Nga: Ilir Seci, New York
____
Per ata që mundet mos me e ditë “Dua” në arabisht domethane “Lutje”…a e ka pasë këtë parasysh Dukagjin Lipa kur ia ka vndue çikës emnin “Dua”, këtë gja nuk kena si me e dite, por me perdorimin e saj nga establishmenti kleptokratik i Tiranës, Dua perdite e ma shume po ban duatë e Ramës dhe Veliajt…U ba kohe që babë e bijë shihen duke postue selfije e foto me Ramen e Veliajn në brigjet e rivieres shqiptare apo ne Tiranë duke u kompromentue dhe perdorue hapas në nivele të habitshme per kedo. Në boten normale artistet i ruhen fort kompromentimit politik sepse e dine që kane pasues,(fansa), nga tana ngjyrat politike që jane si spektri i ylberit…Por Dua Lipa bashkë me babi Dukagjin Lipa moti e kanë kapercye ylberin politik dhe kanë dalë haptas si perkrahes e mbeshtetes të establishmentit kleptokrat që sundon në Tiranë…Foto e hashtage me Rama/Veliaj, dreka e darka, datelindje e dasma me pushtetarë ua gufuen delirin Duasë bashke me babin e saj deri në nivele marrezie…deri në atë nivel sa me dalë në skene me simbolet e diktatures komuniste të Enver Hoxhes…flamurin shqiptar të perdhosun me Yllin – simbolin jugoslllav të AVNOJ-it…Yllin jugosllav të Titos. Ai yll uzurpator në flamurin tonë perfaqeson diktaturen enveriste kur mijera familje shqiptare janë debue, internue e perndjeke, u janë pushkatue djemte e vajzat, u jane dergje burgjeve bijte e bijat…Athue e din Dua Lipa bashke me babin e saj se flamuri shqiptar i perdhosun me yllin jugosllav lejohej ne Kosoven e zaptueme nga Serbia kurse flamuri kombetar pa yllin jugosllave ndalohej? Ne RSFJ ba me ia gjete kujt flamurin shqiptar pa yll denohej me burg? E njajta gja ndodhte edhe ne Shqipnine Socialiste te Enverit ku i priste burgu ata qe kishin flamur kombetar te pa perdhosun nga ylli i 24 majit 1944…Zor se mundet me i dite keto gjana Dua sepse tana gjasat jane qe ajo me mendue se ylli në flamur asht si puna e yjeve ne bulevardin e famshem “Hollywood Walk of Fame” në Los Angeles…Dua Lipa me gjase nuk e ka idene dhe kjo nuk perban problem sepse mos me ditë nuk asht krim, të tanë jemi te paditun ne fusha te ndryshme, krim perban kur nuk pyet e nuk meson se sa pergjegjesi ka dalja ne skene dhe se si duhet dale ne skene…me e thjeshtesue kete ja nji shembull – me dale Dua Lipa ne skene ne Shqipni me flamurin shqiptar te perdhosun me yllin jugosllav asht njisoj si me dale ne skene ne Gjermani me kryqin e thyem nazist…A kish me guxue me e ba ate gja me Gjermani? Kurre…por e ban ne Tirane sepse mundet…sepse e lane…
…Tash me i thane Dua Lipes hajde ne Tirane prape me ate flamur me 16 shtator per Konferencen e Pezës, e mbas nji muaji me 16 tetor per datelindjen e Enverit…mbasandej ke edhe 8 nandorin e Miladin Popoviçit e Dushan Mugones…mandej ke edhe 29 nandorin e çlirimit të Jugosllavise…rueje ndonji dua tjetër edhe per 24 majin e Permetit kur serbet ia vendosen yllin e tyne flamurit te Gjergj Kastriotit…ah po, se mos harrojme…kurdo të vendosish me ba tatuazh figuren e “shokut Enver”, vendose në vithe, jo vetem pse i ka pase fort marak Enveri por edhe per faktin se ato i ekspozon ma se shumti në rrjete sociale…vetem mos harro vendose tatuazhin e tij në vithen e majte se i majte ka qenë shoku Enver…
Fajin e kane prinderit e Dua – s . Ka enveriste Kosova mjerisht akoma .Po ja shohim hajrin cdo dite . Nje tjeter star botëror R .Ora i rrëmben spektatorit flamurin serb ku me vone justifikohet se nuk e dija , nuk e dija qe ishte serb .Jo ,ajo tregoi nivelin e intelektit te saj qe eshte zero .Gjynah gjthe ai talent me koke bosh. Edhe Dua nuk dallon ,te dyja njësoj, talente te padiskutueshme por me c’orjentim psiqik.