ARKIVI:
12 Prill 2025

Thirrëm bashk o Ukshin Hoti, poezi nga Mentor Thaqi

Shkrime relevante

Forcat izraelite kanë marrë kontrollin e korridorit të ri në Gaza – Rafah është i rrethuar

Trupat nga Divizioni i 36-të operojnë në Korridorin Morag në Rripin...

Kur 11 Prilli përkujtohet si hapje e fushates për zgjedhjet. Rastësi?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Nuk është për tu habitur se si Sindromi...

Politika e fshehur po tingëllon e shëmtuar!

Shkëputur nga romani në dorshkrim:“Diplomacia e shterruar“ (1) Marrëveshjet politike në vendin...

“Rezonanca magnetike…”, një libër i munguar për fashizmin rusomadh ndaj pushtimit të Ukrainës

Nga: Eshref Ymeri Hyrje Ky libër është një përmbledhje citatesh, aforizmash dhe mbresash...

Shpërndaj

THIRRËM BASHK O UKSHIN HOTI
___
Me dallgë t´mia edhe moti,
rrahëm bashk kreshtat e brigjet,
thirrëm fort oooo Ukshin Hoti,
pritëm gjatë a mos përgjigjet!
*
Sërish thirrëm oooo Kreshnik,
ku të nxuni pritë tradhëtia,
dëshmitar Trualli Etnik,
n´sy t´përlotun mbèt Shqypnia!
*
A s´ma thot dikush një fjalë,
me dekada po e kërkoj,
se nga burgu m´thanë ka dalë,
po ku mbeti e kah shkoi?!
*
Jam në pritje të Kolosit,
se nuk vdesin burrat si Ai,
heret frikën Ai e vorrosi,
gjoks me gjoks u ndesh me djajë!
*
Dy fjalë Botës nga Dardania:
– Ju që jeni për drejtësi,
deri kur për t´drejta të mia,
duhet pritur t´kthjellesh ti?!
*
A nuk qenkemi njerzë si ju,
që për çkado jèpni alarm,
por ndaj nesh pse kështu,
gjakut tonë i hudhni tharm?!
*
Gjatë e presim një përgjegje,
na shkon viti si java e dita,
po kush e humbi nj´atë ndërgjegje,
që ta gjente politika?!
*
E unë thirra, thirri dhe Moti
me furi dhe me rrebesh:
– Jo s´ke vdekur oooo Ukshin Hoti,
je Lapidar i gjallë mes nesh!
***
Mentor Thaqi
30 Gusht 2023

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kosova humbi shum bij e bija gjat masakrave dhe luftës së fundit .Por për mua Ukshin Hoti ishte humbja më e madhe që na ndodhi sepse ishte vizio ar dhe largëpamësi më i madh politik i të gjitha kohërave . Trim , luftëtar i paepur dhe guximtar i madh. Lum ne që e patëm të till, e mjerë gjith politika e pasluftës që kurr nuk bën gjë për zbardhjen e këtij rasti .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu