresë, me rëndësi është që për shpresën duhet interesuar, munduar, kontribuar dhe pa dyshim që ke edhe pèr ta realizuar.
Shpresa është ngusht e lidhur me njeriun. Njeriu pa shpresë jeton vetëm fizikisht. Shpresa rrjedh nga shpirti, shpirti jep vullnetin, dëshirën, qëllimin, synimin, arritjen dhe të gjitha këto së bashku kompletojnë shpresën për të jetuar.
Nëse këto të gjitha nuk harmonizohen me njëra tjetrën humbet vlera e shpresës, shpirtit dhe njeriut,e neve mbetemi vendnumro dhe bëhemi avokat të vetvetes duke bër pyetjen pse dhe sikur.
Në momentin që ne bëhemi avokat tè vetvetes gjykimi është shum i rëndë. Shpresa është e lidhur shum ngusht me besimin i cili duhet të jetë shumë i fortë .Besimi është ndihmë shumë e madhe për ne, respekt dhe rrugë drejt të MADHIT ZOT dhe zgjidhje e të gjitha peripetive, stuhive dhe dallgëve të jetës si dhe ta fshijnë përjetë nga koka pyetjen pse dhe sikur, të cilat të lënë mbrapa, s’mund të ecësh para dhe jeta merr emrin vuajtje dhe jo lumturi siç e meriton të jetë.
Andaj, bëjeni jetën tuaj të lumtur , sepse vetëm një herë  atë e keni DHURATE NGA I MADHI ZOT.
* Autori është fizioterapeutist dhe karateist me famë botërore që jeton në Zvicër

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu