ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Ministria e Punëve të Jashtme, dështimi më i madh i “Qeverisë së Shpresës”

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
____
Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ishte emëruar zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti II. Duke marrë parasyshë se kjo zonjë është vajza e patriotit, atdhetarit dhe heroit të kombit z.Jusuf Gervalla, sigurisht se në ate kohë kur ajo u emërua në një pozitë kaq të lartë dhe lirisht mund të themi në pozicionin më të rëndësishëm qeveritar pas postit të kryeministrit. Shqiptarët për nga natyra janë të tillë që i kap një lloj nostalgjie dhe keqardhje kur fëmijët e personalitetve të shquara si në rastin e vajzës të heroit të kombit ishte keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht nga truprojat e kryetarit të atëhershëm të LDK-së z.Isa Mustafa i cili po mbante Kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, ku zonja ervalla nuk lejohej të futej në ate tubim të madh zgjedhor të kësaj partie. Në ate kohë në përkrahje të saj kishte dalur presidentja zonja Vjosa Osmani dhe sa kujtoj unë edhe deputeti z.Haxhi Abdyli. Edhe atëherë, por edhe sot unë vazhdoj të mendoj se mbyllja e dyerve për secilin anëtar të një subjekti politik jo vetëm që është antistatutore por edhe e papranueshme.
Donika Gërvalla, definitivisht ishte perjashtuar nga strukturat e LDK-së, ku ajo ishte një fanatike dhe përkrahëse e pakompromis të liderit e themeluesit të LDK-së z.Ibrahim Rugova. Përkundër perjashtimit ajo vazhdoi të jetë një militante e parties, krejt deri te formimi I një subjekti të ri që e kishin quajtur Lëvizja Guxo e cila rezultoj të jetë vendimtarja për fitoren e thellë të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Gruaja e dytë e listës GUXO ishte zonja Gervalla e cila domosdoshmërisht duhej të fitonte një pozitë të lartë në Qeveri, duke u emëruar nga KM si Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Për pozicionin si zëvendëskryeministre është krejt formal se kjo apsolutisht nuk I duhet KM, por se e ka pozitën e dytë më të rëdësishme në qeveri kjo është mëse e vërtetë.
Ministrja që nga promovimi i saj në këte pozitë, nuk ka tregu kurrëfarë performance positive që lidhen me diplomacinë dhe politikat e jashtme të shtetit. Diplomatja sipas detyrave dhe rëndësisë që e ka do të duhej që në vazhdimësi të qëndroj si thuhet zakonisht për diplomatët: “Në bishtin e aeroplanit”.
Përpjekjet e mija do të jenë të japë një vlerësim duke parë anët e mira dhe të këqija të zonjës ministere.
Po fillojmë me zbërthimin e përparësive apo të arriturave pozitive të ministers për këto dy vite e gjysmë prej kur zonja e ushtron pozitën e kryediplomates.
Përparësitë:
– Të qenit grua në një pozitë të tillë është shumë pozitive për afirmimin e rolit të gruas në RKS.
– Emërimi i vajzës së atdhetarit Jusuf Gërvalla një plus tjetër për KM,
– Prezentimi dinjëtoz së paku dy here në Kombet e Bashkuara ku e kishte deklasu kriminelin Ivica Dacic duke ja përmendur me radhë krimet ndaj shqiptarëve duke treguar edhe për vrasjen e UDB-së serbe të babait të saj Jusuf Gërvalla.
– Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës,
– Tendenca apo përpjekjet e ministres për të shkarkuar të gjithë ata zyrtar, ambassador, konzull dhe staf tjetër i emëruar në baza nepotike, por deri më sot nuk është arritur ky objektiv,
– Unë nuk po mund të gjejë diçka tjetër që duhet renditur si e arritur e kësaj minister.
Dobësitë:
– Dobësimi i subjektivitetit ndërkombëtar të RKS-së prej ardhjes së ministers në këte pozitë,
– Ska ardhë as një njohje që nga njohja e fundit nga Izraeli që erdhi në kohën sa ishte KM Avdullah Hoti, përveq kërcnimeve që kanë ardhur për tërhejen e njohjeve nga disa shtete të vogla.
– As një anatrësim në organizata ndërkombtare.
– Mosemërimi i ambasadorëve të ri, duke shkarkuar ata të mëparshmit pa përfillur asnjë procedurë administrative që kërkohen për zgjedhjen e ambasadorëve.
– Diplomacia digjitale ka dështuar shumë keq, në vazhdimësi kemi pasur gabime në postimet në rrjetet sociale por edhe në web faqen e Ministrisë së jashtme,
– Ministria e jashtme që prej fillimit të punës së kësaj ministre ka performuar shumë dobët, ka ndërmarrë veprime të ngutshme e të pamenduara mirë, ka improvizu dhe ka bërë shumë skandale diplomatike që ulin performance e kësaj ministrie,
– Shrembërimi i deklaratave të zyrtarëve të lartë europianë, deklarata të pamatura, gabime protokolare,
– Krijimi i kaosit të brendshëm gjatë proqesit të ristrukturimit të brendshëm të ministreisë,
– Huqja e ministers me flamujt e shteteve, ngatërrimi i flamurit të Andorrës me ate të Moldavisë,
– Urimi i shtetit të Andorres me rastin e ditës së pavarësisë bëhet me flamurin e Moldavisë,
– Ministrja ka bërë gafën tjetër të radhës kur në një forum ndërkombëtar ka deklaru apo ka shkruar në Facebook se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe e siguri në Europë, duke e quajtur Bashkimin Evropian: “një tiger prej letre”, kjo nuk mund të quhet ndryshe përveq skandal diplomatik i kryediplomatës së një shteti që as kullë prej letre nuk po mund të bëhet.
– Ngatërrimi I flamurit të NATO-s me ate të OKB-së është gafa tjetër e ministers,
– Vizitat e Ministres në SHBA, por edhe në shtetet mosnjohëse të Republikës së Kosovës jo që janë të rralla por ato thuajse nuk ndodhin fare,
Në fund më duhet të shpreh vetëm opinionin tim lidhur me diplomacinë e jashtme dhe ministren që si duket ka rënë në gjumë dhe nuk është duke e ditur se digasteri i saj është më i rëdësishmi ndër të gjitha 14 ministritë tjera nga të cilat nuk përcaktohet e ardhmja euratlantike e vendit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu