Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës Rilindja
_____
AKP-ja po e mashtron publikun!
_____
Agjencia Kosovare e Privatizimit, një njollë e zezë e institucioneve të Kosovës, edhe në rastin e “Rilindjes”, e fsheh të vërtetën. Me një fjalë gënjen.
Në përgjigjen e saj për Tvëvë 1, të datës 26 gusht , publikut i servon një të pa vërtetë. Në radhë të parë nuk tregon se për 20 për qindësh për “Rilindjen”, Qeveria e Republikës së Kosovës, në llogarinë e saj, më 30 dhjetor 2021 i ka derdhë mbi 3.300000 euro, me destinacion “Rilindjen”. Prej tyre për mbi 600 punëtorë ka shpërndarë mbi 1.8 milionë, kurse deri në fund pret t’i shpërndajë 2.290000 euro. Mbi 200 mijë euro i paska ndarë për ankesat. Shtrohet pyetja ku i qon AKP edhe 1 milion euro nga destinimi i Qeverisë për “Rilindjen”?
Tjetër, nuk është e vërtetë se vlerësimi për Pallatin është mbi 11 milionë. Vlerësimi ka qenë mbi 16 milionë. Në këtë rast jemi para dilemave. A po na vjedhë AKP-ja si institucion qeveritar, apo Qeveria. apo të dyja bashkë?!
Faksimile i dëshmisë nga Ministria e Financave, bashkangjitur në shkrim , dëshmon për sasinë e mjeteve, që derdhi Qeveria në AKP për “Rilindjen”.