ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Ana e errët dhe e ndritur e historisë dhe cili është çmimi i saj ndër shqiptarët

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI , Prishtinë

Shekulli XIX është kohë e formimit të kombit shqiptar. Ndërsa, shekulli XX lirisht mund të quhet shekull i atentateve dhe ekzekutimeve të prijësve shqiptarë, shekull kur më së shumti kemi hargjuar endergji në ideoligji dhe në promovimin e politikanëve, të cilët kryesisht e kishin dhe e kanë gojën plotë progres kombëtar, por disa edhe me politikë tradhtare. 

Në emancipimin kombëtar ndikuan sidomos Naim e Sami Frashëri me Vaso Pashën. Kurse me emnacipimin politik ndikuan Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi me Haxhi Zekën. Në rrafshin e ngjarjeve arsimore duhet veçuar patriotët e Kongresit Manastirit që sajuan Alfabetin Kombëtar, kurse në krijimin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin e shumë të tjerë. 

Me politikë kombëtare, e që u bë antentat mbi ta ishin: Hazhi Zeka i vrarë më 1902, At Pali i vrarë më 1913, Isa Boletini i vrarë më 1915, Zef Lush Marku i vrarë më 1920. Të tjerët që u vranë nga dora serbiane ose me paratë e tyre ishin: Ramë Vllasa më 1923, Azem Bejta më 1924, Avni Rrustemi më 1924, Bajram Curri më 1925, Nazim Gafurri më 1928, Shtjefën Gjeqovi më 1929, Hasan Prishtina më 1933, Ramë Bllaca 1937, Zenel Hajdini 1942, Emin Duraku më 1942, Meto Bajraktari 1943, Shaban Polluzha më 1945, Marie Shllaku më 1946, Xhon Sereçi më 1946, Ibrahim Lutfiu më 1951, Shaban Shala më 1964, Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka më 1982. Pas kësaj kohe atentati që tronditi shqiptarinë është ai kundër Aziz Kelmendit më 1987 e pastaj atentati ndaj Enver Hadrit në metropolën e Belgjikës dhe atentatet në vijim shtrihën në një spirale të pashkëputur deri te Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu më 1997, Ilir Konushefci, Adem e Hamëz Jashari me familje (rast gati unik në Evropë më 1998), duke përfshrë pastaj një seri vrasjesh politike, të cilat i ka programuar dhe ekzekutuar nëntoka policore, rreligjioze dhe ushtrake gjithnjë serbiane. Në këtë spiral do të gabonim po mos ta veçonim vrasjën e Fehmi dhe Xhevë Lladrofcit në luftë, e që konsiderohet si humbje e madhe e shqiptarisë. 

I gjatë është vargu u shqiptarëve tradhtar që janë ekzekutuar, ndër të cilët do të veçoja: Esat Pash Toptanin më 1920 në Paris, Ceno Bej Kryeziun në Prag më 1928 etj. Nuk do t` i përmendi ata të Shqipërisë Bregdetare, pastaj.  

Akuzën e Bedri Pejanit ndaj Ahmet Zogollit e mosvajtja në Vjenë më 1974                                                               

Akuzën e Bedri Pejanit e pata mësuar në Wjenë më 1974, duke lexuar gazetën “Federata Ballkanike”. Atëherë kisha mendimin se Kosova Republikë na mjaftonte për disa dekada, në lavrimin e çështjës kombëtare, për bashkim. Por, programi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është e arritura më e lartë gjatë shekullit XX, program ai që shkoi shumë më largë në histori, mbetet kulmi i historisë sonë të ndarë në disa pjesë pas vitit 1912. Dhe, Kosova në saje të luftës së drejtë nga ajo kohë (1913) e deri më 10 qershor 1999 kur u çlirua nga robëria serbiane, nuk do të pushojë së luftuari për çlirim. Në saje të rrugës së luftës për çlirim më 17 shkurt 2008 Parlamenti e shpalli Kosovën  shtet të pavarur dhe sovran (si shtet i dytë shqiptar), shpallje ajo që u pajtuan edhe miqët e respektuar si: SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e shumë shtete tjera demokratike, ku fjalën kryesore e pati Alenaca ushtarake Perendimore-NATO. Pra, shkolla e Hasan Prishtinës, politika e Adem Demaçit dhe pushka e Adem Jasharit me familje, duhet të mbesin shembull, leksikon enciklopedik, deri në bashkimin e tërë kombit në një shtet. 

Një gur xhevahir që shkëlqen në faqet e historisë shqiptare përkah haollësitë e vrojtimit dhe përceptimit është padyshim, veprimtaria publicistike e Bedri Pejanit-Babushi (1885-1946). I shkolluar nepër kolegje dhe nivele univerztare, por mbi të gjitha i brymosur me vrragët e hsitorisë sonë tragjike, Bedri Pejani do të ketë gjithëmonë një rrol të dyfishtë historik. Ishte vrojtonjës i hollë i ngjarjeve të afrërme politike, por ishte edhe perceptues i ndryshimeve të kohëve që diktohen në atapat, që nuk përseritën kurrë, dy herë. Në vijim po e japim një shkrim të Bedri Pejanit-Babushit, për kohën e rrethanat që u shpall pavarësia e Shqipërisë, por mbi të gjitha për personat që e realizuan apo e lanë në pikpyetje historinë e saj, pse nuk u shpall dhe reaizua Shqipëria Etnike në Shkup në gusht 1912, aty ku ishte programuar dhe siguruar nga çdo sulm i barabarëve serbian dhe fuqive evropiane që i qendronin Beogradit dhe Atinës në çdo moment me ndihma ekonomike dhe ushtarake. Mendoi se Bedri Pejani si bashkohanik është njohës i rralë i të dy taborreve: evropianëve dhe fallagave fqinje të shqiptarisë. Por mos t` i hyjmë në hak se as Bedri Pejani nuk i kishte informatat se si silleshin Fuqitë: Anglia, Franca, Rusia në një bllok; dhe si sielleshin Fuqitë: Gjermania, Austro-Hunagaria dhe Italia në bllokun tjetër. Bedri Pejani ishte i një fati me vegjëlinë dhe kurrë nuk u largua prej fatit të saj. Mos të shkojmë mëtej. Deri më 1941 ishte kominternist. Pas kësaj kohe ndryshoi qëndrim dhe në një mënyrë u rreshtua pas atyre që e humbën luftën më 1945. 

Pason shkrimi i Bedri Pejanit, TRAGJEDIA SHQIPTARE SI E JAHUDIVE DHE ERMENËVE  

(Kujtime, shënime e gjykime; shkrimi nuk ndryshon, botohet integral) 

“ Shqipnia e sulltanve të Stambollit per katrë shekuj e ma nuk ka pasue aq sa asht dermue pasi besovi se u shlirue. Statistikat e rrenimeve na mungoin. Por, po t` i laimë nji anë mizorit e periodes së pushtimit e të stabilizimit turk në Shqipni, mendimi fiton 100%.Dhe Armenia ka psue me zi se na në kohë të luftes së madhe dhe Jahudive ua pat takue m` u shpernda më katrë cipat në kohë të sundimit të Romes se Vjeter. Por, me ket ndryshim: Shqipnia asht shkretue nga dora e shqiptarve kurse ermenit u faruen prej Turkies e Jahudi nën shpaten e pushtuesve. 

Tragedia e jonë, kahdo qi t` a kapish, asht typike, e vetme në sojin e saj në histori të popujve. Ka ndonji popull në ftyrë të tokes qi, me t` u shlirue nga robnia, të nxierrë me mija TRADHTORË, tre napoliona për krye, me duzina kondotteri te paguem pak ma shtrejt? E nga çdo klasë, nga çdo kategori? A m` u zemrue, a m` u tallë apo me të ardhë gjynah. Aata të trenapolitikaanve, kur paradoin neper andrrat t` ona si nji farë regjimenti apo division derrash, të ngriten vetem për nji minut  të voglë. Pastaj, ata kaloin dhe ti qertesohesh. Këtyne të shkretve, neper kondita qi jetuen e neper lluga ku u mbytë Shqipnia nuk u takon as njimijperqindsha e kobeve. Ky asht nji lement viktimë. Me të ardhë gjynah m` u mendue keq per te… Pse plaga asht fellë e surat  tjatrë kan faktoret e tregtis. 

Per t` i hetue këta, po na duket ma mirë me, fillue nga alfa e kohës së librimit, qi u quajtë e librimit me gabime e pahir. 

Kompozita e kongresit të Vlorëss, mund të klasifikohen kështu:  

                                                                      I 

 “Grupi i studnetve me mustaqe: pjestaret e keti grupi axhamish e deshten me të vertetë Shipnin, pse 95%, ishin ritë e ishin burrnue neper shkollat e ndryshme të viseve të hueja, i kishin kalue vetëm vakansat neper vendet e tyne dhe kishin gjetë kohë vetem për t` i adhurue bukuritë e ketij parajsi në dorë të dreqit, si e cilsojte Arapi osmanli. Edukata të nalta: por, të ndryshme aq sa mund të thuhet fare jabanxhi ndervedi.  Krejt pa shkollë, pastaj, aty ku puna i perkiste njftësis së vendit. Aq xhahila, në ket pikë, sa mos me ka ndonji problemë social për t` u sherthye, apo ndonji ngatrres per t` u rregullue. Ishim në kohen e Kongresit së Mukes, qi shkurtohje me pesë fjalë: Jemi vllazen, s` na dain dot… Shkolla e ketyne per sa i perkiste dallavereve të qarqeve të diplomacisë së nalt nuk vlejti kurrnja. Qyetrain e evropallive e përfytyrojshin si dishin a krejt ideale, si ni farë feneri qi, nepër errsitë e natës, u a ndriton rrugën anive dhe i ruen nga rreziku i shkrepave të bregut… Arha ka thanë kështu për Shqipninë e Daja e fik vendin po të guxojë kush me na prekë… Plakun pse e kemi, ashtu ujku i politikës ndërkombëtare e… me mustaqerruemi e ka punen në pupaj… Ka jetue në gju me gju me diplomatet me në za të Londrës… Besimi ndaj shoqishoqit nuk u mungojke. Për shka i perkete beses i kishin blue mirë traditat e vjetra të popullit t` tynë. Burra të fjales, patriota deri në palcë e naiva deri në ahmaki kur bisedojshin me ndonji karathi si Kemal Vrioni apo Eqrem Vlora, stylizue në vend dhe perjashta … mi si pat dashtë shekulli i qyterisë apo shkolla e Tepeldenliut… 

Ma të meqmit e këtyne ishin Gurakuqi me tendencat e tij konservatore e Midhat Frasheri, fanatik në traditat e shois së vet. Praktikisht, as i pari e as i dyti nuk premtojshin, sa duhet, nji zotësi per t` i krye në krye të lëvizjes së rilindjes s` onë. Të shpjegohemi ma açik. Gurakuqi qi kish nji cilësi të rrallë për t` a fitue sympatinë e çdo njeriu dhe të grumbullive nuk kish nji natyrë indipendenete dhe ish manjitizue fare keq prej Plakut. Sa për Mithatin, ky ishte aq shumë skurpulla në jetë të tij private e politike sa, neper konditat e merzitëshme t` asaj kohe, nuk mund të hajte nji rreth i gjanë e të fuqishëm, pse Vlona si kryeqytet i Labërisë, nuk ish vendi i evliave e profeteve. Aty na duhejë ndonji karathi me nji rrugë të caktueme nji herë e mirë. Por, mu ata qi i gezojshin, qysh aherë, cilsitë e karathinisë ishin teper të ri. Shkurt, ketij grupi i mungojte prisi, ishte pa krye. Pra, nuk kish nji vlerë kollektive veq se neper raste fare të rralla, fare të kritikueshme. Nuk ka nji fatkeqsi ma të madhe se kur livizja asht krejtë e gjallë e i mungon kryet e duhun… 

Nji pris energjik me nji grupë të tillë mund të bajte punë sa m` u çuditë krejt bota… Kajherë, fatalizma asht mehlemi ma i çmueshem per me t` i prije trut e me të shpëtue nga çmendina… Lum ay qi mund të bahet fatalist… 

                                                             II 

 Grupi i Uqve: ish grupi i paris s` asaj kohe, me nji të kalueme e nji edukatë krejt tjater se ato të Studentve me Mustaqe. Oxhak brez mbas brezi, por deri diku të bastarlluem neper Hugat e pallateve të Stambollit. E, nuk paten guxue me ardhë në kongres me shumicë. E vetmja pikë ku na pat favorizue fati. Per ndryshej qysh diten e parë kura  eindenpendences s` onë do t` ishte në mezad. Pak kokra. Jo pse nuk u pat pelqye sofra. Por, raca e dyerve  të mdhaja ish mjaftë e meçme per të çmue se mund t` a rrezikoje lekuren, shum e vlershme vetëm per te. Me gjith ket, me t` u stabilizue livizja bashk me vendimet e kongresit, krejt fati i rilindjes s` onë shkojë e raa në dorë të këtij grupi, beriqetli per kah zanati i makiavelave. Ishin plakë i thijë neper rrugat e vendit dhe nepër dhomshtit e koridorreve të Bizances. Ma i riu i tyne, Eqrem Vlora, e kish trashegue shkollen e fiseve aq me bukuri sa me të marrë në qafë kur të priste e të percjellte. E sa ultra-kextra e kish pajtue ket shkollë primitive me atë të Wienes se… 

Dhe ky gruoi i Uqve e dojte Shqipnin. Mos u çuditni dhe mos u zemroni. Me nji ndryshim … të voglë natyrusht. Me ket dashuri vijte e u trazojte andrra e sundimit e ajo e shfrytimit. Nji ideal ky, jo i nalt, jo “noblë”. Por, çka. Vetëm në ket mes, ishte deri tjetrë kund: grushti i Tanzimatit që mbarojë me atë të Turgud Pashës e të Kryqzades Ballkanike (Lufta e parë ballaknike 1912-HB) i pat hudhë keta në shkallë të bybrrecave e të brekocave. Nuk guxojshin m` u ndien gajllë perpara bullojte gjumin tue ua difyue faqen tjaterë të pasqyres. Menjiherë e ndijshin se energia e… nerva do t` u mungojshin për nji fat të tille e, besa, zhganrra mund t` ishte shum e mnershme per ta. U mbetje rruga e trathtive, e dallavereve, e sherdorimeve dhe vrsajeve në gjumë. Zanati i vjeter. Kishin per alliatë vetem shkollen e vendit. Mirpo, vendi ku u hudhen temelet e Shtetit, me gjith qi nuk ish vendi i evliave, nuk ish edhe ay i kohes së Tepedelenliut… Me të fryjte era e livizjeve qi i kanë hije nji populli jo barabrë. Ajo erë qi i faramakosë Oxhaqet, qi nuk njefë feudalizmë, asht po ajo qi i benë m` u dridhë bretkocat bile nga jorgani kur nata duket e zezë, me furtunë në prag të deres… Eksponeti ma za të këtij grupi ishin Myfit Libhova me nji verni patriotizmet e Ilias Vrioni qi shtihej shokë me naivat. Qy të dy këta ishin ma të modernizemt e kastes së tyne për kah kultura e energia. I pari dihet se vdiq e i dyti dihet sesi po jeton. 

                                                                   III                   

Plaku (Ismail Qemaili): ka luejt nji rolë “tait d` unioni” në mes të ktyne dy grupeve. Ismail Kemali si njeri ish me të vertetë i mirë. Por, patriotizma e tij, kishte lee si sekretar i Midhat PASHëS ( me origjinë shqiptare, admnistrator i shkelqyer, ideator dhe zbatues i Kushtetutës, nxitës i kombësisë shqiptare në Sanxhakun e Nishit më 1876-HB), dhe shkolla e tij, e para ishte ajo e autokracisë turke. Për kah trut (Ismail Kemali-HB) ishte nji tip fare i shëndosh. Mund t`a lozte rolin e  nji novatorit, pse çilsitë dhe rrethi nuk i munguen më 28 Nënduer 1912. Por, dishka i mungoi kryekput mosha. Pra, roli i tij revolucionar mbarojë po atë ditë qi u ba kryetar i Qeverisë së përkohshme. Fjala “perkohshme “ ka nji kuptim aq të fellë sa nuk ka nevojë për nji provë tjetër për t` a justifikue gjykimin. Shkurt, Plaku (Ismail Kemaili) ish palkë, energji e tij ishin dekë keqas. Jeta e gjatë nepër llugat e mergimit, apathia tragike e nji populli në zhvillimin e lvizjeve qi kerkon davaja, janë faktor qi  e paten çue Plakun drejt politikes së therorive. 

Desh fati i Shqipnis qi të kemi në krye nji njeri zerbadhë e të meçem, por i dekun për së gjalli. 

Me krahun  e fortë qi i dha djaleria e gjallë nacionaliste e asaj kohe, me besimin e madh qi kish populli në famen e tij e shpetovi situaten e njij minute ma të rrezikshme per Shqipnin. Ni sherbim majftë i çmueshem. Por, shum i mongut e shum i pa mjaftueshëm kur roli barsohet me forcat qi ay dispononte. 

Bazat e sundimit       

A ka nevojë të shpjegohen?… Mund të shkurtohen me këto dy fjali të Plakut: Shqipnin e bani Evropa, e do t` a bajë Evropa.!…Kjo besim, mu si murtaja, u shtrië per pak ditë deri më ke grumbullit ma të errta të Shipnis dhe shkovi krejt flaken e livizjes, krejt shpresa e krejt nji popullit. I rrethuem nga deti e nga toka, i mbytun rresht shtat muej nga malraja, revolucioni i 28 Nandorit vdiq aty ku plasi. Nji pakicë fare e dobët, me Mithat Frasherin në krye, kaloi n` opozitë per t` i luftue keto baza. Por, krejt kot. Kjo opozitë, shumë e ngusht per kah numri, kishte nji fe krejt tjater qi shkurtohet me ket devisë.  Na kemi vuajtë per Shqipni, na kemi dekë, na po desim per të. Pra, na  e kemi ba e na do t` a baim…Koha i ka dhanë të drejtë këtyne deri më 24 XII 1924. Po ke se kjo fe ngjallet per së treti në mes të shqiptarve situata e sotme shpëton pa pikën e dyshimit. Nuk kanë shka na bain as Baldwinat e as Duçet, Venizelosat e Marinkoviçat. Për fat të keq, kjo fe nuk ish ajo e Palkut qi gzojte voten e shumices. 

Tri prova, jo shaka    

“Apathia e sundimit, malarja e Vlones, konditat e randa t` asaj kohe mund të jeen faktorët ma në shej të tragedis shqiptare qi u zhvillue pa pra e qi, jo vetëm se nuk ka mbarue, por nuk dihet as pak se kur ka me mbarue. Per qi po flasim, kam nji randësi kryesore tri livizje:  

                                                                            I 

 Janina vijonte t` i perbysi sulmet e ushtris greke. Ardhja e mbretit Greqisë në fron nuk pat ba para. 12000 shqiptarë bashk me ushtrinë turke qi ishte retirue nga Manstiri na jepshin shpresa të gjalla. Ushtria serbe ishte ndalue me nji farë armistic. Por, disa rushdieli (thuhejë ahere me fjalen e Plakut) u kishin shkrue laberve qi luftojshin në Bixhan: Shqipnia u ba, eni neper shpia të jueja… E shqiptarët të demoralizuem kishin fillue me i shue llogoret e Janines. Kjo livizje provokojë jo vetem humbjen e Janines, por atë të Çamris dhe shkretnimin e plotë të Shqipnisë së Jugut (19 II 1913). Kjo politikë shkaktojë nji luftë t` ashper kundra Plakut me shokë dhe krijoi konfliktin  e parë në mes nacionalsitve. Po atë ditë qi ra Janina Rasih Dino, delegat i Qeveris në Londer me shifren e ambasades italiane telegrafojke: Janina shpëtojë nga rreziku dhe i mbeti Shqipnis…Plaku qau bashk me ata qi nuk deshen t` a mbronin Janinen, pse ish, i thojshin, nji qytet grek…Pakica nuk qeshi. Por, edhe nuk qau, pse pat çja me kohë; 

                                                                                II 

Nji muej pasi u shpallë indipendenca e Shqipnis e jo autonimia nen Turki, si këshillojte Axha Franë, nji dergatë e maleve të Shqipnisë Mesme, tue i ça karakollet e ushtris serbe në Shkambij ardhi në Vlonë me ket proponim: Jemi marrë vesh me Mirditë dhe Mirdita me malet e Shkodres  per t` u ra serbve me katrë anë, per t` i cptue  e per t` bashkue Shkodren me Janinë. Armë e fyshek kemi. Besen nder veti e kemi lidhë. Na kan çue për ta pasë fjalen e Qeveris… Krejtë kabineti vendosi me u thanë: Perpara! Plaku tha nji ultiamtum: Po kje se nuk hiqni dorë nga ky vendim, jam i demissionuar… Shumica hoqo dorë. Myfit Libohova i pari. Dergata u kthye me nji urdhen të kundert dhe ushtria serbe bani sefa, fitoj dhe mjaftë miq nder ato vise se sa me na vue pushken, pas nji vjete, po me atë popull qi do të shqiptarizohej tue luftue kundra invadimit të vendit prej të hujve.  

                                                                                     III 

Janina pat raa e pas pak dite ushtria greke i kercnohej Vlones. Nji mbledhi e madhe nën kryesi të Plakut vendosi dorzimin e, natyrisht dhe shkatrrimin e Qeveris. 

Aherë, Is Boletini me pak fjalë i kundershtovi këtij vendimi: “Armet e mija nuk i kam dorzue as sulltan Hamidit, as sulltan Reshadit, as kral Petres, e as kral Nikolles.Pra, nuk kam per t` ia dorzue edhe kral Jorgit. Kisha me u largue nga Vlona per mos me e damtue pa dashtë. Por, jam i rrethuem nga deti e nga toka.Vendosni si të doni, por unë, jam i shternguem me e ba deken, bashk me shoket e mij të Kosoves këtu nepër rrugët e Vlones… U ngreh të hiki. Plaku nuk e lshojë. Bi ket aktitudë të Kosovarëve vendimi i prerë vdiq e ushtria greke u ndalue ke guri i ylyneçit. Ajo ishte e zoja me marshue per pak ditë. Por, vetem me pushkë. Këtë nuk  e hangri: hapi mund t` i  mbetejë në fyt mu ashtu si u mbeti italianëve me 1920. Kur koha asht e turbullët vetem trimat fitojnë.  Mjerë ata qi doin të hecin me mend. Evropa të dëgjon fare me kujdes, po i fole me pushkë në dorë. Ajo ket e ka per fe. Filozofimet e parimet u a ka lanë profesorave qi keta  mos të mbeten pa punë, e mos të bajen trima nga zori. 

Pra ket fat qi e kemi sot nuk do t` a kishim. Shqipnia e jonë do të ishte më nji pozitë krejt tjatre qysh ahere sikur ndonji Is Boletin të merrte nji natitudë pak a shumë trime dhe ne të dy rastet qi u shenuen ma nalt. Adami pasi nji herë harroi perjashsin, nuk u kthye më të veç se kur vdiq, thonë legjendat e feve. Shqiptari nuk desh të vdesi. U masakrue. Mbeti në Arasat dhe psoj fatin e atyne qi therren në kaspahane. Per te, parajs nuk ka. A do të ketë? Ndoshta dikur. Kondita  asht tragjike, por e vetme. Rruga e Is Boletinave, e veshtirë per Bretkocat.Tragedia shqiptare vijon. Asht dobiçi i dobsive. Sherrin e ka me bereqet”. (Madrid 28 XI 1928.) 

Bedri Pejani ishte intelektual i provave të mëdha!                 

Bedri Pejani për të gjitha pësimet e kombit shqiptar akuzon faktorin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Nga faktorët e brendshëm e dallon për kah tradhtitë Esat Pash Toptanin.Kurse për kah mizoritë që i kishte bërë dhe po i bënte në kontinutet tradhti edhe më tragjike e veçon Ahmet Zogollin. Prandaj, e shtron çështjen e fajeve dhe denimin e tij për këto fakte:  

Sa herë duhet denuar me vdekje Ahmet Zogollin? 

Bedi Pejani ishte pjesëmarrës i ngajrjeve të mëdha kombëtare. Ishte mjaftë emocional kur dështonin ose vriteshin pas shpine personalitete e njohura. Në vijim po e prezantojmë një mendim të shkruar se ‘ka mendonte për Ahmet Zogollin. Pason shkrimi 

1.”Herën e parë me 101 vjet burg si grabites i pasunive të popullit të të shtypun të Matit dhe si kusar i arkes së shtetit. Për këtë dëshmon populli i Matit, po të jet i lirë, dhe nëpunsat e finances, disa prej të cilëve janë zhdukë e martirizuë për mos me u zbulunë kusarit e Zogollit. 

  1. Denohet me vdekje si trathtor pse më 1913 shkoi tinzisht në Beligrad dhe bani nji marrveshje të msheftë me Pasiçin në dëm t` ekzistences së shtetit shqiptar. Këtë mister (msheftësi) të pazbuluëm deri me sot, e dije mirë ish deputeti i Shkodrës Nikolla Ivanaji, i cili ka qenë dragoman (përkthyes) në bisedimet e rrjedhuna midis Pasiçit e Zogollit.
  2. Denohet me vdekje si bashkpuntor i të famshmit Arif Hiqmet qi i solli aq dame Shqipnis sa dhe në fint shkaktoj edhe nji vllavrasje në mes popullit të Dibrës dhe mbolli farën e përgatiti majën e mersenaris n` at popull, qi ai sot asht ba si lëngira a po murtaja e vendit t` anë. Kur t` e fitoj lirinë e vërtetë populli Shqiptar tue i shkallmue vargujt e robnis qi e lidhen sot, banoret e Matit të shypun prej shekujsh nga dera feudale e Zogollit, kan me kallxue se sa kohë dhe me sa hospitalitet ka jetue Arif Hiqmeti në kshtjell të Zogollit në Burgajet (Mat). Dy valixhet e Arif Hiqmetit qi kish lanë në shtepi të Zogollit, deri në mbarim të vitit 1920, kanë qenë ruejt me kujdes të posaçëm prej familjes Zogolli, pse ai ja vetëm qi ish bashkëpuntor me nji nga te motrat e Ahmet Zogut.
  3. Denohet me vdekje si tradhtor dhe si mashtrues se në kohën e rebelizmës rrejtë Mbretin (VIDIN) dhe qeverinë e Diurrësit, të cilëve u dha besen se do t` u ndihmonte tue i sulmue rebelet me nji fuqi Matjanësh dhe muer tetë mij Napoleona ar për kët qellim, të cilat para i futi në xhep të vet dhe m` anë tjeter u muër vesh me rebelet konter Mbretit (Vidit) e qeveris Shqiptare. Po të kish ndergjegje kombëtare Salih Vuçitërni, kish me deshmue fare bukur për këtë çështje pse ai i ka pas sjellë nga Durrësi tetë mijë Napolenona Zogut, i cili me nji turmë matjan duel në qafë Morize, po në vnet qi t` u kërcnohesh, filloj, dhe bani marrëveshje me ta.

5.Denohet me vdekje si trathtor për marrëveshjen qi bani me politikanin serb Mlladenin në qafë Murës (Mat) dhe me Ceno Bej Kryeziun në shtpi të tij në kohë t` okupacionit italian, mbas luftës botnore. Për këto marrëveshje qi u banë për me e rrxue indipendencen e Shqipnis, ka dije të plotë Salih Vuçiterni, sot senator i Dibrës, pse ai ka qenë Dragoman e bashkëpuntor i Zogut në kët rast. 

  1. Denohet me vdekje si shkaktar i livizjes Mirditës qi i kushtoj shtetit t` anë dame e sakrifica të mëdha. Qi të vertetohet se Zogolli ish autori principial i kësaj livizje, mjafton të studjohet me kujdes korespodenca zyrtare e asaj kohe, n` asht se kjo nuk do të zhduket prej tij për me humbë gjurmë.
  2. Denohet me vdekje si trathtor për intrigat qi luejti dhe pengimet qi solli në luftën e Vlorës. Për këtë deshmon personeli i kabinetit n` at-hershëm dhe Z. Qazim Koculi me shokë.
  3. Denohet me vdjeke për luftat e lëvizjet qi shkaktoj në Dibër e në Kastrat të Shkodrës për interes të vet e të Serbëve. Mjerimi i shkretnimi qi ende zoton në krahinë të Dibrës e të Shkodrës dhe marrëveshjet e mshehta qi bante Zogu me konsullin Serb në Shkoder, janë deshmina të pa kundershtueshme për me vertetue preteksin t` onë.
  4. Denohet me vdjeke si kriminel ordiner për vrasjen e ish deputetit të Dibrës Ramiz Dacit. Për këtë tragjedi qi të rrqeth shtatin, munt t` api spjegime Hysni Dema, sot nji nga komandantët besnik të Zogut dhe responsabel për sigurimin e qetësis në Shqipni të Jugut.
  5. Denohet me vdekje si kirminel dhe si shkaktar i diskreditimit të shtetit Shqiptar për vrasjen e dy amerikanëve. Për këtë tragjedi të tmershme qi formon të paren ngajrje të prishjes së besës e të cenimit të hospitalitetit në jetën e kombit t` onë, mjafton të studjohet me interes dëshminat e bazueme në dokuemnta e n` argumenta të Haki Stërmillit e të Qamil Çelës qi banë përpara gjykatores politike, në Tiranë, mbas revolucionit të Qershorit 1924.
  6. Denohet me vdekje si komplie në vrasjen e Adem Gjinishit, të Haxhi Jusuf Kazazit e të shoqes së tij në Kavajë, të Hyesn Bej Çelës, të Shyqri Salihut, të Kurt Kadis e të Xhemail Veliut në Mat. Për këto krime të kryeme me gishitin e urdhinin e tij, dëshmojnë aktet zyrtare e hetimeve e autoriteteve qi kanë mbet t` anullueme deri sot.
  7. Denohet si katili ma i poshtem për vrasjen e prisit të djelmenisë Shqiptare Avni Rrustemit. Liria qi gëzon sot Katil Jusuf Reçi në Tiranë dhe gradimi i kallauzit Xhemal Herrit si agjutanat i Presidentit, janë provat ma të gjalla qi vertetojnë se Avniu u martirizue prej tij. Veç kësaj, për këtë tragjedi të mnershme qi e plagosi djelmenin Shqiptare mu në zemër dhe i futi popullit nji thikë mu në fyt, dëshmon krejt populli.
  8. Denohet me vdjekje si ngatrrestar dhe si shkaktar i vëllavrasjes së bame në rrevolucion të Qershorit 1924. Për këtë asht mjaft të studjohen korrespodenca zyrtare e asja kohe.
  9. Denohet me vdekje si trathtor për invazjen qi i bani Shqipnis më 24 Dhetuër 1924 me fuqit e hueja. Për këtë invazijon qi asht nji trathti nga ma të shemtuemet dhe qi ai e mersenaret e tij e qujtën si “triumf i legalitetit”, janë dëshmues të gjallë e të pa tronditun, oficerët Vfangellist qi akoma qindrojnë në Tiranë e në sherbim të shtetit. Veç kësaj, kjo trathti sot vërtetohet edhe prej autoriteteve ma të nalta e prej organeve zyrtare të Serbisë.

Po si erdhi ky katil në fronin e Tiranës. Erdhi në saje të një akordi me Nikolla Pasiqin. Akordi i kishte pesë pika: 1. Xhandarmerinë në Shqipni e formon Serbia;2. Ministër i Punëve të Brendëshme bahet Ceno Beg Kryeziu; 3. Minjera e Pukës i ipet koncesion Jugosllavis;4. I lejohet Serbisë një rrugë ferovize (hekurudhë) nga Prizreni deri në Shëngjin dhe 5. Mali Tarabosh dhe Shën Naumi i dhurohen Nikolla Pasiqit. Në anën tjetër Shefqet Verlac në Romë, në të njejtën kohë bënte pazare të njejta por ndoshta edhe ma tragike sepse Bregdeti i Shqipnisë, kthej në nji dritare prej kah Italia shiqonte më thellë në Ballkani. Këtë Pazar Verlaci po e bënte duke shpresue, se do bëhet viehrri i Zogollit kusar. 

  1. Denohet me vdekje si trathtor për damet e mjerimet qi i solli vendit t` onë me banken gjoja kombëtare e me huan (50) miljonshë, me koncesionet e me konverzionet e me prishjen e kishes autoqefale Shqiptare dhe me faljen e Shën Naumit e të Vermoshit, me traktatet tregtare e me paktin Italo-Shqiptar si e futi Shqipnin nën protektoraten e robnin Italiane. Për këto deshmon shtypi i botës, aktet zyrtare dhe traktet e nënshkrueme.
  2. Denohet me vdekje si katil i Heroit të Kombit Bajram Currit, të Zija Dibrës, t` Elez Isufit, të Suf Xhelilit, të Salih Çekës, të Muço Kupinonoves, të Bajram Veliut dhe të tjerëve. Për këto krime dëshmojnë vet nëpunsat besnikë të tij, të cilët thonë se i vranë pse ishin kundershtaret e presidentit katil.
  3. Denohet me vdekje si katili i Luigj Gurakuqit dhe si komplotist i atentatit të ngrefun kontër Major Shefqet Korçës. Për këto asht mjaft të merret pata sysh liria qi gëzon Stamolla në Tiranë, shpërblimi qi pat Çatin Saraçi si konsull i Wjenes dhe pohimi i Hasan Mërkoçit qi bani përpara gjykatores italiane.
  4. Denohet me vdekje për gjithë vrasjet e tjera: burgimet, grabitjet, torturat, internimet e çendrimet e bame deri tash nga mersenaret e tij mbi popullin e mejrë. Për këto do të dëshmojnë vetë populli, at herë kur ai me dorë të vet ka me përmbysë kështjellen e Tiranes.
  5. Denohet me vdekje si njeri responsabel qi asht, për masakrat, vrasjet, burgimet, internimet, djegjet e damet e bame në Shqipni të Veriut mbas kryengritjes së fundit qi u ba nën prisin Dom Loro Cakes. Për këtë dëshmon pamja e vrazhdet e shkretnimit qi duke sot në Mlassit e Veriut, deshmojnë burgjet qi janë mbushë plot me të pa-fajshëm, dëshmojnë vorret e deshmorëve e të viktimave qi përbajnë numër të math. 

20.Ma në fund denohet me vdekje dhe duhet linçuë  ‘duhet ba rexhum’ për propognaden krahinore e fetare qi bani me anë t` agjentëve të tij si Faik Konica me shokë dhe mbolli faren e dasisë në mes të Shqiptarëve, të cilët të helmuem nga këto intriga , sot janë ndam në Toskë e Gegë, në Muslimen e në të Krishtenë”, shkraun Bedri Pejani më 1929 nga Madridi. 

Bedri Pejani është një njohës i shkelqyer i realiteti politik në Shqipëri dhe jashtë saj prandaj do të shkruaj edhe këtë pasqyrim se: “Kosova ka ba nji shkollë nga e kaluara e idhët. Parndaj lufta në Ferizaj, Rugovë, Tejdri, Plavë, Gusi, Ura e Dallanit, Carralevë, Çafa e Prushit, Kulinë në jug të Llapit, Merdar, Kumanovë, Drenicë, Llap, Kala e Dodës, në krejt Shqinpinë e që pushka e tyne nuk është dorëzua kurrë dhe nuk do të dorëzohet deri sa të jetë jeta, nëse e do nevoja”. 

Bedri Pejani e akuzon Ahmet Zogun edhe si Mbret i shqiptarëve, sepse organizoi vrasjen mizore të Hasan Prishtinës në Selanik më 1933. Lidhur me këtë, Bedri Pejani e kritikon edhe parinë shqiptare të Kosovës sepse po i bënte argatin Nikolla Pasiqit dhe pasuesëve të tij në shumë etapa deri më 1941. Jo vetëm kaq, me vrasjen e Azem Bejtë Galicës më 1924 po thuej se pushon pushka kryengritëse në Kosovë. “Por, ajo pushkë sa e njoh, shkruan Pejani, nuk do të pushojë kurrë për deri sa të çlirohen të gjitha tokat shqiptare që u okupuan më 1912 dhe u riokupuan më 1918, e të cilave okupime Konferenca e Versalles ua dha vulën që të digjen e piqen në robni Shqipninë e moçme dhe të njomë. Por çdo robni ka fund, e kjo i asht e njohun popullit kryengritës të Kosovës, i cili aq e do Nanën Shqipni sa që ajo popullsi ma shumë e zë në Gojë Shipninë se sa Zotin fuqiplotë”, potencon Bedri Pejani në Madrid. 

Bedri Pejani e çorton edhe parin politike e bajraktare të Kosovës 

“Për çdo muej, shkruan Bedri Pejani, kral Aleksandri i Serbisë vret e masakron shqiptarë.Por, politikanët e Kosovës si kokderra, jo që të mbajnë nji distancë me Beogradin, por i shkojnë në dasmë Kralit vrasës të vogjlisë shqiptare, kralit që nuk la katund pa bombardue dhe pa forcue livizjen për shpërngulje të shqiptarëve në Anadolli. Madje në dasmë i shkojnë Kralit në Beograd edhe me peshqeshe, me 99 penë desh e me molla ndë brinjë. Jo vetëm kaq. Krushku i parë i Mbretit kur martohet, është shqiptari kaparan me tierçi deri në Temishvare të Rumunisë. Madje pati edhe individa të atillë shqiptar, që çezë nuk kanë përveti, por i dhurojti Kalit vrasës të shqiptarëve nji veturë “FURGON”. Ky grup katilash politik (batakgji) madje ka formue një mentalitet duke përhapë KOPALLA nepër oda se: “Kosova ka vdekë për ne”! Këta batakgji nuk e dinë se kjo tragedi e ka nji çelës shumë të fortë, që do të mund të çuhesh edhe KALLAUZ, i hapjes së dyerëve të lirisë, për Kosovën. E ai kallauz është hapja e Shkollave si edukatë politike e Hasan Prishtinës dhe si kulturë kombëtare e përdorimit të pushkës së Azem Bejtë Galicës dhe Bajram Currit. Prandaj, mbani në mendë. Nuk japi profeci, por Kosova nuk do të dorëzohet kurrë para as nji anmikut. Kosova nji ditë ose do të jetë shtet në veti, ose ma së miri do të shkrihet në gjiun e Shqipnisë Nanë”. Ashtu qoftë! Unë popullit i besoj. 

Po sot ku jemi ?

Kurrë nuk kemi qenë më të fortë. Po, kurrë nuk kemi qenë më të përçarë politikisht. Lidhur me këtë, në kohën e komunizmit, po të shihen me kujdes dokumentet, shihet se kemi kaluar nepër kotësira e katrahura duke rrahur ujë në havan, për ideologji. Po, shumë dekada me vargoj gjaku janë derdhur në trojet tona, duke e mbrojtur ideologjinë. E fare pak kemi punuar me vetëdie për progres ekonomik, pra për komb e atdhe. Në këtë frymë shumë energji është hargjuar duke ndërtuar kultin e shtetit, partisë, krahinës, qytetit dhe mëhallës, ashtu si i kemi partitë demokratike liberale sot, e të cilat i adhurojmë deri në fetish. Por, partyitë në vend që ta hargjojnë energjinë 100% , këto  energjinë kryesore po e shterrin në byrokraci dhe akuza të ndërsiella në luftën për pushtet dhe rreth tij. 

Rruga e kombit (Autostrada) na ka bashkuar më tepër se kurrë. Popullin e kemi aq të urtë dhe fisnik, sa që po të zgjatë kjo atmosferë, bashkimi do të ndodhë në kohën më të mirë, por droj se meritat do të i grabisin partitë dhe liderucët e tyre, që do t` i bëjë “lider” partia e jo shkolla dhe mençuria. Kuptohet, se ai bashkim nuk do të jetë ashtu si e planifikonim dhe e planifikojmë.Kujtoj se  do të jetë bashkim federal me emancipim ekonomik, me bazament të lartë partiotik dhe politikë intelegjente. Çmimi i bashkimit, së këndejmi nuk do të jetë i lehtë, por kërkon Naim Frashëra, Gjergj Fishta, Adem Demaça dhe mbi të gjitha Adem Jashara, që për truallin arbëror filjojnë çdo gjë nga vetja. Pra mos të na befasojë lavdia, por të na prijë përkushtimi që të arrijmë majet më të larta të qytetrimit, ashtu si  e kemi prejardhjën Pellazgo-Ilire. 

Këtë javë viset shqiptare i vizituan mistershëm shumë personalitete si: Toni Bler (ish drejtues shteti britanez), Melania Tramp (vajaza e ish Oresidentit Tramp) dhe Kryetarja e Italisë Meloni, ku punojnë mbi 500 000 shqiptarë këto vite (1919-1923). Po, këtë javë Kryeministri Albin Kurti e vizitoi Maqedoninë e Veriut. Atje pas promovimit të një rruge në Shkup me emrin Adem Demaçi, lëshoi kumtin se Prizreni dhe Tetova do të lidhën me autostradë evropiane, me që rast do të ndertohet tuneli më i gjatë në Ballkan. Sigurisht se kjo rrugë do ta relativizojë ndarjen relative të shqiptarëve të dy shteteve. 

Po, këtë javë (gusht 2023) iu bë thirrje miqësore Presidentit Turqisë Erdogan që ta vizitojë Kosovën. Por mbi të gjitha u paralajmërua se Republikën e Kosovës do ta vizitojë Papa Françesku. Besoi se shqiptarët do ta presin si mikun më të respektuar, me që rast duhet të dekorohet me gradën Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pra me gradën e heroit kombëtar te të gjithë shqiptarëve.   

Shkrimi i kushtohet: Aziz Kelmendit, Ukshin Hotit dhe Adem Demaçit. 

Më 16 gusht 2023  

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu