Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Duket qarte se Profesorati i vjetër i gjuhës Shqipe akoma nuk po përshtatet me zhvillimet e reja dhe as me kërkimet e reja që kanë zbuluar jo vetëm se gjuha Shqipe është 6,000 vjeçare por as edhe nga `liiliputët` e grupit të Pellazgëve të facebookut ` të cilët pavarësisht nga mundësitë e pakta, po japin një kontribut në zbulimin e shumë fjalëve me origjinë Shqipe nëpërmjet debateve. Pse? Sepse diskutimet , rrahja e mendimeve qofshin ato dhe amatore çojnë në zbulime.
Zemërimi i Profesor Rami Memushajt ndaj `liliputëve`, që kontestojnë Profesorin e nderuar Eqerem Cabejn- është jo normal.
Profesori nuk e kupton se veprat e tyre të botuara dikur po tejkalohen nga Etimologjistë dhe Albanologët e rinj e hulumtues të huaj, të cilët përkundrazi, duhen inkurajuar sigurisht nën survejimin e Akademisë së Shkencave e cila meqë ra fjala duhet të rinovojë stafin me specialist të rinj që shkruajnë , botojnë në Shqipëri dhe jashtë.
Kritika që i ka bërë z. Dalipaj për veprën e Çabejt është e drejtë paçka, se është e ashpër ndaj veprës së tij `Studime Etimologjike në fushë të shqipes`, sepse Çabej ashtu si dhe gjenerata e tij me z.Lloshi e të tjerë, mbrojtën idenë se shqipja nuk është gjuhë e vjetër dhe se shumica (90% sipas Dalipajt) e fjalëve shqip vijnë nga greqishtja e latinishtja…!!?? (https://ëëë.gazetatema.net/kulture/profesor-abej-dhe-kritiket-e-tij-lilipute-i404203).
Nën dritën e të dhënave të reja, si të hulumtuesve tanë si Dr. Arif Mati, Aristidh Kola, Niko Stillo, Petro Zheji, Kolec Topalli, Elena Kocaqi, madje dhe të grupeve në facebook `Pellazgët dhe gjuha jonë` dhe `Pellazgët dhe Historia jonë` të facebookut (që përbuz Pro Memushaj), del se fjalët shqip janë më origjinë pellazgike dhe zbulohet vazhdimësia e gjuhës shqipe nga pellazgishtja-ilirishtja-arbërishtja%epirotishtja, pavarësisht se Profesorët e vjetër kanë quajtur greke- çdo gjë që shkruhej me gërma greke, apo turke, dhe latine. Dihet se Enea Dardani u martua me Lavinian dhe gjuha Latina ka rrjedhur nga pellazgishtja qe flisnin dardanet dhe akejtë që jetuan mbi tre shekuj përpara se të vinin dorianët në shek VIII – VII pes.
Të shkruash me gërma greke apo latine, dhe të jesh grek apo romak nuk mund të jetë e vërtetë, sepse na del që në ditët e sotme, ne që shkruajmë anglisht duhet të jemi anglezë sipas kësaj teze greke të përkrahur nga këta Profesorë.
Interesant është fakti se asnjë nga këta Hulumtues të nderuar që përmenda më sipër nuk ishte dhe as është ftuar për të folur, apo dhënë ndonjë crtifikatë mirënjohje; përkundrazi të rinjtë duhen ftuar të bëhen anëtarë të Akademisë së Shkencave!
Fakte kundër hipotezave të Prof. Memushajt të Prof. Lloshi, dhe Prof. Eqrem Çabejt, janë të shumta, dhe përpjekjet për të nxjerrë të vërtetën e fshehur nga fqinjët tanë, dhe nga disa Profesorë të blerë nga Greqia si Prof. Hammond, e plot të tjerë, të mbrojtur nga këta profesorë, janë të shumta nën dritën e zbulimeve të reja. Faktet e reja tregojnë se veprat e këtyre Profesorëve të nderuar janë tashmë tejkaluar, dhe nuk duhen interpretuar si armiq Hulumtuesit dhe kërkuesit tanë dhe të huaj.
Siç thotë një kërkues: `Shkenca e albanalogjise ka zhvillimet e saj e ajo s`mund të rrijë peng e disa figurave si Memushaj që jane betonizuar te peridhen e enverizmit e nuk pranojne te renë. Lereni Çabejin të përballet me kritikat e vlerësimet koha do tregojë te verteten nuk ka nevojë për demagoget qe se kane dashur kurrre e tani bejne sikur s`ju ze gjumi për të`.
Mjafton të përmëndet nje ligjerimin i Xhevat LLoshit në tv, kur ne nje moment drejtuesja e emisionit e pyet profesorin: “ç’mendim keni per prejardhjen pellazge te shqiptareve” Lloshi reagoj sikur ta kish pickuar akrepi: “mos, mos e hapni kete teme se do t’na perjashtojne nga grupi i popujve indo-evropjan”, për të kuptuar se sa të indoktrinuar nga enverizmi janë këta Profesorë.
Mjafton të përmëndim disa të reja në etimologjinë e fjalëve ku nuk duhet shikuar vetëm ngjashmëria e fjalëve me shqipen por edhe raporti me funksionin dhe veprën e fjalëve të diskutuara:
Mund të spjegojme prejardhjen e emrave te shume fshatrave dhe qyteteve te Labërisë:
Himarë, ky emër nuk ka të bëjë me Chimeran greke. Himare = Him ( emer gege) Are (tokë, vënd, zoterim etj) pra Himare = tokat ( zoterimet ) e Himës; Sarandë, edhe ky emer nuk ka të beje fare me 40 shënjtorët. Sarande = S’ ( nuk ) a ( asht) rane ( rere). Sarande = pra nuk ka ranë, rërë; 3) Palasë = Pal (emer geg) as. Pra Pal quhej kryetari i familjes apo i fisit qe u vendos ne këtë vënd dhe “palas: pasadhesit e ti; 4) Kudhës =K ( ke, tek) udhësi ( ai qe dinte udhet, ai qe shoqeronte mergimtaret, kurbetllinjet) Kudhës = tek Udhesi.5) Kuç = Ke Uçi ose kyçi; 6)Vranisht = Vrana ( emer geg ose i vranët për fshatin Vran-isht),; Vlone =Vlore = Vlon deti me dallge,
Ose emra të lashtësisë Elena- e lënë e braktisur, Aspestos (ose Akili emër që grekët e zëvëndësuan)- i shpejti, Menelau- Mendje shpëlari, Ajaks- gjaksi, Agamemnon- i zgjuar, që ka mënd, Andromaka- që interpreton ëndrat, Mollosia,- Malësia. Nuk ka asgjë greke të lashtë në emrat që nuk janë grekë por që kanë kuptim shqip.
Referenca për gjuhën Shqipe shumë të lashtë mund të shikohen tek ” Gjenet, Gjuhet dhe Popujt” shkruar pas një pune shkencore 30 vjeçare nga Luigi Luca Cavalli Sforca. Gjuha e dytë më e vjeter del armenishtja dhe treta greqishtja te dy të parat 6000 vjeçare. Ne Enciklopedine e Madhe Greke ( vellimi 19 , faqe 873) shkruhet: “Stergjysherit e shqiptareve te sotem, d.m.th. pellazget banonin ne vendet e botës që njiheshin në kohët e lashta”. Në Enciklopedin franceze “Nouveao Petit La Russe”, botuar ne Paris me 1950 thuhet: “traket,friget,lidet,karianet, etrusket, epirotët, ilirianët, dhe shqiptaret e sotem jane deget kryesore te pellazgeve”. Eduard Shnajder ne librin e tij ” Pellazget” 1884, shkruan : ” Shqipja eshte çelsi i vetëm për të depërtuar në sekretet e origjines se gjuheve indo-evropjane”. Herodoti shkruan : Etrusket flisnin gjuhën e një populli të lashtë, që jetonte në krahinat e Mesdheut para ardhjes së grekëve”( Historite, faqe 311).
Autorët e lashtë shkruanin; historiani Diodori nga Sicilia (Diodoro Siculo 90-20 para Krishtit)” shkruan se ” pellazgët shpërndanë alfabetin e tyre, i cili u miratua në tërë Evropën me adoptimet e nevojshme. Ky alfabet ne na është bërë i njohur si pellazgjik, i cili kishte qënë i përdorur nga te gjithe poetet para homerike”; Plini Plak thot se “shkronjat e alfabetit janë sjellë ne Itali nga pellazgËt”.
Deformimet dhe fsheja e gjuhës së lashtë Shqipe është bërë sigurisht nga përkthyesi e vejtër sidomos që në fillim nga Pisistrati i cili kur shkroi poemat gojore të Iliadës dhe Odiseas, deformoi shumë fjalë të poemave duke u vënë fjalëve prefikse dhe post fikse. Fjalë greke që janë shqip të ditës së sotme është p.sh., fjala greke spitis – që në shqip është shpi nga gegërishtja-shtëpi, ose fjala e lashtë logos që nuk është greqisht por është shqip- log, `në log të burrave, llogje, etj, ose Kali i Akeksandrit të Madh-Bucefali. Kjo është fjalë me kuptim shqip-bukë-fali ose qyteti ku lindi Aleksandri i madh – Pela, e cila është thjesht fjalë shqip dhe jo greqisht sepse aty kishte shumë kuaj femra.
Këto hulumtime nuk janë liliputërira i nderuar Prof. Memushaj por janë fjalë që nuk kanë vetëm ngjashmëri por lidhen edhe me funksionin i cili ka kuptim shqip. E si mund të jenë greke fjalë që kanë kuptim shqip?
Prandaj të nderuar Profesorë të diktaturës, hapini rrugën hulumtimeve të reja dhe mos u bëni pengesë.
Ruajna nga mend o kokës, o Zot!