Nga: Shevqet Daci
Sot, më 4 shtator filluam vitin e ri shkollor 2023/2024 në shkollën fillore në Dacaj të Malsisë së Rozhajës. Me plot gëzim në fytyrart e nxënësve, hiç më pak në ato të mësimdhënësve. Eufori e cila nuk harrohet. Shkolla e adaptuar sikur një shkollë e re, e bardh, e pastër, me inventar të ri, ngrohje qëndore, toalete të brëndshme, me uj të ngrohët. Pyetem, a ka shkollë më të mirë në botë…
Uroj punë të mbarë mësimdhënësve dhe punëtorëve ndihmës meq ata janë të cilët pjesën më të rëndësishme të jetës e kalojnë këtu në shkollë. Uroj nxënësve një fillim të mbarë, arritje maksimale në edukim, arsimim dhe kulturë. Uroj prindërit e nxënësve të kësaj shkolle që fëmija e tyre të arsimohen sa më mirë. Falënderim i veçantë për të gjithë ata që kan kontribuar drejtpërdrejtë apo jodrejtëpërdrejtë në arritjen e synimeve nacionale e kombëtare, në ruajtjen e identiteti, kulturës, traditës duke mbrojtur nga shuarja shkollën tonë.
Respekt dhe nderime për mësidhënësit e pensionuar në veçanti për ata aktual të cilët më shumë zell punojnë në Shkolla Fillore Dacaj – OŠ Daciće
Ali Daci, Gjylsha Jakupi , Haxhi Lajçi, Sabina Shkrijel, Senada Pepiq, Seinida Kuç, Enisa Hasiq, Jetmir Lajqi, Saranda Daci, Hilmi Daci, Aldijana Kofrc, Afrim Daci, Haxhija Daciq, Antigona Daci.
Ali Daci, mësimdhënës i njohur dhe udheheqës për shumë vite i kësaj shkolle, theksoi se pas rihapjes së shkollës së rindërtuar, Malësia e Rozhajës duhet të gëzohet. Adaptimi i shkollës shpresë e madhe për shqiptaret për të jetuar, mësuar e vepruar këtu .
Perfundoi rindertimi i Shkolles ne Gjuhen Shqipe “Dacaj”, ne fshatin Dacaj te Rozhajes (Tregovishtes).
Ky lajm shume i mire dhe teper i gezueshem me erdhi sot qe ne oret e hershme te mengjesit, nga z.Ali Daci mesues i kesaj shkolle, mik dhe bashkepunetor i hershem i imi, nje veprimtar i çeshtjes kombetare per çdo lakmi.
Shume i lumtur qe me ne fund doli ne drite angazhimi kryesisht i nje grupi qe e morem persiper qe ta ndjekim deri ne perfundim… Me ne fund u realizua me shume kembengulje ky projekt i ndjekur qe nga fillimi hap pas hapi, se bashku me z. Marash Dukaj, z. Ali Daci dhe z. Haxhi Lajçi.
Shkolla “Dacaj” ne fshatin Dacaj te Rozhajes/Tregovishtes, eshte shkolla me e vjeter ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi. Per kete arsye dhe shume te tjera, kjo shkolle duhet te kete vemendjen dhe kujdesin e ne te gjitheve, ç’do ndihme ne libra, fletore, çanta, kompjutera, materiale didaktike dhe gjera te tjera qe ndihmojne mbarevajtjen e mesimit ne kete shkolle eshte e mirepritur…
Deri ne plotesimin e te gjitha nevojave te shkolles, do te jemi te angazhuar qe te perfundoje çdo gje ashtu siç duhet qe te plotesoje ne teresi nevojat e nxenesve dhe mesueseve te tyre!
Mësimdhënësi dhe drejtori i njohur i kësaj shkolle, Ali Daci, sëbashku me Flamur Gashin që ka dhënë një ndihmesë të madhe për rindërtimin e shkollës së kallur në rrethana misterioze.
(emisioni “Shqipëria live”)
Shkolla fillore në Dacaj të Rozhajës, tashmë e rindërtuar …
Miqtë e mirë për ditë të vështirë!
Falënderoi ngs zemra të gjithë Ju që bëtë të pamumdurën për të ndertuar shkollën shqipe në Dacaj. Perpjekje titanike për ndertimin dhe përkrahjen e shqiptarëve të Rozhajës. Respekt për Ju e në gëzime ua kthefshim !