ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Nenad Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, faktet po falsifikohen nga Serbia

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë ngase ato janë ndërtuar në kohën kur nuk kanë ekzistuar kombet në radhë të parë, duke dekonstruktuar vizionin fals të serbëve për trashëgiminë kulturore.

Çanak, i cili ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Serbisë, në një paraqitje për televizionin serb “Happy Tv”, ka thënë se mashtrimi më i madh që bëhet nga autoritetet serbe është çështja e identitetit të popullit serb në Kosovë, i cili, nëpërmjet falsifikimit të fakteve po shfrytëzohet për synime politike.

“Në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është një gjë tjetër që serbët i kanë përvetësuar. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, ka thënë Çanaku.

Ndryshe, siç kanë pandehur zyrtarët serbë në Beograd, në Kosovë gjenden rreth 1 mijë e 300 kisha, manastire dhe objekte të tjera, lokalitete dhe tërësi hapësinore, të cilat, siç kanë pretenduar gjithnjë ata, përbëjnë trashëgiminë kulturore të popullit serb në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato NUK janë manastire ortodokse, Por jane MANASTIRE DHE KISHA KATOLIKE.
    Ne trojet e Shqiptarve te Veriut (GEGNI) shumica absolute kan kene dhe jane KATOLIK, ndryshe nga trojet e shqiptarve te jugut (TOSKNI) qe jane ortodoks.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu