ARKIVI:
30 Prill 2025

    Shteti despotik ka prodhuar Këshill Prokurorial dhe përgjithësisht këtë rend juridik me kaq shumë të meta bazike

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Nga: Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
    ____
    Dr Enver Hasani: “Sot kemi një këshill prokurorial dhe një organ të akuzës që 80-90% e akuzave serioze i rrëzohen dhe askush nuk jep përgjegjësi. Në asnjë vend rreth Kosovës nuk do të mundte një prokuror të qëndronte në detyrë (kur atij do t’i)rrëzoheshin 70% e akuzave të zyrtarëve të lartë apo të shtetit dhe me thënë, jo unë mendoj kështu, dhe me vazhdu. Mungesë të përgjegjësisë totale të organit të akuzës. Unë kam shkuar në gjyq prej të njëjtëve njerëz, është një grup aty i njerëzve tërësisht të papërgjegjshëm”./Koha.net/
    Koment
    Shteti despotik ka prodhuar këtë Këshill Prokurorial dhe përgjithësisht këtë rend juridik me kaq shumë të meta bazike.
    Besoj se, miku im EH pajtohet me faktin që, nganjëherë, ai proces që quhet “sundim i ligjit” varet gjithashtu nga prangat në kyqet e këmbëve të Leviatanit, siç do të thoshin D.Acemoglu dhe J.A.Robinson.
    Ne do të duhej të pajtoheshim gjithashtu se këto “pranga”, nuk janë vetëm produkt i kushtetutave dhe betimit, por siç dëshmon historia moderne, ato janë pjesë e litarit që mbanë shoqëria, respektivisht aktivizmi qytetar dhe vullneti politik i qeverive progresiste.
    Përndryshe, rrëshqitja dhe rikthimi tek Leviatani despotik është akt pastaj fare i “natyrshëm”.
    Unë shpeshherë rikujtoj Qeverinë më liberale në Europën Juglindore të F.S.Nolit dhe rrugët që ndoqi Zogu dhe aleatët e tij të jashtëm, para së gjithash Serbia, për kthimin e tij, pra të Zogut, në pushtet. Këtë paralele e tërheq meqë, kam vu re se opozita me kohë ka aplikuar metodat e njohura për destabilizim, që në shkencat politike quhen akte që për qëllim kanë “shkatërrimin politik kreativ”.
    Kam dro se Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial dhe përgjithësisht sistemi i drejtësisë … shto këtu dhe një lagje të mirë të mediave, me këto veprime, janë vu në shërbim të axhendës politike të opozitës për kthim të Leviatanit despotik, megjithëse jam i vetëdijshëm se kemi rrethana tjera historike dhe vullnet politik të qytetarisë sonë që pamundëson një rrëshqitje të tillë drejt regresit historik.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu