ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Këshilla të thjeshta për tu bërë efektiv

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Do të ishte patriotizëm i mrekullueshëm nëse 51% të votave do t’I kthenim në zhvillim ekonomik.
Sepse nëse nuk arrijmë të kthejmë një pjesë të 51% të votave në zhvillim ekonomik, as 75% të votave nuk do t’I kthejmë në zhvillim ekonomik.
Patriotizmi i sinqertë është ai që heq nga politika fetë primitive, të dhunshme dhe ekstreme dhe që i dërgon në xhami e kisha, sepse ato e gërryejnë vendin tonë nga brenda dhe e vendosin në pjatën e armikut si çorbën nga fasulet.
Patriotizmi dashamirës është ai që çliron prokurorinë dhe drejtësinë nga kthetrat e kriminelëve dhe që i çon në burg edhe peshkaqenët e mëdhenj, jo vetëm të vegjlit.
Sepse peshkaqeni qelbet nga koka dhe nese nuk e fusim ne burg as Afrika nuk do te na marre seriozisht e lëre më Evropa.
Patriotët e vërtetë janë vetëm ata punonjës në qeveri dhe në shërbimin publik që e bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe dinjitet, pra vetëm ata që kanë dhembshuri, dashuri dhe respekt për njerëzit që i paguajnë.
Nëse këta punëtorë do të koordinoheshin brenda llojit të tyre dhe me qeverinë përmes shkëmbimeve të vazhdueshme reciproke dhe dinamike, në mënyrë që puna e tyre të ishte më efektive dhe rezultatet më të mira, atëherë ne mund të ëndërronim pa frikë ëndrra të vërteta për një të ardhme më të mirë.
Izraeli organizon edukimin dhe trajnimin e studentëve, si dhe trajnimin profesional të ekspertëve në fushat më moderne dhe fitimprurëse, jo vetëm në institucionet arsimore dhe shkencore, por edhe në institucionet ushtarake, nëpërmjet shkencëtarit të lartë, i cili është një institucion i pavarur dhe i rrethuar nga një ekip profesionistësh të pashembullt.
Dhe është pikërisht ky kryeshkencëtar ai që i dërgon qeverisë ide dhe sugjerime 100% të sakta se cilit sektor duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë në një periudhë të caktuar, pa lënë pas dore sektorët e tjerë.
Nëse duam të përmirësohemi, mund të mësojmë nga shembujt e mirë.
Nga Avganistani dhe Pakistani ne mund të mësojmë vetëm se si të shkatërrojmë veten.
Kam aq shumë ide dhe sugjerime sa që po t’i renditja nuk do të kisha kohë deri në fund të javës tjetër, ndaj deri atëherë shijoni ato që kam renditur.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu