ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Naser Gega, drejtori i arsimit në Pejë , për rastin e përjashtimit të nxënëses me mbulesë: Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Drejtori i Arsimit në Pejë për rastin e përjashtimit të nxënëses me mbulesë: Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla

Lidhur me këtë rast, media e ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, Naser Gega.

Sipas drejtorit Gega, me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar se do të shohin sesi do të trajtohet ky rast.

“Jam i informuar për rastin por nuk e di a ka vendim apo jo për largimin e nxënëses nga shkolla. Sidoqoftë unë nuk kam të drejtë ligjore me kërku nga shkollat që me i leju nxënësit me mbulesa. Udhëzimi administrativ 6/2014 i MASHTI neni 3 pika 1.13 thotë se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare, është e prerë”, ka thënë Gega.

Ai ka shtuar se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e tij por me interpretimin e ligjit në këtë rast

“Jemi në kontakt edhe me familjen dhe pres biseda me ta ju kam thënë që do të trajtojmë rastin. Nuk është situatë e dëshirueshme nuk jam ithtar i asaj që asnjë nxënës të largohet nga shkolla, sepse shkollat janë për nxënës. Nuk kam të drejtë ligjore të marr dhe ti them drejtoreshës ta lejojë apo jo në shkollë”, u shpreh Gega për mediat.

Ai shtoi se disa shkolla raste të tilla i kanë tejkaluar me marrëveshje nëse s’ka pasur reagim nga klasa.

13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

Sot shokët dhe shoqet e klasës së saj kanë vendosur që të bojktojnë mësimin. Ata kanë protestuar duke kërkuar që shoqja e tyre e klasës të kthehet shkollë.

Lidhur me këtë rast familjarët e nxënëses E.L kanë angazhuar avokatin Gëzim Baloku që të merret me rastin.

Baloku në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nxënësja E.L ka vendosur mbulesën gjatë pushimeve verore, dhe me tu kthyer në shkollë drejtoresha i ka thënë që të mos vie më.

“Ka shkuar në shkollë me mbulesë dhe drejtoresha i ka thënë se më nuk mund ta vijojë mësimin”, ka thënë avokati Baloku.

Ky i fundit i është takuar me drejtoreshën e shkollës “Asdreni”, Agime Lajqi, nga e cila e ka kërkuar vendimin me shkrim për përjashtimin e të miturës.

Sipas avokatit Baloku, drejtoresha nuk ia ka dhënë vendimin me shkrim si dhe për të shkuar tutje drejtoresha e ka paraqitur rastin në Policinë e Pejës me pretendimet se është shqetësuar nga avokati Baloku, e ky i fundit më pas është ftuar në polici për deklaratë.

“Pres vendimin me arsyetim përse drejtoresha ka vendosur që të mos e lejoj të vijojë mësimin nxënësja e cila është 13 vjeçare. Drejtoresha e ka lajmërua policinë, gjoja se është frikësuar nga ana ime dhe pastaj jam ftuar nga policia për të dhënë deklaratë. Sot isha me nënën e vajzës në shkollë dhe pritëm që të takoheshim me drejtoreshën por ajo nuk kishte ardhur”, tha Baloku.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e ushtrimit të kallëzimit penal për drejtoreshën e shkollës “Asdreni” nga familjarët e nxënëses së përjashtuar

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Kembengulja e disa prinderve per lejimin e shamise ne shkolla do te vie duke u rritur. Kjo po shifet dita-dites.
    Kosova po merr nje rruge pa kthim, rruge e cila do te na shpie kah e keqja, kah rrenimi. Ajo cka me brengose me se shumti eshte solidarizimi i shokeve dhe shoqeve me vajzen e mbuluar. Jane 20 shoke dhe shoqe qe i dalin ne ndihme asaj. Pra jane edhe 20 nxenes te tjere qe kane idene e njejte me vajzen qe nuk respekton ligjet e shkolles. Dhe jam shume i sigurte qe edhe familjet e atyre nxenesve kane ide te njejta sepse ata femije jane edukuar nga prinder me fryme te tille.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu