Atdhe Geci
Poezi
POETI, GJENIU ENDACAK – poezi nga “Kanuni poetik” I
Në poezi është gjaku im Atdheu i të tëra kohërave sa herë qan a ngec historia veton dhe bubullon poezia. Midis ajrit, frymës e ujit, midis bimëve dhe bëmave jeta jonë jo rrallë pluskon në heshtje dhe pa beteja. Koha na don si don vetë jo ashtu si e ( duam ) ne ëndrrës zëshëm i thërras po edhe ajo më del e zënë. Dhjamin dhe metaforat zih asnjë lloj i artit s´i duron, poezia ndjehet e trishtuar, kur poeti me emër shenjon. Atdhe Geci – Dortmund, 2023