Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë
Poezi elegjiake
Lamtumirë,
Léa ime, lamtumirë!
(Me rastin trishtues të shuarjes së bijës së tim bir, Léa-s. Ndërroi jetë sot, vetëm disa ditë, para se t’i gëzonte 19 Pranvera!).
***
Gjyshi yt, i pikëlluar, përjetësisht. (Bajram Sefaj)
Allez Les Bleus, Allez Les Bleus!
ulur, galuc,
si sumbull
mbi shtratin e
gjyshit
mërgimtar
në dhomën
bosh
të shkretë fare,
pa asnjë orendi
pos, në një qoshe,
skutë të saj,
zhurmonte
një televizor i moçëm
si i pa mushkëri…
transmetonte
një ndeshje futbolli,
si betejë të ashpër
gladiatorësh,
në Arenë!
Ti, kthyer me fytyrë
nga muri memec,
e harruar krejt,
pas një loje, të pa brenga,
fëmijerie
thurje një melodi
për trazim shpendësh
që asnjëherë më nuk do të vijë
Allez Les Bleus, Allez Les Bleus
pa e ndjerë
(larg qoftë!)
se kjo do të jetë,
melodi gjëme
e fundme nga
Ti,
Léa, bija ime,
Léa ime!
Lamtumirë
PIKË…
PIKËllim,
PIKEllim,
PIKËllim…
Prishtinë, 30 gusht 2023
E dhimbshme, qoftë i pa harrushëm kujtimi për te!