Akademik Prof DR Hakif Bajrami , Prishtinë
- Nga rubrika “Projeksioni i ardhmërisë”
Jemi mësuar të dëgjojmë deklarata të Vuk Drashoviqit, të cilat janë më tepër emocionale se sa reale, për faktin se e kritikon ish rregjimin nazifashist aerbian, për aq sa Kosova pa S. Millosheviqin do të mbetej me Serbinë. Këtu peshon realiteti i këtij shkrimtari që tani provon të deshmojë konvertitet se është larguar nga shovinizmi ndaj shqiptarëve, që e kultivonte me aq sukses, sepse rrethanat ishin të tilla. E vërteta, me Drashkoviqin që shquhej si një shovinist në fund të shekullit XX, që me të gjitha mjetet luftonte për ta kthyer pushtetin e dinastisë Karagjorgjeviqe, çdo intelektual i mirëfillët shqiptar, duke e njohur realitetin në mes dy të kqijave, rreshtoheshin për të keqen më të “vogël” e që ishte Jugosllavia e pas Luftës Dytë Botërore, sepse ajo e keqe, jo pse ishte më moderne por lejonte shkollimin shqip. Nrërsa, pushteti i dinastisë nuk lejonte asnjë lloj shkolle në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë V. Drashkoviqi provon para gazetarit shqiptar (Berat Buzhala), për ta mbuluar realitetin me një mjegull që e dezorienton problemin kryesor nga elaborimi. Dhe për atë dezorientim vrehej se Berati i besonte “realisht”, dhe vazhdimisht në stilin e tij cinik qeshte dhe në grimasa lente përshtypje se Drashkoviqi po i flet sinqerisht, ndërsa në mes rreshtave çdo gjë ishte rrenë perfide. Madje Drashkoviqi ka mundur publikisht t` i drejtohet “pse po qeshë, çështja është serioze”.
Lidhur me këtë realitet, në mjetet informative të vendeve realatiuvisht të zhvilluara, e vërteta provohet të nxirret përmes intervistave dhe dekalaratave bombastike nga njerzit me pozita të larta ose me dituri perfekte, për çka Buzhalla mednoi se është mjaftë i përgatitur dhe serioz kur janë çështjet serioze, por jo në këtë rast. T` i japim dy shembuj që gazetarët duhet të mësojnë se si nxirrën edhe dhëmbët e shnoshë “për të brejtur”. Bje fjala, Vlladimir Bakariq (funksionar i lartë kroat në federatën jugosllave), në shkallë diplomatike pati “shprehur habinë: pse Kosova nuk qenka Republikë”. Ndërsa, po të njejtin (Bakariqin) kur e këshillon Fadil Hoxha për themelimin e fakulteteve në Prishtinë në gjuhën shqipe i thot: “Mos hapni fakultete nacionaliste si: gjuhë dhe letersi shqipe sepse është në Beograd; mos hapëni histori në gjuhën shqipe se krijojnë nacionalizëm”. E ky realitet tregon dhe këtë e konkludojmë në bazë të hulumtimeve, se kurrë në dokumente të LKJ-ës V. Bakariqi nuk është prononcuar për ndonjë të drejtë për shqiptar, ndëra gazetarit i folë për republikë. Shembulli i hipokrizisë nuk mund të pasqyrohet më natyrshëm. Kuptohet, gjithnjë në bazë të burimeve arkivore, jo vetem këtij (Bakariqit) Fadil Hoxha dokumentohet se më 20 tetor 1969 u tha:” Pikërisht do të hapi fakultete që më nevoitën për arsimimin e popullit në gjuhën e tyre amtare. Për nacionalizëm, të shqiptarët ka më së pakut”. Vite më vonë, Helmut Shmit e vizitoi Jugosllavinë dhe me një rast tha: “Habitëm pse Kosova nuk është Republikë”. Nuk e tha Helmut Shmiti këtë frazë për t` i ndihmuar Kosovës në avansim, kushtetues, por provoi të vërtetoi a ekziston “LIBRI I KALTËRT 1976” (anti Kosovë), që ishte një atentat i Drazha Markoviqit mbi Kushtetutën e Kosovës 1974. Se, ndaj Kosovës ushtrohej presion i paparë policor dhe politik atëherë, vërteton fakti se më 1975 u denua Adem Demaçi 15 vjetë burg të rëndë, pa asnjë argument. E pse mos ta spejgoi se pushtetin gjerman e pati njohtuar Prof Dr Ali Hadri me një ekzamplar të “LIBRIT KALTËRT 1976” deri sa ishte i “nxehtë”, më 1976. Pra informata “helmuese”, provoi Helmut Shmit të vërtetojë se duhet lëshuar në çarkullim menjëherë, se kur të ftofet askush nuk ta “blenë”. Helmut Shmit me konstatimin që e bëri, me fjalinë pro avansimit të Kosovës në republikë provoi ta peshojë sinqeritetin e Titos dhe të atyre që e shoqëronin në bisedime, provoi që Libri i Kaltërt a është realitet, dhe e kuptoi tërë çështjen. Për fat të mirë gjermani e kuptoi realitetinn menjëherë se informata e historianit shqiptar ishte realitet, se po atë ditë që u aprovua Kushtetuta 1974, po ato ditë Beogradi e kishte filluar përgatitjën e atentatit kundër saj. Por, të kuptohemi se Kosova më 1974 e pati filluar një etapë e re, shumë e “heshtur” por frytëdhënse, kuptohet në aspektin ekonimik, arsimor dhe politik, sa që historikisht mund të mirren si shembull relativisht progresiv.
Gazetarët hulumtues kurrë nuk duhet të befasohen
Gazetarët e formuar si pretendon të jetë Berati kur bisedojnë me një konvertit politik, mendoi se duhet të përgatitën shumë për ta nxierr realitetin, jo atë të së kaluarës, por atë që është aktual. Së këndejmi dinakëria e Serbianit (Drashkoviq) e lëshon këtë konstatim se: “S. Millosheviqi nuk e nëshnkori Marrëveshjen e Rambujesë, duke provuar që ta luaj rrolin e viktimës”, me që ishte kërcnuar se shteti i tij do të bombardohej, dhe pale mos sikurse në Dejton (1995) me pazare shtesë do të promovohej në “paqebërës”. E tëra është një rrenë e industrisë serbiane, sepse me Marrëveshjen e Rambujesë Kosova mbetej pjesë përbërëse e RFJ-Serbisë integrale. Në Kosovë mbetetshin 11000 policë dhe ushtarë serbioan. Ndërsa, kufirin me Shqipërinë e kontrollonte RFJ. Sipas dokumentit Rambujesë Gjuha shqipe në administratë mbetej e dorës së dytë. Mbishkrimet në institucione ishin krthyer në çirilicë dhe as që diskutohej ndryshimi i tyre, as që obligohej Milloshi për t` i kthyer shqiptarët në punë. Por, Millosheviqi nuk ka provuar ta luaj rrolin e viktimës, por ka provuar që në Kosovë mos të mbetet asnjë shqiptar, sikurse më 1877 në 714 katunda dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Madje Milloshi e dinte se çka kishte bërë nga viti 1989 dhe fushata e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës, kishte ambicje që të shtrihet, pas një pauze të shkurtër në Maqedoni dhe Shqipëri, sidomos kur dihej realiteti i vitit 1997. Pra këto fakte duhej thënë Drashkoviqit e jo të qeshej në shkallë ekstreme naivisht.
Së dyti, V. Drashkoviqi i thot Beratit Çabiqëve, se Adem Demaçi ka vuajt 25 vjet në burgjet serbe (28 vjet-HB), për faktin se nuk e ka dashtë Titon, por e ka dashtë Enverin (Hoxhën)”. Edhe këtu Drashkoviqi provon të shpërndaj rrena, sepse gjenetika e tij nuk konvertohet me fjalë. JO, Jo, Adem Demaçi nuk e ka trajtuar çështjen e Kosovës kurrë si indeologjike. Prandaj hapur e me program shkruante më 1963 se: ‘Nuk është me rëndësi a na ndihmon Lindja (komunizmi) apo Perendimi (kapitalizmi). Me rëndësi është se lufta jonë për çlirimin e Kosovës do të jetë e gjatë dhe e veshtirë, por fitimtare, sepse bëjmë luftë të drejtë”. Pra Adem Demaçi e preferonte luftën e armatosur dhe jo fraza paqesore, por duke mos shpresuar dekorata të Nobelit.
Serbia nuk ka probleme me Kosovën, por me shovinizmin e vet
Tani shtrohet pyetja pse Serbia luftonte që ta ruaj RSFJ-ën. Përgjegja është se RSFJ de fakto ishte Serbia e zgjëruar. Dhe në këtë drejtim, qarqet serbiane donin diçka më tepër se Serbi realiste, e donin një Jugosllavi homogjene dhe një Serbi integrale e cila do të dirigjiohej sikurse deri më 1966 me të gjitha poret e shtetit, me: polici, ushtri, diplomaci dhe ekonomi dominuese serbiane. E vendi më i natyrshëm për t` i ngulur këto spiranca hegjemoniste për Serbinë ishte Kosova, sipas Akademisë, Kishës dhe Ushtrisë serbiane, përmes së cilave provohej të frigsohen edhe të tjerët. Në lidhje me këtë, etapa e defaktorizimit të Kosovës në sistemin kushtetues të RSFJ filloi me largimin e Fadil Hoxhës nga pushtreti më 1986. Pikërisht në këtë kohë, në vend të Librit Kaltërt (1976) u katapultua Memorandumi i Akademisë Serbiane (më 1986). E personat që i kontribuan në vijim defaktorizimit ishin poltronët me shenja depresive psikologjike, madje që u regjistruan më 1981 Jugosllavë e që ishin: Sinan Hasani, Ali Shukria, Kolë Shiroka, Remzi Kolgeci, Bajram Selani, Rrahman Morina, të cilën si në orkestër e luftuan Azem Vllasin dhe ekipin e tij që u bërën simbol për minatorë (edhe pse ishin në luftë për partiotizëm jugosllav) dhe për demonstrata ndër më masivet në Kosovë më 1988/89, ndryshuan kursin e tyre në një masë të dukshme.
Etapa e dytë e defaktorizimit politik të Kosovës 1989-1995
Kjo etapë njihet si koha e LDK dhe faktorizimit të Ibrahim Rugëvës, e faktorizimit të një intelektuali që në Institutin Albanologjik konsderohej i nivelit mesatar. Me gjitë këtë në Institut I. Rugova kishte qenë sekretar i LKJ në kohërat më të vështira. Jo vetëm kaq, ishte edhe antar i Komisionit të Komitetit LKK pët ideologji komuniste në grupin e një antari të Kryesisë së LKK-ës. Në rrethanat e reja të okupimit thellë të Kosovës nga Serbia e Millosheviqit dhe Drashkoviqit (lexo romanin: NOZH-THIKA), Kosovën do ta mbulojë krimi i çdo lloji nga ana e pushtetit. Në këtë rrethana del hapur realiteti se kultura politike e Ibrahim Rugovës ka qenë një “shpëtimtare” e popullit, edhe pse për çdo ditë Kosova shprazej, rrahej dhe zvetnohej sa që i duhej “frymëmarrje artuificiale” për me ardhur në jetë. Ajo frymëmarrje artificiale ka zgjatë deri më 1 tetor 1997, kur politika paqesore e aspiratës për Çmimin Nobel, mbaron dhe fillon etapa e luftës me pushkë dhe pendë. Në këtë rrethana pushkën dhe pendën shqiptare më së miri do ta promovojnë përfaqsuesit e diasporës shqiptare në Prendim (gati kudo), e më së shumti në: SHBA, Gjermani, Angli, Zvicër, Belgjikë, Wjenë e kudo në botën e civilizuar.
Të konstatojmë se LDK gjatë kësaj etape i fitonte të ashtuquajturat zgjedhjet pa pushtet, sepse nuk kishte konkurencë fare. Prandaj loja me frazën “gandizëm” dhe “largpamësi politike” në aspektin substancial të politikës, është më tepër se një prostitucion i kurorzuar privat. Dhe ta marrim çështjën e Rambujesë. Ata që e nënshkruan (tash nuk ishte vetëm LDK) automatikisht filluan ta spjegojnë të “vërtetën” e imponuar se: Po mos të nënshkruanim ne, do të vëndoste KS OKB. Po, KS OKB bile kishte vëndosë për ta bombarduar Serbinë më 31 mars 1998 me Rezolutën 1160 duke u mbështetë në Kartën e OKB , kaptina VII.
Etapa e tretë si luftë shënon defaktorizimin e LDK 1997-2014
E vërteta për Demonstratat e 1 tetorit 1997 LDK jo vetëm që nuk pajtohej, por është kërcnuar edhe si denoncuese ndaj studentëve dhe profesorëve, që për herë të parë solidarizohen me studentët patriotë.
E vërteta, pas çlirimit të vendit LDK kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në këto rrethana , nuk duhet harruar se Serbia dhe Rusia ngadal por sigurt do të inzolohën për t` u kualifikuar sidomos me Rezolutën e KS OKB nr 1244, se po u vazhdua me mizori ndaj një populli të pambrojtur në Kosovë, do ta pasojë aplikimi i Kaptinës VII të Kartës OKB-ës, neni 39- 42 dhe 43 (lexone me kujdes-HB).
Të kuptohemi se, drejtuesit politik të LDK-ës po thuej se me listë ishin kundër politikës aktive, që do të thot se ishin kundër luftës së armatosur, sespe në prapaskenë e aspironin ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE, për liderin e tyre. Në këtë kohë, për fatin e Kosovës faktorizohet ngadal por me shumë pengesa nga UÇK dhe drejtuesit e saj, sidomos Hashim Thaçi. Trajektorja e ngritjës së këtij personaliteti politik zhvillohet në shkallë progresive deri më 2013, kur në Brksel nënshkroi një dokument që kishte shumë paqartësi juridike, sidomos. Aq në parë kur Serbia tani ishte pa Milloshin, pa Malin e Zi të pavarësuar (2006), pa Kosovën e pavarësuar më 2008, por me VERDIKTIN e GJND se shpallja e pavarësisë Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare (2010). E ky realitet tregoi se çështja e shpalljës pavarësisë nuk ishte “çështje formale”. Madje Rusia neocariste më 2014, krejtë me qëllim që të tregoi se kush është në Ballkan “gazda” e okupoi Krimen, por kishte siellë agjentura shumë të sofistikuara në Serbi (me qendër në Nish), nën firmën e “institucionit humanitar”. Agjentura ruse është në veprim edhe sot, sidomos në Veri të Kosovës, në Mal të Zi dhe në Maqedoni e kohë pas kohe edhe në Shqipëri. Çështja e Bosnjës është sui generisë.
Pse këto ditë Emnauel Makron kërcnon Kosovën me moslejim të vizave më 1 janar 2024
Nuk është pritur lajm më i mirë, sepse Franca, e cila ka ngritur kokë pas daljës së Britanisë nga BE, po provon të ritregoi dhëmb sikurse më 1919 sidomos në Ballkan. E vërteta, dihet se kush e ka krijuar realitetin tragjik në Veriun e Kosovës, e sidomos me krijimin e urës mbi Ibër. Tani Franca në partneritet kinse me Gjermaninë e kanë krijuar një dokument strategjik për zgjidhjën e nyes së “gordit” në mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Makron me prononcimin për vizat i ka ndihmuar hapur sikrse Hollbruk Milloshit kur më 1995 e shpalli “Paqebërës” dhe Serbia me atë kapital u hudh në kasaphane ndaj shqiptarëve të Kosovës. Tash, kërcnimi i Makronint i jep kurajo Aleksandër Vuçiqit që të krijojë me çdo kusht një incident në Veri të Kosovës, dhe BE t` i stopoi vizat, aq më parë kur në stilin e “lojës”: Ujku dhe qingji, dihet se kush do të psojë. Do të psojë Kosova dhe populli i saj i pambrojtur.
Bomba me barot të lagur e Faton Klinakut ose turri i gazetarëve hipokrit
Nuk është e përbërë VV vetëm prej patriotëve. Por opozita që së bashku është mësuar me vra e me kthiell në pushtet, disi shumë rëndë po e përjeton pushtetin e Albin Kurtit. Është problem i tyre, do të thoshte pleqnari. Por opozita madje po kërkon mocion ndaj qeverisë. E ju them si njohës i çështjeve politike, se nëse opozita kërkon ZGJEDHJE, mendoi se shansa duhet t` u jipet, por zgjidhje të çështjes tyre nuk do ta kanë sespe VV do t` i fitojë diku rreth 65% të votave në total. Provone. Matni e çmatni dhe do ta kuptoni, ku jemi me ambicje dhe me dituri.
Por në vend se të gjithë të përkujdesën që të rritet zhvillimi ekonomik, të rritën rrogat, të rritet niveli i diturisë nepër shkolla, të ruhet ambienti, të ruhet shëndetësia, të respektohen miqët e sinqertë etj. për çdo ditë llomotitet lufta për pushtet, dhe topitet shansa për shtet të së drejtës dhe progresit. Madje lëshohën deklarata të cilat mediat pastaj i fryjnë kah duan ato që t` i bartë era e tyre, si kufomë e gjallë.
Faton Klinaku në vend se të thot më natyrshëm se: “Më parë do ta vrasi vetën, se sa ta lëshojë Kosovën”, me që rast do të lente një porosi patriotike, e përdori një sintagmë që është keqpërdorë nga shumë matrapazë për promovim personal dhe artficial. E Albinin është zor më e vra, sepse nuk është i korruptuar, nuk është i tillë që iu hynë punëve të shtetit me daur në gjepa. Shkurt e shqip, Albinin e donë populli dhe do ta mbrojë për deri sa të punojë 24 orë për shtet. Analizone vetëm realitetin e krijuar në Kranjë të Sllovenisë. E takimet tjera si ajo e Ohrit, janë edhe më brilane. Sepse aplaudimi në Kranjë i të pranishmëve në sallë, ku janë njerëzit e tehut dhe shpatës, nuk është lojë, por është fitore e Kosovës. Mbledhni mend politikanë opozitarë dhe ziliqarë po edhe analistë të dukejeve inflative. Kritikone pushtetin, por ofroni zgjidhje teorike dhe praktike, e ta bëjmë Kosovën shtet modern edhe më pro SHBA dhe BE, pa asnjë lëkundje. Po për politikanët kritizerë e kam një porosi: Malsorja kishte pas thënë-nuk po tutna që fëmia po më vdes, por kam frigë se fëmia po më merr ves, kur po e ndien babën dhe rrethin tue rrejtë”.
Për shkollimin falas dhe për librat e mos realizuara si premtohej
Nëse shpërndarja e librave nepër shkolla është e paraparë me ligjë, atëherë Ministria duhet mbajë përgjegjësi pse për kohë të mjaftuar që ka pasë nuk e ka kryer detyrën. E këtij konstatimi ia shtojmë edhe një “thum” se në PISA prap jemi të fundit. Diçka këtu nuk është rregull. Nuk është në rregull me prindë që nuk i kontrollojnë fëmijët, nuk është në rreull me arsimtarë që nuk janë profesionist të mirë, nuk është në rregull me nxënës që nuk lexojnë romane, nuk mësojnë, tërë ditën janë në telefon, në mbramje janë nepër lokale, madje konsumojnë duhan…., apo me plan programe jemi diku kah Mesjeta. Mendoi si ish arsimtar kur e kishim vendin e parë (si gjimanz) në vend, se nuk është në rregull me të gjithë faktorët sot. Po e shiqova se në çfar kushtesh gati ideale studjojnë studenët tanë. Madje, subvncionohën në shumë lëmi. Po, edhe arsimtarët nuk paguhën keq, mendoi. E këta kur dalin në prodhim, pse prodhimi i tyre (nxënsit e tyre) nuk janë të nivelit që e kërkon tregu (logu) i diturisë. A është fjala te mos leximi, te çregullimet shpitërore se si të krijohet jeta e dlirë dhe krenare pa punë, apo është ndojnë ngarkesë që kërkon psikologji deduktive. E pa arsimim deduktiv dhe induktiv, dituri respektive, shtet të Kosovës që të hynë në BE dhe NATO nuk kemi tani për tani.
Si përfundim një prosi që buron nga letersitë botërore që e ka këtë kuptim: Një zanat që nuk e njeh, mos e ushtro, sepse ka dëm jo vetëm gjenerata jote, por edhe pasardhësit!
- Studimi i kushtohet për atdhetari kombëtare: Gjeneral Tahir Sinanit.
Më 31 gusht 2023