ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Forumi strategjik i Bledit, 2023, “Solidariteti për sigurinë globale” , po solidariteti i botës pan-shqiptare?

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

Forumi Strategjik i Bledit, Slloveni, (28-29, 2023) është një platformë globale për shkoqitur ide të reja dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në shoqërinë moderne, në të cilën jetojmë, por dhe për të ardhmen e shoqërive të përfaqësuara. Është një forum që synon gjithëpërfshirjen dhe paraqitjen e pikëpamjeve të ndryshme të zyrtarëve të lartë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore, por edhe të grupeve, personave dhe enteve të ndryshme evropiane dhe globale, të interesuara për zhvillimet në këtë rajon të Evropës.   

Në parim — Forumi Strategjik i Bledit, një projekt ndër-qeveitar i Republikës së Sllovenisë – është një ide e mirë. Kush mund të jetë kundër shkëmbimit të lirë të mendimeve, ideve, parimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, për të tashmen dhe të ardhmen e shteteve të asaj pjese të Evropës. Vlera e dialogut, liria e shkëmbimit të mendimeve në forume të tilla, është gjithmonë shumë më mirë, në çdo rast, në krahasim me konfliktet, mosmarrveshjet dhe luftën.  

Pjesëmarrja e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit (në largim) i Malit të Zi – tre kryeministra shqiptarë në një takim të nivelit ndërkombëtar – me thënë të drejtën më bën krenar, aty për aty, dhe për një moment, por pak pasi e marrë veten dhe mendoj se si, aktualisht, shkojnë punët midis këtyre tre kryeministrave shqiptarë dhe, rrjedhimisht, në botën panshqiptare në Ballkanin Perëndimor – krenaria ime këthehet shumë shpejt në zhgënjim. Kjo, kur merret parasysh realiteti I mungesës së komunkimit normal që do duhej të ekzistonte gjithmonë midis përfaqsuesve të lartë shqiptarë dhe si rrjedhim edhe lidhjeve dhe komunikimeve ndër-shqiptare në përgjithësi – anë e mbanë trojeve shqiptare. 

Ndërkohë që në Bled të Sllovenisë po diskutohej, në nivel ndërkombëtar, për një, “solidaritet të sigurisë globale”, gjëndja aktuale politike, sidomos ajo midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare,  midis dy shteteve shqiptare –Shqipërisë dhe Kosovës — na detyron të bëjmë pyetjen: Po për një bashkim e solidaritetsolidarizim të vërtetë të interesave ndër-shqiptare, mbarë-kombëtare, kur do të flitet?! Kur do mbahet një forum i tillë si i Bledit, në Tiranë ose Prishtinë, me një përfaqësi të gjërë dhe pa dallim, për të biseduar interesat panshqiptare, afat shkurtëa dhe afat-gjata të Kombit?!  

Kishim menduar, siç duket, gabimisht, se me shembjen e Murit të Berlinit, pas tiranisë komuniste sllavo-aziatike-enveriste dhe me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, “gjaku i shprishur i shpiptarit”, do të gjente më në fund, paqe, solidaritet, vëllazërim. Se me një grup të ri politikanësh të shekullit XXI, bota panshqiptare, do të largohej njëherë e mirë nga ajo histori ogurzezë e shekullit të kaluar dhe se do të zente karrigën në rradhën e vendeve euro-atlantike, duke harmonizuar vlerat kombëtare të përbashkëta dhe me vetdije të thellë për një ndryshim thelbësor dhe historik për botën pan-shqiptare të shekullit të ri XXI.   

Për fat të keq, një anarki ideshë të gabuara po ua përshtjellon dhe trubullon, tmersisht, shpirëtrat shqiptarëve, kudo që jemi. Kryeministrat shqiptarë dhe politika pan-shqiptare, në përgjithësi dhe e të gjitha ngjyrave pa dallim, kanë përgjegjësitë e veta për gjëndjen e krijuar në politikën aktuale mbarë shqiptare.  Ka ardhur koha për një solidaritet më të madh ndër-shqiptar, para se të jetë vonë, të ulur të gjithë, për të biseduar dhe për të shkëmbyer ide e mendime – rreth një sofre – për të fuqizuar botën pan-shqiptare, nepërmjet dialogut dhe solidaritetit me të gjithë dhe për të gjithë, për të zhdukur njëherë e mirë të gjitha pengesat historike dhe gjeografike, midis shqiptarëve.  

Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët për veten e tyre, në solidaritet, bashkim dhe mirëkuptim me njëri tjetrin, për një të ardhme më të mirë të brezave të rinjë të shqiptarëve.  

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michael tha në fjalën e tij, në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, se bashkimi është, “thelbi i fuqisë së Bashkimit Evropian”.  Le të shpresojmë që ky të jetë edhe mesazhi që do të sjellin me vete kryeministrat shqiptarë nga takimi rajonal në Bled të Sllovenisë: se solidariteti dhe bashkimi ndër-shqiptar është gurthemeli i të gjitha arritjeve. Kjo është e vetmja mundësi për të ndërtuar një botë më të mirë dhe më të begatë pan-shqiptare në Ballkanin Perëndimor, në vëllazërim me vetveten, me njëri tjetrin dhe në paqe me të tjerët.  

Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama tha në Forumin e Bledit, ndoshta me të drejtë, se ndjehet “tragjikisht optimist”, për mundësitë e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Edhe unë e ndjejë veten, tragjikisht optimist, se politikanët aktualë shqiptarë të botës pan-shqiptare do të sjellin nga Bledi mesazhin e bashkimit dhe solidaritetit ndërshqiptar.   

Ndryshimi është se Z. Rama mund të bëjë diçka për të kontribuar drejt këtij objektivi mbarë-shqiptar, drejt një solidratiteti e bashkrendimi mendimesh e idesh – ashtu siç mund të bëjë edhe Z. Kurti e të tjerë — po të duan. Për fat të keq, unë, si shumë shqiptarë në diasporë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare e ndjejmë veten të zhgënjyer dhe të hutuar përball realitetit të mos-komunikimit dhe të mos bashkrendimit politik panshqiptar, sidomos sa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, por dhe sigurisë rajonale. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu