ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Fermerët e fshatit Korroticë e Epërme, blegtorë shembullorë  

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

nga: Zeqir Bekolli  

Adem Hoxha 70 vjeçarë, i pensionuar para pesë vitesh, nuk ndalet. Pasi kreu me ndershmëri zanatin e punëtorit teknik në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, iu rrek bujqësisë. Fillimisht i kishte disa krerë lopë, kurse sot në fermen e tij, tok me viçat i ka 23 krerë . Edhe pse në moshë ai vazhdon të kujdeset për kopenë e tij, si nëpër kullota, ashtu edhe gjatë qëndrimit në shtallë dhe për këtë nuk ndien fare lodhje.  

Në fshat, nëpër shtëpitë tjera, kafshët janë rralluar. Por në lagjen Dobërdolani, vëllezërit Naser dhe Hamëz Dobërdolani po ashtu kanë një fermë më afro 20 krerë lopë. Kjo ekonomi familjare të dy familjeve iu sjell të ardhura për ta bërë një jetë të mirë.  

Forhåndsvisning av bilde

Doemos se për kafshët nevojitet një përkujdesje, por Ademi dhe vëllezërit Dobërdolani vazhdojnë të përkujdesën për fermat e tyre, prej të cilave edhe përfitojnë. 

Shembulli i tyre flet qartë se me një angazhim të mirë edhe në fshat mund të jetohet mirë dhe me leverdi, pa pasur nevojë me lëshuar vendlindjen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu