ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kush po abuzon me vuajtjet dhe meritat e veteranëve të vërtetë?

Shkrime relevante

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
Ka njerëz që mendojnë se ne si një popull i vogël që jetojmë në një vend të ri, të pakonsoliduar, pamjaftueshëm të mbrojtur dhe mjaft të varfër, duhet të falim mëkatet e kriminelëve, tradhtarëve dhe vrasësve për të arritur bashkimin tonë kombëtar kundër armikut tonë numër një, Serbisë.
Këtë e thonë njerëzit, qelizat e trurit të të cilëve nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën, sepse tërë kohën pompohen nga pordhat.
Sepse çdo fasule që hanë i dërgon gazrat e saj direkt nga stomaku në trurin e tyre, ngaqë truri i tyre banon në zorrën e tyre të trashë.
Pyes veten dhe ju:
Si mund të arrijmë bashkimin me kriminelët, tradhtarët dhe vrasësit, kur ata për të shmangur përgjegjësinë për veprat e tyre kriminale, vrasëse dhe tradhtare, tashmë kanë arritur marrëveshje me shërbimet sekrete serbe dhe ruse kundër ekzistencës sonë në territorin tonë autokton dhe në shtetin tonë të krijuar me shumë gjak?
Numri i kriminelëve, tradhtarëve dhe vrasësve na duket shumë i madh, sepse veprat e tyre të këqija kanë një ndikim shumë negativ në jetën tonë dhe në formimin e fëmijëve tanë, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Numri i tyre është fare i vogël, por ata janë shumë të rrezikshëm, duke qenë se janë bërë shumë të pasur dhe kanë korruptuar shumë individë të fuqishëm me ndikim kombëtar dhe ndërkombëtar përmes pasurisë së tyre të vjedhur nga ne.
Çuditërisht, ata vazhdojnë ta përdorin UÇK-në si mbulesë për aktet e tyre kriminale, tradhtare dhe vrasëse dhe ndonjëherë shkojnë aq larg në qëllimin e tyre të pamëshirshëm dhe të pacipë saqë e shpallin atë si ADN-në të tyre personale, familjare dhe partiake.
Çuditërisht, në momentin që e kuptojnë se kjo mënyrë e larjes së gjakut nga duart e tyre të pista është shumë e rrezikshme për ta, atëherë deklarojnë pa problem se ishin larg zonave të luftës ku ushtria jonë çlirimtare po rezistonte dhe se urdhrat e tyre shpesh as nuk mbërrinin në vendin e ngjarjes, meqë postierët që i dërgonin deheshin rrugës dhe vdisnin nga sasia e madhe e alkoolit në gjak.
E vërteta është kjo :
Ata në fakt nuk vranë asnjë kriminel serb të luftës, por vetëm shqiptarë që nuk ishin dakord me mënyrën e tyre të keqpërdorimit të luftës për pasurim personal dhe familjar.
E vërteta tjetër akoma më e dhimbshme është kjo:
Ata e mbajnë peng UÇK-në dhe shtetin gjatë gjithë kohës për shkak të interesave të tyre jashtëzakonisht egoiste dhe lakmitare.
Madje shpesh e lënë shtatzënë UÇK-në duke e fryrë me individë që e kanë parë luftën përmes televizioneve gjermane, amerikane, zvicerane, franceze, italiane, austriake etj.
Pse?
Sepse përveç që marrin para nga veteranët e rrejshëm, ata marrin edhe vota prej tyre.
Dhe ku është faji i Albin Kurtit këtu?
Çfarë të keqe ka në perceptimin e tij që veteranët e rrejshëm të mos shpërblehen për veprat e mira që nuk i kanë bërë?
Apo çfarë të keqe ka nëse ai mendon se do të ishte shumë më e drejtë dhe më korrekte të pastrohen listat e veteranëve të rrejshëm, sepse në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet optimale që veteranët e vërtetë të shpërblehen në mënyrë dinjitoze për heroizmin e tyre të pamohueshëm.
Fatkeqësisht, në këtë vend grupi social më i pafuqishëm dhe më i rrezikuar janë veteranët e vërtetë, që nuk kanë lobi as në politikë e as në shoqatat e luftës, për shkak të disa kriminelëve lakmitarë që bëjnë biznes me meritat dhe vuajtjet e tyre.
Shpesh mbetem pa fjalë kur e shoh se sa lehtë ia dalin këta njerëz të paskrupullt të fitojnë favorin e disa komandantëve të vërtetë të luftës, që kanë një traditë të gjatë patriotike personale dhe familjare?
Këtë e arrijnë fatkeqësisht ose duke i korruptuar me paratë e tyre të pista, ose duke u premtuar poste të rendësishme shtetërore.
Në këtë mënyrë ua ngjallin shpresat e rreme dhe i tërheqin si patatet nëpër diskutime mediatike, publike dhe politike, për t’i komprometuar dhe për t’i ulur në nivelin e tyre kriminal, vrasës dhe tradhtar.
Dhe kjo është metodë shumë tinëzare, mizore dhe e dhimbshme.
Jam shumë i sigurt se do të vijë dita kur ata do ta kuptojnë se miqtë e tyre të rremë kanë abuzuar me besueshmërinë e tyre të lartë në popull, jo sepse i kanë dashur dhe respektuar, por sepse janë bërë jashtëzakonisht të pasur dhe të fuqishëm duke abuzuar me emrat e tyre.
Druaj se për ta do të jetë shumë vonë dhe nuk do të mund të rifitojnë kurrë më besimin e popullit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu