ARKIVI:
16 Tetor 2024

Dita Balidemaj nga Martinaj i Plavës e Gucisë, fiton kurorën dhe shpallet “Miss Xhubleta 2023”, në Tuz të Malësisë së Madhe

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Xhubleta e Malësisë së Madhe vrullshëm po merr vendin e saj të nderit, duke u vënë përkrah katër veshjeve më të vjetra të botës nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Tashmë Malësia e Madhe po rikthen traditën e bukur të logut, dhe në kuadër të vitit të Xhubletës po organizohen evente dhe spektakle ku krahas bukurisë dhe hijeshjisë së vajzave Malësore po ekspozon dhe Xhubletëm autentike të alpeve Shqiptare e në veçanti të Malësisë së Madhe.

I tillë ishte dhe spektakli “MISS XHUBLETA” cili u zhvillua sonte në Tuz të Malësisë, Ku konkuruan 13 vajza nga mbarë Malësia e Madhe, skena u ndez dhe rrezatoi me bukurinë e zanave të Malësisë, ku nën petkun katër mijë vjeçar të Xhubletës ato ngjanin si mbretëresha.

Si gjithmonë në çdo spektakël ka një fituese, dhe kjo është bukuroshja me numrin 11 e cila sjell bukurinë e bjeshkëve të Martinajve të Plavës dhe Gucisë pra “MISS XHUBLETA 2023” është “DITA BALIDEMAJ” e cila vetëm pak ditë më parë u shpall “Shtojzovallja e Bjeshkëve” në LOGUN E BJESHKËVE 2023 i cili u zhvillua në Predelec të Kelmendit.

Dita Balidemaj është nga fshati Martinaj i Plavës dhe Gucisë, dhe vjen nga një familje me ndjenja të zjarrta atdhedashurie, ku po demostrojnë qartë duke sjellë dhe cituar prejardhjen e tyre të hershme nga Selca e Kelmendit.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Pra XHUBLETA që DITA veshi me aq dashuri dhe shkëlqeu në spektaklin Miss Xhubleta është veshja e të parëve të saj, prandaj ajo u ndje aq e kompletuar dhe fitoi çmimin e parë të këtij evenimenti i cili u organizua nga këngëtari i mirënjohur Malësor Nikoll Nikprelaj.

Për rregullimin e flokëve me modelin tradicional u kujdes zonja Liza Qosaj nga Tamara e cila e ka pasion dhe është pjesë e çdo eventi spektakli apo dasme në zonat për rreth e më gjerë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe dirndl

DRINI i uron suksese Dita Balidemajt, Miss Xhubleta e Malësisë 2023.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe dirndl

Xhubleta jonë shekullore shqiptare me pigmentin Made in ILIR.🇦🇱❤️
Xhubleta malsore me formën e saj që ulet e ngrihet valë-valë ështē një armë delikate bjeshke,ështē fisnikēria, është pastērtia shpirtērore është hijeshia ,ështē sensualiteti, është vallëzimi solem është vitaliteti, ēshtē talenti, ēshtë pasioni, ështē daltimi, ēshtë sekreti, ështē filli i jetēs, ēshtē ninulla, ështē puthja, është brenga, është loti, është prehri, ēshtë ngrohtësia, është velloja e amazonave luftarake shqiptare , është historia, është pasqyra ku reflektohet fjoga e visareve më tē vjetra e më tē çmuara të kulturës sonē popullore me pigment made in Ilir.
Shkëputur nga: Xhubleta- ndër veshjet antike- të mbrrituna deri sot.
Shkrime nga Lazēr dhe Jozef Radi
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu