ARKIVI:
16 Tetor 2024

Disa thirrje të përcjella me kamxhikosje , për t’ia kthyer shpinën “Islam Agës!”

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi

Lamtumirë, antishqiptarizëm…!

Më 27 gusht 2023

Ne nuk duam më njerëz që prishen me të afërmin dhe bashkëkombësin e vet për “e-zanin”, këtë kushtrim mbi njëmijë vjet të vjetër arab, simbolikën më të qartë të nacionalizmit arab, për Kuranin apo për Islamin.
Ti Shqiptar, a s’paske me çka të krenohesh tjetër, pos me simbolikën më të qartë të një kombi që si përket dhe të një religjioni të përmasës globale…?
Shqiptarët nuk ia mohojnë askujt të drejtën për të besuar dhe praktikuar fenë që e do, por nuk e duan dhe se pranojnë si legjitim asnjë investim religjioz, që në vendin e tyre është bërë prej të huajve që nga paslufta, kur dashakqinjt ia zunë ditën popullit shqiptar, duke i shfrytëzuar politikanët e korruptuar dhe BIK-un që punoj për interesat e huaja.
Investimet e tilla religjioze, konsiderohen ilegjitime dhe armiqësore për secilin shqiptar, për secilën familje shqiptare.
Qoftë e kaluar kjo përqyrrje agjenturore antishqiptare, qoftë edhe e pavetëdijshme.
Atij / Asaj që si ndëgjohet zani me vite dhe se përshëndet kurrë të afërmin, por që e qet kokën befasisht përjashta si struci prej ranës , kur dikush e kall Kuranin në Suedi, duke u ngatërruar me njerëz puna e librit “të shenjt të muslimanëve”, nuk mund të konsiderohet njeri i ynë, qoftë i padijshëm apo islamist i vetëdijshëm.
Ne nuk kemi më kohë që ta presim pafundësisht ndërgjegjësimin e njeriut të pandërgjegjshëm, të atij që s’don apo s’ka aftësi me mendue!
Ai mund të jetë polic religjioz, qoftë i pavetëdijshëm. Policia e tillë religjioze , e formuar dhe edukuar nëpër “xhamitë tona që na i meremetoj e ndërtoj Turqia”, janë ata që i dhanë jetëkotat për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, për të cilën BIK-u i Kosovo*, në korrik 2012, pati ba thirrje epike që rinia ta ndihmonte “Tokën e Shamit, aq të rëndësishme për Allahun”.
Policët e tillë religjioz, përcjellin gjithë kohën rrjeteve sociale dhe rrugëve e rrugicave të mjerimit tonë, mos po ua ngacmon kush Islamin.
Policët e tillë e sulmuan para një kohe gazetarin Valon Syla…!
Ai/Ajo duan që ne Shqiptarët të bëhemi pjesë e sherreve dhe konflikteve të huaja, për interesa panreligjioze-antishqiptare!
Për interesat dhe ambicjet neosmane – turkomëdha të Turqisë, botës arabe-islamike, Serbisë dhe Federatës Ruse…!
Ai apo Ajo që kur i flet për islamizmin dhe mbjellljen e xhamive për interesat turko-arabe dhe serbo-ruse në viset shqiptare, bërtetë si i/e marrë: “Aiii ti po e duron kumbonaren e kishës kur ban «bam-bam» , e s’po e duron “e-zanin”, ai nuk ka si të jetë njeriu i ynë.
Lamtumirë, antishqiptarizëm…!
Shtet, lutna që ta luftojmë antishqiptarizmin sëbashku, se qe 24 vjet të kemi lutur e s’na dëgjoje…!
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Jemi të tradhëtuar prej politikës së Kosovës
___
Më 28 gusht 2023 
___

Tashmë nuk ka kohë të pritet asnjë sekond, por duhet treguar qartë, bindshëm dhe pa asnjë mëdyshje që ti je vetëm Shqiptar dhe që të vije keq dhe nuk pajtohesh me faktin e hidhur se si arritën të na mashtronin, duke na përgjumur e vepruar ndaj nesh me “sistemin e mengelës”, për me të bërë e paraqitur ai që nuk ke qenë kurrë , Musliman.

Jo vetëm njerëzit e gjallë, por edhe ata që janë ndër varre , do të duhej që të ngriteshin në këmbë e t’i dilnin përpara murtajës islamike , e cila jo vetëm se ia ka zënë frymën jetës, por e ka qitë krejt anash kulturën dhe historinë e kombit.
E ashtuquajtura rilindje islame në Kosovë, ishte hi syve vetëm për me e vazhdue aty ku e la pushtimi turk-osman në Kosovë, në vitin 1912, ku fill pastaj u pasua nga pushtimi serb, pasi pushtimi paraprak shumëshekullor turk-osman na kishte shkërmoqur e shkatërruar si popull, duke dashur të na bënte me çdo kusht Musliman, “mbeturinë turke”.
Trimat dhe heronjt e kombit si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Idriz Seferi e shumë e shumë të tjerë, e kanë pasur të qartë se sa zor ishte ta zgjoje popullin e mbytur në fanatizëm fetar dhe në paditurinë e nxitur nga islami ndër shekuj.
Pas pjesës së dytë të Qershorit 1999, në kohën kur populli ishte tejet i lumtur për ardhjen e lirisë dhe çlirimin e vendit, me gjithë ato tragjedi dhe gjenocide që i kishte përjetuar, antishqiptarizmi që me shekuj kujdestaron në jetën tonë, ishte i ngritur në këmbë që Lirinë Shqiptare ta shndërronte në Liri Muslimane !
Nuk them se ia ka arritur qëllimit mizor për të na shndërruar në “milet/umet Musliman”, qysh e kishte dhe e ka në plan, por e them me bindjen më të plotë se na ka dëmtuar shumë.
Mbi 1 mijë xhami të meremetuara dhe të ndërtuara nga qarqet e jashtme antishqiptare, në kohën kur mu ata që i bënë gjithë këto investime religjioze ndër ne, në vendin e vendet e veta i bluajnë dhe asimilojnë gjithë të tjerët. Kjo tregon se është duke vazhduar një luftë e hapur ndaj nesh, një luftë e brendshme (megjithëse e pashpallur) ndaj krejt një kombi.
Kur e përmendim Islamin Politik në Kosovë dhe jo vetëm, sikur harrojmë se brenda tij fshihen të gjitha të zezat e mundshme, gjithë antishqiptarizmi dhe plani për të na zhbërë me fe.
Me fenë islame.
Ismali Politik është helmi më i rëndë në jetën tonë, mësimdhënësi më i madh – perfid i terrorizmit islamik, të cilin jo vetëm që duhet ta luftojmë, por duhet ta zhdukim tërësisht. Me rrënjë…, që t’ia humbim faren krejt. Se Kosova ka edhe islamist politik që flasin hapur dhe i shpërndajnë idetë e qëllimet e veta të errëta dhe ogurzeza publikisht. Me mbështetjen e përkrahjen e disa partive politike. Islami politik shprehet në forma të llojlloshme, prej më të vrazhdëtave e deri më të butat, më perfidet. Nuk është asgjë një xhihadistë, madje askush nga e helmëta “Vëllazëria Myslimane”, asnjë imam apo islamist i ri , se sa që është i kobshëm për vendin e kombin një islamist politik.
Ai është njeri i formuar dhe i blerë prej të huajve , për të punuar hapur për interesat e tyre, çfarë kemi në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë.
Islamisti politik nëse depërton në institucione, duke arritur të bëhet edhe deputet, ai mund të ndikoj që islamistët të futen edhe në polici, shërbime të fshehta, në procesin edukativ-arsimor, në media, pra kudo e kahdo.
Ky popull i ka sjellë probleme të mëdha vetvetës përgjat këtyre viteve, prandaj sot u takon Shqiptarëve që të bëjnë të pamundshmen për ringritjen kulturore e kombëtare të tij!
Atëhere, në rastin tonë, fatkeqësisht kemi të bëjmë me dy realitete etnike; njëri i lidhur natyrshëm me përkatësinë kombëtare Shqiptare , e tjetri me përkatësinë dhe identifikimin fetar panislamik, që ka ndërgjegje islame dhe brenga gjithëislame. Që mund të thuhet lirisht se nuk i takon më as si brengë , e as si preokupim, vendit ku jeton, por mbarë hapësirës së globit ku shtrihet “feja” e të islamizuarit.
Si në kohën e Mohammadit, edhe Sot , Islami po përhapet me dhunë.
Tek ne po e ndihmon përhapjen e tij edhe verbëria e politikës së ashtuquajtur shtetërore.
Shqiptarët, tashmë nuk janë dhe as nuk guxojnë të jenë NAIV , për të mos e kuptuar se çka synon të na bëjë Islami, ndërtimi i aq shumë xhamive, “e-zanet” tmerruese etj.
Prandaj, është në ndërgjegjën e secilit banorë të Kosovës dhe jo vetëm të saj, që të tregoj hapur dhe pa e fshehur fare se nuk ka e nuk duan të kenë asgjë me Islamin , për të cilin Serbia edhe pas pushtimit të Kosovës në vitin 1913 , punoj dhe u angazhua me këmbëngulje që Shqiptarët në asnjë mënyrë “mos ta harronim islamin”, si në kohën kur ishin të pushtuar prej tij.
Shembull i madh për këtë është ndërtimi i Velika Medresa “Krala Aleksandra” në Skopje (Medresa e Madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup) , e ngritur në prill të vitit 1924 , përderisa viti shkollor i saj ka nisë në shtator 1925.
Kryeqëllimi i ngritjes së saj ishte që të krijoheshin kuadro myslimane me shkollim të mesëm , që duhej t’ia bënin “lule xheneti” shpërnguljen Shqiptarit dhe Boshnjakut për në viset e lëna shkretë nga Kurdët e Armenët në Turqi, pas shumë gjenocideve të ushtruara ndaj tyre.
Po kështu edhe pararendësja e Medresës Alaudin të Prishtinës, bërthama e së cilës është ngritur në Prishtinë në fillim të viteve të ’50-ta të shekullit të kaluar, atëhere kur nuk lejohej askund në Kosovë prej Aleksander Rankoviqit e klikës së tij, shkollimi fillor apo i mesëm për shqiptarët.
Pasi në një mënyrë mund të themi se jemi të tradhëtuar prej politikës së Kosovës , që me apo pa vetëdije po na asimilon dhe torturon me fenë islame, ne duhet të ngritemi në këmbë si popull për ta mbrojtur vetën nga ky sulm i brendshëm dhe gjithë kjo barbari që ka karakter pushtues.
Secili Njeri dhe secila familje Shqiptare, pa pritur më për asnjë çast, duhet ta gjej rrugëdaljen për të mos e lejuar më tutje islamizimin antishqiptar.
Mund të jetë një imazh i teksti
Smešna provokacija …! (Provokim qesharak)
___
Më 26 gusht 2023
___
Kah fundi i vitit 2008, qesh largue edhe me “letra” prej Islam Agës. Kisha ndejt mjaft e me zor në shpinë e tij të marume me qerpiq Turkije.
Ke ba bujë e madhe asokohe në “Kosovistan” të “Arnautllukut”. Dikush më shante dhe mallkonte , kurse dikush tjetër i kishte zhveshur rrobat e kombtarizmit dhe ishte mundue me me leçitë , njejt si argatët e UDB-ës dikur, duke u nënshkrue në emnin e disa të afërmve një letër «distancimi» prej meje, të atyne që as e kishin ditë se i ka keqpërrue emnat e tyne.
Dhe letra e tillë «distancuese» me titrra ndriçues emetohej në disa televizione të Kosovës! E thirra njërin prej udhëheqësve të atyre televizioneve dhe i them:
«Pse lejon fushata të tilla kundër meje, kur ajo letër bazohet në shpifje, pasi askush nuk asht distancue prej meje…?».
«Merru vesh me atë që e ka sjellë letrën tek ne», më tha!
E lash atë punë pasi isha bindë se drejtësia dhe ligjshmëria në atë vend «nuk vijnë kurrë!».
Disa vite më vonë një ish-«sadriazem i Vilajetit të Kosovës», me shpirtin e mbushun helm, më tha: «Ti i takon pakicë 3 %»!
Hahaa! Predstavnik verske manjine…! (Qe i bije, e them me ironi, Përfaqësuese i pakicës fetare…!)
***
Nuk jam largue prej një feje të caktuar , që dosido mun të quhet kështu apo ashtu, por u largova prej një feje (besimi, religjioni) që e ka mision me na shkatërrue. Sidomos të na shkatërroj tash në kohën e globalizmit.
Une nuk dua të jem ai që , qoftë edhe me heshtjen time, marr pjesë në shkatërrimin kulturor e kombëtar për interesat e kombeve më antishqiptare.
Kur në botë edhe përshëndetja nuk jipet pa e meritue, alamet shteti i harxhon paratë e taksapaguesve të vet për me ti meremetue e ndërtue xhamitë.
Për interes të kujt?
Për cilat qëllime e synime?
Në mënyrën që nuk i ndodhë asnjë populli në botë, fqinjve të kombit shqiptar jo se jo!
***
Burri e din mirë veprimin tim, por megjithatë në një mënyrë shumë të butë e me një dinakëri tejet të cekët për mua, më thotë: “Ti do të varrosesh me hoxhë …!”
Jo, jo me «hoxhë» , por me ndonjë shqipfolës-islamik të ri , që nuk përton të prishet me mue për Islamin?!
Pikësëpari, nëse do të pyetesha atëhere une kisha me jetue gjatë, pasi fare nuk më shkon mendja tek vdekja, por, larg qoftë , me më ardh tek vorri ndonjë hoxhë, kisha me u ngritë prej varri e do t’ia ngjisja për fyti…!
Me hoxhën une e kam krye, jo vetëm si njeri, por parasëgjithash si Shqiptar.
Nuk ka më hoxhë (pra asnjë hoxhë) në jetën time. Nuk mund të ketë asnjë hoxhë punë me mue, kur të gjithë jemi dëshmitarë se çka janë tuj i ba këto hijena popullit të pafajshëm shqiptar për interesat më antishqiptare.
Ashtu qysh e kanë synim jetësor krijimin e “Njeriut të Ri Arnaut” e “Musliman” për interesat panturke, panislamike e panserbe-ruse, – që është synimi e qëllimi më armiqësor i mundshëm ndaj secilit prej nesh, po aq jam une i vendosun kundër tyre.
Ata mbetën anmiq për mue, sikurse që besoj për pjesën më të madhe të Shqiptarëve.
Me anmikun e brendshëm, me çetnikun “tonë” që na sulmon e godet nga brendia, nuk mund të bahet hajgare pafundësisht!
Kush don me ba hajgare le të baj, tuj heshtë e “mos i pa” as islamikët brenda shpisë së vet.
Sulltan Memeti-Fatihu (I tmerrshmi)
Mos ti shohësh ata që përulen ndaj anmikut më të madh që e ka pasë ky komb në histori, krahasue me të cilin S. Milsheviqi është kriminel i vogël , do të thotë se ke probleme me ndërgjegjen dhe ke krizë të rëndë identitare. Sulltan Memeti-Fatihu (I tmerrshmi), me askerët e tij , mu atë natë kur i ka vra burrat shqiptarë, po atë natë i kanë dhunuar nënat, gratë, vajzat e motrat e të vramëve.
Megjithatë, pa i vra ndërgjegja fare tek xhamija që edhe sot e mbanë emnin e tij në Prishtinë, falen e luten shqipfolësit trushpërlamë!
Historia nuk gënjen, gënjejmë ne që nuk jemi të aftë të shohim e ndëgjojmë as në fund të gushtit 2023.
As ata që i kanë kolonizue viset shqiptare më kolonë nga mbarë Perandoria Osmane, pas vrasjeve masive dhe dëbimeve të shqiptarëve prej vendeve të veta.
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu